Zemra dhe Llojet e saj

braziljania

Anëtar i Nderuar


Meqë zemra cilësohet me jetë dhe vdekje, ajo ndahet në tre lloje:

1-Zemra e shëndoshë:

Ai i cili vjen në Ditën e Kijametit me këtë zemër shpëton. All-llahu xhel-le shanuhu thotë:

"Ditën kur nuk bën dobi as malli as fëmijët, vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë". (Esh-Shuara: 88-89).

Zemër e shëndoshë është zemra që cilësi të përhershme ka shëndetin.

Ka shumë përkufizime për domethënien e zemrës së shëndoshë. Mirëpo të gjitha këto definime i përmbledhë thënia se zemra e shëndoshë është e pastër nga çdo epsh që kundërshton urdhërin e All-llahut dhe ndalesën e Tij dhe është e pastër nga çdo dyshim që i kundërshtohet mesazhit të Tij. Pra, nuk adhuron askënd përveç All-llahut dhe nuk merr për gjykues askënd përveç Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem). Kjo zemër e don All-llahun, merr për gjykues Pejgamberin (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) në çdo çështje dhe në çdo rast. All-llahu i frikësohet dhe Atë e shpreson, Atij i mbështetet dhe tek Ai pendohet, përherë i jep përparësi kënaqësisë së All-llahut dhe mundohet që t'i shmanget hidhërimit të Tij. Ky është adhurimi i vërtetë, të cilin nuk meriton askush përveç All-llahut.

Zemër e shëndoshë është ajo zemër në të cilën nuk ka vend shirku, bile e adhuron All-llahun me sinqeritet. Qëllimi i saj është All-llahu. Atë e don, Atij i mbështetet, tek Ai pendohet, Atij i frikësohet dhe Atë e shpreson. Të gjitha veprat e saj janë të sinqerta për All-llahun. Nëse e don dikë e don për hirëë të All-llahut, nëse e urren dikë e urren për hirëë të All-llahut, nëse jep, jep për hirëë të All-llahut, nëse nuk jep, nuk jep për hirëë të All-llahut.

Mirëpo e gjithë kjo nuk mjafton përderisa të mposhtet dhe të ketë për gjykues vetëm Pejgamberin (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), vetëm atë ta pasojë dhe vetëm atë ta ketë shembull, e jo njerëzit tjerë. Atij i nënshtrohet në çdo fjalë dhe në çdo vepër, qofshin fjalë të zemrës që është akideja ose fjalë të zemrës që është lajmi për atë që gjendet në zemër, qofshin vepra të zemrës që është qëllimi, dashuria, urrejtja etj. ose vepra të gjymtyrëve.

Pra, Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) duhet të jetë gjykues në çdo vepër, qoftë e vogël ose e madhe. Nuk duhet t'i dalë përpara me ndonjë akide, me ndonjë fjalë ose me ndonjë vepër, ngase All-llahu (xhel-le shanuhu) thotë:

"O ju besimtarë, mos bëni asgjë para All-llahut dhe të dërguarit të Tij...".(El-Huxhurat: 1)

d.m.th. mos flitni derisa të flasin dhe mos veproni derisa të veprojnë.

Disa burra prej të parëve tanë kanë thënë: "çdo vepre, pa marrë parasysh madhësinë e saj, i hapen dy libra: Njëra "pse?", kurse tjetra "si?" d.m.th. pse e bëre dhe si e bërë?

Pyetja e parë pyet shkakun nxitës për ta bërë këtë vepër. A thua vallë ka qenë shkak kënaqësia e tij, interesi i tij, pozita, frika nga ofendimi ose ka qenë shkak realizimi i adhurimit dhe afrimit All-llahut.
Pra, a e veprove këtë vepër për hirëë të All-llahut ose e veprove për hirëë të epshit tënd?

Pyetja e dytë pyet mënyrën e kësaj vepre, a thua vallë kjo vepër është në pajtim me Sunnetin e Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ose nuk ka qenë e përshkruar me Sheriat?

Pyetja e parë ka të bëjë me sinqeritetin, kurse e dyta me përcjelljen e Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), ngase All-llahu (xhel-le shanuhu) nuk pranon asnjë vepër nëse nuk i posedon këto dy kushte.

Mënyra për t'u liruar nga pyetja e parë është sinqeriteti, kurse mënyra për t'u liruar nga pyetja e dytë është përcjellja e Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem). Pra, zemra duhet të jetë e shëndoshë nga qëllimi jo i mirë që e kundërshton sinqeritetin dhe nga epshi që i kundërshtohet përcjelljes.
Kjo është zemra e shëndoshë, e cila të siguron shpëtim dhe lumturi.


2 - Zemër e vdekur:

Eshtë ajo zemër që nuk ka jetë. Nuk e njeh Zotin e saj e as që e adhuron, duke vepruar atë që e ka urdhëruar duke dashur dhe duke qenë i kënaqur prej Tij.

Mirëpo qëndron me epshin dhe kënaqësitë e tij, pa marrë parasysh se kjo vepër a e hidhëron Zotin ose nuk e hidhëron? Nuk i intereson ajo se a është i kënaqur Zoti apo nuk është i kënaqur. Atij i intereson të kënaqet ai vetë dhe e adhuron tjetërkend përveç All-llahut. Nëse e don dikë e do për hirëë të epshit të tij, nëse e urren dikë e urren për hirëë të epshit të tij. Nëse jep, jep për hirëë të epshit të tij, nëse nuk jep, nuk jep për hirëë të epshit të tij e jo për hirëë të Zotit të tij. Pra, epshi i tij është imani i tij, xhehli vozitësi i tij, kurse jovigjilenca vetura e tij.

