Zgjedhjet do të kushtojnë 741 milionë lekë

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
zgjedhjet-300x173.jpg

Zgjedhjet e 23 qershorit do të kushtojnë 741 milionë lekë. Fatura përfshin edhe 277 milionë lekë paga të stafit përkohshëm dhe ndihmës të administratës së KQZ-së, 10 milionë për kamerat dhe 177 milionë për mallrat, shtypshkrimet, vulat rezervë, procesverbalet, manualet etj. Gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së, kryetarja Lefterie Lleshi, tha për këtë buxhet janë marrë si referencë zgjedhjet e mëparshme.

Nga ana e administratës së KQZ u bë me dije se baza materiale do të shpërndahet me mjetet e ushtrisë. Gjithashtu, për personat me të aftësi të kufizuara janë parashikuar 2 mijë pedana, të cilat do të shpërndahen në varësi të kërkesave që vijnë nga baza. Buxheti nuk përfshin fondin për trajtimin ushqimor të komisionerëve (1 mijë lekë në ditë). Ky fond është hequr, për shkak të shumës së madhe që e kalonte edhe investimin e kamerave në qendrat e numërimit. Miratimi i buxhetit u shty për në mbledhjen e radhës, pasi kryetarja Lleshi kërkoi informacion më të plotë nga ana e administratës së KQZ-së./Dita
 
Titulli: Zgjedhjet do të kushtojnë 741 milionë lekë

Kush qenka sponsori :p
 
Titulli: Zgjedhjet do të kushtojnë 741 milionë lekë

Per ti zgjedhur me te miret e popullit nuk jane shume 5 milion e 300 mije Euro :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top