Zemra bio-artificiale, një shpresë e re...

fshatari

Anetar
cuore_bioartificiale.jpg
Studiuesit e Universitetit të Minesotës bëjnë një hap gjigand në transplantin organeve bio-artificiale tek njerëzit
Studiuesit e Universitetit të Minesotës që po përpiqen të gjejnë kurime të reja për sëmundjet e zemrës kanë rritur një zemër miu në laborator, duke përdorur qeliza embrionale. Përfundimet e studimit botuar në revistën "Nature Medicine" vendosin bazat për transplantimin e atyre që shkencëtarët i quajnë organe bio-artificiale tek njerëzit.

Ekspertët thonë se, në gjithë botën llogaritet të jenë rreth 100 milion njerëz, zemrat e të cilëve nuk arrijnë të ushqejnë me gjak trupin e tyre. Shumë pacientë me sëmundje zemre që kanë nevojë për një transplant do të vdesin në pritje të një organi që do t'i shpëtonte jetën. Por studiuesit thonë se, nëse zemra e njeriut mund të krijohet nga organe kafshësh, ata mund të shpëtojnë jetë njerëzish.

Në eksperimentet e tyre, studiuesit hoqën zemrat e minjve të sapolindur të laboratorit dhe ia hoqën qelizat.

Studiuesja kryesore Doris Taylor, që drejton Qendrën e Universitetit të Minesotës për Riparimin Kardiovaskular, thotë se shkencëtarëve u mbeti në dorë një masë e bardhë proteinash në formë zemre që përmbante tuba aty ku kishte pasur enë gjaku.

Dr. Taylor thotë se këto skelete zemrash, u mbushën përmes injektimit të disa qelizave që kanë aftësinë e ripërtëritjes dhe transformim, pak a shumë si qelizat embrionale. Në një farë mënyrë këto qeliza kishin veti vetriprodhuese dhe ishin të afta të shtoheshin gjithnjë e më shumë në numër, duke krijuar kështu një zemër të re të shëndetshme.

Brenda pak ditësh, thotë Doktoresha Taylor, zemrat e minjve filluan të krijojnë qeliza nga jashtë. "ثshtë shumë interesante që me kalimin e kohës zemra i zë vendin lëndës fillestare dhe në thelb është sikur qelizat thonë që kanë vetëm nevojë për diçka, ku të kapen e pastaj vazhdojnë të shtohen. Kështu me kalimin e kohës, qelizat njerëzore zëvendësojnë atë masë dhe krijohet një ekuivalent i zemrës së njeriut".

Qelizave e reja iu injektuan lëndë ushqyese dhe ndaj tyre u përdor një stimulues kardiak. Pas katër ditësh, studiuesit vunë re disa tkurrje në zemrat e minjve.

Doktoresha Taylor thotë se pas tetë ditësh, organet eksperimentale filluan të qarkullonin lëng lehtësisht.

"Ne ishim në gjendje të demonstronim se nga një zemër e vdekur, së cilës ia hoqëm të gjitha qelizat dhe i dhamë jetë të re me qeliza të reja. Kështu, për herë të parë kemi diçka të ngjashme me zemrën që ka anatominë e një zemre dhe mund të fillojmë të rindërtojmë inde të tëra në vend të një cope indi në një enë laboratorike".

Nëse kjo metodë perfeksionohet në zemra më të mëdha do të mund të përftoheshin rezerva të pakufizuara organesh të nevojshme dhe studiuesit thonë se, përdorimi i qelizave bazë të vetë pacientit do të sillte si rezultat që një zemër bio-artificiale t'i përshtatej sistemit imunitar të tij.

Hapi i ardhshëm ishte përdorimi i kësaj procedure në një zemër derri për të parë nëse do të funksionojë në një zemër më të madhe.

Doktoreshë Taylor thotë se, zemrat bio-artificiale për njerëzit mund të përftohen nga organet e derrit, sepse kanë pothuajse të njëjtën masë. Valvulat e derrave përdoren për zëvendësimin e valvulave të dala jashtë përdorimit tek njerëzit.

"Ne shpresojmë që të kemi krijuar një instrument që do të ndryshojë mënyrën e të menduarit të njerëzve dhe do të krijojë një shans për alternativa të reja për përpunimin e indeve dhe për pacientët që kanë nevojë për organe". Në këtë mënyrë, nuk do të ishte më e nevojshme që njerëzit të vendosinin emrin e tyre në ato listat e gjata në pritje të një organi për transplant. Në botë vdesin çdo ditë një numër i konsiderueshëm njerëzish vetëm, pasi kanë nevojë për një organ, i cili nuk ka ardhur ose ka ardhur tepër vonë për ta. Organet bio-artificiale përbëjnë një arritje të madhe mjekësore dhe do të ishin në gjendje të shpëtonin jetën e njerëzve dhe jo vetëm atyre që vuajnë nga sëmundjet e zmerës, por edhe të organeve të tjera. Studiuesit në Minesota po punojnë me shkencëtarët në vende të tjera në përpjekje për të krijuar organe të tjera bio-artificiale, përfshirë mushkëri, mëlçi, pankreasin dhe veshkat.
 
Mua me duket akoma cik SF ky subjekti, sja kam idene se si do mundin ata te krijojne qendrat e automatizmit qe ka zemra e njeriut tek zemra e miut....
Nqs behet realitet, eshte nje evolucion i mjeksise...
 
Zemra artificiale,gati për transplant.

a_1671.jpg


y organ artificial mund t’i shpëtojë të gjithë të sëmurët e t’i japë fund njëherë e përgjithmonë problemit të dhurimit të zemrës.
Afro 30 vjet pas transplantit të parë të zemrës në botë, teknologjia sjell shpresë për pacientët e sëmundjeve kardiovaskulare.

Kjo zemër artificiale e përbërë nga titaniumi, sensorë elektronikë të përdorura në raketa ushtarake dhe qeliza sintetike që lejojnë trupin njerëzor ta pranojë atë më së miri, është risia më e jashtëzakonshme e mjekësisë dhe shkencës. Ky organ kopjon të gjitha funksionet natyrale të zemrës njerëzore duke arritur në atë pikë ku nuk ka arritur askush më parë. Ajo ka rrahje perfekte dhe gjaku mund të qarkullojë nëpërmjet saj. Kardiologu Alain Karpenter krijuesi i këtij organi artificial në bashkëpunim me një kompani franceze do të nisin prodhimin në masë të saj dhe në vitin 2011.
Zemra artificiale që është eksperimentuar me sukses tek kafshët do të përdoret tek njeriu duke i dhënë fund problemit të mungesës së organeve për transplant. Si fillim zemra do të përdoret tek pacientët, jeta e të cilëve është në rrezik dhe nuk kanë asnjë opsion tjetër. Janë 100 mijë persona të sëmurë me zemër në vendet perëndimore që kanë nevojë për një zemër të re. Dhe vetëm 5000 prej tyre janë aq me fat sa të kryejnë transplantin e zemrës.
veriulajm
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top