ثshtë i zhytur në mendime për realizimin e interesave të tij në këtë botë, i dehur me epsh dhe dashuri. E thërrasin të vjen te All-llahu (xhel-le shanuhu) dhe te ahireti mirëpo ai nuk i përgjigjet kësaj thirrjeje. Pason djallin. Kjo botë e kënaq dhe e hidhëron. Epshi e verbon dhe e bën shurdhmemec.

Shoqërimi me këtë njeri është sëmundje, jeta me të helm, kurse ulja me të shkatërrim.


3 - Zemra e sëmurë:

Eshtë ajo zemër që është e gjallë mirëpo ka të meta (sëmundje). Përbëhet prej dy matrieve. Njëra e tërheqë nga e mira e tjetra nga e keqja, e ajo i takon asaj që mbisundon. Kjo zemër e don All-llahun, beson në Të, është e sinqertë ndaj Tij, Atij i mbështetet. Kjo është materia e jetës. Mirëpo gjithashtu i don epshet dhe mundohet t'i përjetojë, ka zili, kryelartësi, dëshiron të jetë e afirmuar në këtë botë. Kjo është materia e shkatërimit.

Kjo zemër gjendet ndërmjet dy rrugëve, rrugës së All-llahut dhe ahiretit dhe rrugës që shpie në kënaqësi të tashmë. Kjo zemër i përgjigjet rrugës që është më afër.

Pra, zemra e parë është e gjallë, e zgjuar dhe e butë, e dyta e vdekur dhe e thatë, ndërsa e treta është e sëmurë ose është më afër shpëtimit (shëndetit) ose më afër shkatërrimit (sëmundjes).
All-llahu (xhel-le shanuhu) i ka përmendur dhe i ka tubuar në fjalët e Tij:

"Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar (resul) dhe asnjë pejgamber (nebij), e që, kur ai dëshiroi, të mos ia pat hedhur në atë dëshirën e tij djalli, dhe All-llahu asgjëson atë që e hedh djalli dhe All-llahu i fuqizon argumentet e Veta. All-llahu është shumë i dijshëm dhe me urtësi të madhe i rregullon çështjet. E për ta bërë atë (dyshimin) që djalli e hedh si sprovë për ata që kanë zemrat e sëmura (munafikët) dhe për ata që i kanë zemrat e shtangura. S'ka dyshim se jobesimtarët janë në një armiqësi të pafund. E, edhe për të vërtetuar të dijshmit se me të vërtetë ai (Kur'ani) është i vërtetë prej Zotit tënd dhe kështu t'i besojnë atij dhe zemrat e tyre t'i binden Atij. E All-llahu doemos do t'i udhëzojë ata që besuan në rrugën e drejtë". (El Haxhxh: 52-54).
 
Titulli: Zemra dhe Llojet e saj

Gjërat që e prishin zemrën

Gjërat që e prishin zemrën janë:

Një:
Mvarshmëria nga tjerët përpos All-llahut [subhanehu ve teala]… Kjo është gjëja që më së shumti e prish zemrën, sepse kur të mvaret prej tjetërkujt përveç All-llahut, All-llahu e lë në duart e tij dhe nuk i ndihmon, e kështu u kalon arritja e asaj që e ka synuar prej All-llahut.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

"Dhe kur ata në vend të All-llahut adhuruan zota tjerë për t'u krenuar me ta. Përkundrazi, ata (idhujt) do të tërhiqen prej adhurimit të atyre dhe do të bëhen armiq të tyre". (Merjem: 81-82).

Dy:
Hypja detit të shpresave, që është deti pa bregdet, është deti mbi të cilin hypin njerëzit e fiaskuar. Më parë kanë thënë: Shpresa është kapitali i të fiaskuarve… malli i tij premtimet e shejtanit, kurse pasuria e rrejshme ëndërrat… ثndërrat e kota luajnë me te ashtu siç luan qeni me coftinën.


Tre:
Ushqimi, edhe atë në dy aspekte:

a) ajo që e prish vetvetiu, siç janë ndalesat, të cilat sërish janë dy lloje:
- të ndaluara pse All-llahu i ka ndaluar, siç është derri, coftina, etj,
- të ndaluara pse nuk janë të tija, siç është pasuria e vjedhur ose e marur pa të drejtën e pronarit të saj.

b) ajo që prish nëse kalohen kufinjtë dhe teprohet, siç është israfi në hallall, ose ngrënia e tepërt që të rëndon nga ibadetet dhe e angazhon duke e shtyrë të kujdeset për barkun e vet dhe ti arrijë dëshirat e tija.


Katër:
gjumi i tepruar. Gjumi i tepruar e vdes zemrën, e dembelon trupin, e humbë kohën, shkakton moskujdesi. Urrehet gjumi pas namazit të sabahut deri sa të lind dielli, kurse gjum i padobishëm është gjumi pas perendimit të diellit deri sa të humbet e kuqeja e diellit. Kjo është e urrejtur edhe fetarisht edhe natyrisht.


Marrë nga libri "Medarixhussalikin", fq. 454.
Bekir Halimi
 
Titulli: Zemra dhe Llojet e saj

lo nuk e shoh zemren ashtu. une besoj ne miresi dhe ndihme ndaj te dobteve por nuk e imagjinoj zemren sipas allahut apo krishtit. zemra eshte njerezore dhe secili e komandon ate
 
Titulli: Zemra dhe Llojet e saj

Te lumte per temen ! :)
 
Titulli: Zemra dhe Llojet e saj

Pra shpirti shitet, shpetohet, ose shkaterrohet.

Njeriu duhet te zgjedhe njeren prej tyre.


Ju pershendes!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top