Zgjedhjet ne Himare ultranacionalisti grek kafe me Bollanon

WxP

Staf në FV.AL
HIMARE- Procesi i votimit në Himarë vazhdon i qetë, raporton gazetari i NEWS24 Artan Hoxha në një lidhje telefonike për NEWS24 rreth orës 14:00, ndërkohë që vë re se pjesëmarrja e votuesve është e vogël e shkon deri në 20 % të numrit total të zgjedhësve.

Ajo cka ka tërhequr vëmendjen e gazetarit ka qenë prania e shtetasve grekë pranë dhe brenda qendrave të votimit. “Këta persona janë me status të papërcaktuar në këto qendra votimi. Ne i kemi identifikuar si pjesëtar të asaj që quhet shoqata “Panepiriote”, ose të lëvizjes për Vorio Epirin.”- raporton gazetari Artan Hoxha, nga Himara.

Një tjetër fakt qe raporton Hoxha është dhe shfaqja nëpër rrugët e Himarës e ultranacionalistit grek, Harallamb Karathano, një ish deputet grek, i shquar për pozicionin e tij antishqiptar dhe në mbrojtje të cështjes Vorioepiriote. Karathano lëvizte i shoqëruar me një eskortë e përbërë nga 5 a 6 njerëz, me trupa të fuqishëm.

Në momentin kur Artan Hoxha raportonte, ish deputeti grek ishte ulur me kryetarin e bashkisë dhe kandidatin kryesor të Omonias, Vasil Bollano, pikërisht në një kafe përballë zyrës së Omonias, në shëtitoren e Himarës.

Hoxha kujton se Karathano është një njeri i cili sa herë që ka qenë në Himarë, ka pasur probleme “Edhe në zgjedhjet e 2003, kur ai ishte deputet, ishte i pranishëm në Himarë. Për shkak dhe të njohjeve që ka me zotin Bollano, ai ka ardhur për ti dhënë mbështetjen në këtë ditë zgjedhjesh”-raporton Hoxha, ndërsa shton se policia është këshilluar të shmangë cdo lloj konflikti, ndërkohë që prezenca e policisë nëpër rrugët e Himarës është e madhe.

22 AUTOBUSE NGA GREQIA KTHEHEN TE VOTOJNE
Në Himarë procesi i votimit ka nisur normalisht dhe i qetë dhe pa shënuar incidente. Me përjashtim të një problemi të vogël në një qendër votimi brenda në Himarë dhe Dhërmi, ku procesi i votimit ka nisur me 40- 45 minuta me vonesë. Në këto qendra votimi shkak ka qenë mungesa e procesverbaleve, por që më pas është zgjidhur.

Gazetari i investigativ i emisionit “Xhungël” tv NEWS24 Artan Hoxha raporton se plot 22 autobuse, më mbështetës dhe simpatizantë të PBDNJ-së dhe OMONIA-s,te ardhur nga Greqia kanë hyrë në Himarë për te sjellë për të votuar qytetarë të Himarës që punojnë në shtetin helen.

Në bashkinë e Himarës do votohet në 15 qendra votimi dhe kandidojnë për kryetar Bashkia Vasil Bollano i PBDNJ-së i cili kërkon sërish mandatin për kryetar, ndërsa nga Partia Demokratike kandidat është Savo Prifti i PD-së dhe Jorgo Goro i PS.

Gazetari Artan Hoxha raporton se „Ka pasur tentativa mes kandiateve të PD e PS për të bërë një marrëveshje mes tyre që të bashkojnë votat që njëri prej tyre të shpallej fitues dhe më pas nëpërmjet një marrëveshjeje të vendosej se kush do qeverisë bashkinë e Himarës, por kjo marrëveshje nuk është arritur.

Hoxha thotë se Bollano dhe PBDNj, është favorite për të rifituar sërish postin e kryetarit të bashkisë së Himarës, e cila favorizohet dhe nga prezenca e të ardhurve nga Greqia.

“Mes të ardhurve nga Greqia konstatova dhe njerëz që kanë shkaktuar incidente gjatë kohës së numërimit në zgjedhjet e mëparshme”- informoi sot paradite në tv NEWS24. Gazetari Artan Hoxha shton se "vë re një prezencë të madhe të policisë si dhe të forcave të Shërbimit informativ, gjithashtu dhe prezencë të vëzhguesve ndërkombëtare".
(S.g /balkanWeb)
 

Attachments

  • 42975_2.jpg
    42975_2.jpg
    23.2 KB · Shikime: 27
Ultranacionalistët grekë zbarkojnë në Himarë

Në Himarë votimi është karakterizuar nga një situatë përgjithësisht e qetë, ndonëse raportohet të ketë në qytet prezencë të shtuar të nacionalistëve grekë. Mes tyre është parë sot ultranacionalisti grek, Harallamb Karathano, një ish-deputet grek, i shquar për pozicionin e tij antishqiptar dhe në mbrojtje të çështjes vorioepiriote. Karathano lëvizte i shoqëruar me një eskortë e përbërë nga 5 a 6 njerëz, me trupa të fuqishëm. Procesi ka nisur me vonesë në tre qendra në Himarë dhe Dhërmi. Janë 18 qendra votimi të vendosura në Bashkinë Himarë dhe 7 fshatrat e saj, ndërsa janë rreth 10656 votues. Nuk ka një numër të saktë të emigrantëve të ardhur, pasi ka pasur prej tyre që kanë udhëtuar me automjetet e tyre private, ndërsa janë parë edhe të paktën 22 autobusë që kanë sjellë emigrantë, kryesisht të PBDNJ-së, nga Greqia.

Dhërmi, të moshuarit orientohen të votojnë Bollanon
Ndërkohë, në orët e paradites përfaqësues të PS-së kanë ngritur pretendime që në Dhërmi të moshuarit janë orientuar në votim nga komisionerë të PBDNJ-së, në ngjyrat e së cilës në këtë zonë kandidon Vasil Bollano.

Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top