Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Zgjedhje 2011-Flash News

arkiva_Vendi_ZGJEDHJE_2011_253210029.jpg

- 18:59 - Kryetari i KQZ Arben Ristani i ben thirrje komisionereve te mundesojne votimin e qytetareve qe jane ne rradhe perpara qendrave te votimit dhe te behet kujdes me mjetet e identifikimit.

- 18:10 - Edhe pse duhet ende dhe nje ore nga mbyllja zyrtare e procesit zgjedhor, ne komunen Berdice te rrethit te Shkodres ky proces eshte nderprere per shkak te mungeses se fleteve te votimit.

- 18:00 - PS: Te paraburgosurit nuk lihen te lire - Perfaqesues te Partise Socialsite jane shprehur se edhe te burgosurit kane te drejten e tyre per te votuar dhe se ata jane te lire per te kryer kete proces. Prania e policise gjate votimit te tyre perben nje shkelje.

- 17:55 - Elbasan: Dhune ne qendren 2304, nje i plagosur. Nje incident eshte shenuar sot ne qendren numer 2304 ne qytetin e Elbasanit ku si pasoje e nje zenke mes dy militanteve eshte plagosur njeri prej tyre.
Sipas informacioneve me te fundit shtetasi Kastriot Zhigu eshte qelluar nga Ilir Dedja ne momentin kur ai ka dale nga qendra e votimit. Zhigu eshte qelluar me mjete te forta nderkohe qe eshte derguar menjehere ne spitalin e Elbasanit ku ka marre edhe ndihmen mjekesore.

Nderkohe policia e Elbasanit ka nisur procedimin penal per shtetasin Ilir Dedja me akuzen e demtimit me dashje.

- 17:45 - Cerrik: Thyehen kutite e votimit nga kandidati. Regjistrohet nje incident i rende gjate procesit te votimit ne nje nga zonat e Cerrikut te qarku te Elbasanit.
Sipas kryetarit te KZAZ-se numer 13, Ismail Hoxha, kandidati i Aleances per te Ardhmen, i ndihmuar nga i biri, ka thyer kutite e votimit.

Burimi ne fjale njofton se fletet e votimit jane ne dysheme, nderkohe qe te dhenat e incidentit i jane derguar nga komisioneret KQZ-se.

Komisioneret jane ne pritje te nje udhezimi nga KQZ dhe po ashtu edhe policia, e cila nuk ka ndermarre asnje veprim pas ngjarjes.

- 17:30 - Pogradec, Hudenisht: Largohen tre komisionere. Ne qytetin e Pogradecit, konkretisht ne komunen Hudenisht, jane larguar tre komisionere nga qendrat e votimit. Kjo ka bllokuar edhe vazhdimin e votimeve ne keto qendra, pasi pas largimit te tyre eshte pezulluar procesi zgjedhor.
- 16:50 - Basha : “Jam i sigurt ne fitore” - “Une shoh deshiren e njerezve per ndryshime dhe ky ndryshim fillon me fitoren time”, keshtu eshte shprehur kandidati Basha ne nje interviste per gazeten kombetare “Bota sot”.

- 16-49 - KQZ: Pjesmarrja e votuesve. Sipas KQZ-se ne qarkun e Beratit pjesemarrja eshte 29.5 %, ne qarkun e Dibres 23.73 %, ne qarkun e Durresit %, 38.59, ne qarkun e Fierit 23 %, Puke 27%, Shkoder 29.9 %, Kamez 22.8%, Kavaje 38%, Erseke 44.87%, Pogradec 32.9%, Tepelen 52%, Lushnje 33%, Ballesh 35.9%, Gramsh 41%, Kruje 35.6%.

- 16:49 - Ka rreth 30 minuta qe eshte bllokuar procesi i votimit ne Berdice te Mesme si pasoje e mungeses se 500 fleteve te votimit.

- 16:30 - Ne Xibrake ne komuen Shales te Elbasanit nje grup simpatizantesh te koalicionit “Aleanca per Qytetarin” kane tentuar te votojne ne grup dhe kur jane penguar nga komisioneret e PS-se kane thyer kutite e votimit. Menjehere eshte pezulluar votimi dhe eshte kerkuar ndihma e KZAZ numer 13 si dhe eshte raportuar ne KQZ.

- 16:29 - Policia e Tiranes sqaron incidentin e ndodhur ne shkollen “Myslym Keta” ne Kombinat ku si pasoje e nje konflikti te lindur per mbajtjen e rradhes per te votuar midis Gildian Koraqin, 51 vjec, Bujar Karaj, 32 shtetasit Vladimir Hysi, 53 vjec, Kryeplak i Njesise Nr.6 ne Tirane, eshte dhunuar shtetasi Hysi.
- 16:07 - Dhunohet komisioneri Edison Lipe ne fshatin Fitore te komunes Miras te Devollit. Nderpritet procesi zgjedhor per 20 minuta.

- 15:58 - Ish-kryeministri i vendit Fatos Nano ka votuar sot ne njesine numer 10 ne shkollen "Dora Distria” sebashku me bashkeshorten e tij Xhoana Nanon. Pas votimit Nono ka deklaruar per mediat se vota eshte mjeti i vetem qe do t`i largoje qytetaret nga 21 Janari.
Burimi: infoalbania
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back