Zëdhënësi i OSBE, pas raportit: Zgjedhjet, standarte të pjesshme

WxP

Staf në FV.AL
Zedhenesi i OSBE, Eschenbنcher tha dje ne nje interviste ne DW se zgjedhjet e 28 qershorit i plotesuan pjesërisht standardet ndërkombëtare. Ato shënuan progres në listat e votuesve dhe identifikimn e tyre, por e drejta e votës së individit u cënua nga votimi familjar.

DW: Zoti Eschenbنcher, në raportin paraprak që misioni vëzhgues i OSBE/ ODIHR-it publikoi një ditë pas zgjedhjeve parlmentare të 28 qershorit u raportuan një seri mangësish. A e cënuan ato, në tërësinë e tyre, të drejtën e votës?

Eschenbنcher: Kur ne bëjmë vlerësime, gjykojmë në bazë të procesit zgjedhor si një i tërë. Ka pasur përmirësime të qarta p.sh. ka një listë të verifikuar zgjedhësish apo ka një proces të identifikimit të votuesve me përdorimin e kartave të identitetit, gjë që përbën një rekomandim të bërë prej kohësh nga OSBE, tanimë të plotësuar dhe që është mirëpritur. Të gjitha këto kanë kontribuar për të ulur mundësitë e abuzimeve. Nga ana tjetër kanë rritur aftësinë e votuesve për të marrë pjesë në votime. Natyrisht ka edhe aspekte negative, që i kemi vënë në dukje në raportin në fjalë. Ka pasur raste të presionit ndaj votuesve, të shfrytëzimit të ngjarjeve zyrtare për fushatë elektorale, të votimit familjar, që mund të jetë një argument i kompromentimit të së drejtës për të votuar, për ata qytetarë, që nuk mundën të votonin për atë forcë politike që dëshironin t'i jepnin votën e tyre, sepse dikush tjetër e kishte bërë këtë.
DW: Zgjedhjet e mëparshme parlamentare, ato të korrikut 2005, u vlerësuan nga misioni i atëhershëm vëzhgues i OSBE/ ODIHR-it si "zgjedhje që plotësuan vetëm pjesërisht standardet ndërkombëtare". Në raport me ato zgjedhje si do t'i cilësoni zgjedhjet e tanishme?
Eschenbنcher: Në këtë moment ndofta është e parakohshme të bëhet ky krahasim, sepse një element i rëndësishëm i procesit zgjedhor, numërimi i votave, nuk ka përfunduar ende. Pra, është e vështirë në këtë fazë të krahasosh këto zgjedhje me ato të mëparshmet të vitit 2005. Ajo që mund të themi është se janë hedhur hapa të rëndësishme përpara në perspektivën e zgjedhjeve të ardhshme, hapa që kanë kontribuar në përmirësimn e procesit zgjedhor si një i tërë, por ka një sërë çëshjesh që duhet të përballohen në të ardhmen që Shqipëria, të përmbushë plotësisht zotimet që ajo ka marrë si një vend anëtar i OSBE-së.
DW: Cilat janë parimet bazë dhe cilat prej tyre Shqipëria nuk arriti t'i respektojë në zgjedhjet e tanishme parlamentare?
Eschenbنcher: Ka disa parime: zgjedhjet duhet të jenë të lira, pjesëmarrësit në procesin elektoral duhet të jenë të lirë të bëjnë fushatë, votuesit duhet të kenë mundësinë për t'u informuar lirisht për partitë politike, media duhet të jetë e lirë të informojë për fushatën, në mënyrë të ndershme. Zgjedhjet duhet t'u sigurojnë partive apo kandidatëve për deputetë mundësi të barabarta për të bërë fushatë. Ato duhet të jenë transparente, që do të thotë, që votuesve duhet t'u jepet mundësia të shikojnë fazat e ndryshme të nxjerrjes së rezultateve përfundimtare. Dhe nëse ka probleme apo ankesa ato duhet të shqyrtohen në mënyrë që problemet të zgjidhen. Kjo lidhet me administrimim e zgjedhjeve dhe sistemin gjyqësor, që në rast se dalin probleme, ato të adresohen shpejt.
DW: A u plotësuan këto standarde, në zgjedhjet e pardjeshme të 28 qershorit?
Eschenbنcher: Pjesërisht po. Pati progres në disa aspekte por ka ende çështje shqetësuese si p.sh. ato lidhur me politizimin e organizimit të zgjedhjeve apo marrjen e vendimeve për aspekte teknike të zgjedhjeve në mënyrë partiake, me polarizimin ekstrem të fushatës nga dy forcat politike kryesore. Dhe të gjitha këto kanë sjellë mungesën e besimit të publikut në procesin elektoral. Pati pak besim mes aktorëve politikë ndaj njëri-tjetrit, nga njëra anë dhe votuesve dhe sistemit zgjedhor nga ana tjetër. ثshtë përgjegjësi e partive politike, e aktorëve të tjerë në procesin zgjedhor që të bashkëpunojnë për ta kapërcyer mosbesimin, për të krijuar besimin mes tyre, besimin e votuesve tek sistemi.
DW: Gjithsesi, si do t'i vlerësoni në përgjithësi këto zgjedhje?
Eschenbنcher: Ngurroj të bëj një vlerëim të përgjithshëm në këtë fazë të procesit. ثshtë metodologjia jonë, parimi ynë që duhet parë gjithë procesi për të arritur në konkluzione. Dihet tanimë sesa të rëndësishmë janë këto zgjedhje për Shqipërinë, të ardhmen e saj, për komunitetin ndërkombëtar sesi OSBE/ODHIR - i vlerëson ato. Sapo procesi zgjedhor të përfundojë, pasi të dalin rezultatet e numërimit të votave do të publikojmë një raport përfundimtar bashkë me rekomandime konkrete për autoritetet, partitë politike, median, administratën zgjedhore për përmirësuar më tej procesin zgjedhor.
Intervistoi: Ani Ruci
Redaktor: Pandeli Pani

************************

TIRANث- Në raportin e tyre të parë për zgjedhjet në Shqipëri, vëzhguesit e OSBE-ODIHR kanë vlerësuar progres të prekshëm sa i përket kuadrit ligjor që u miratua nga dy partitë politike kryesore, por kanë evidentuar disa probleme. Që nga hapja me vonesë e qendrave të votimit, mungesa e bojës dhe votimi familjar. Ndërkohë që NATO ka deklaruar se nuk janë arritur standardet.
Përfaqësuesi i OSBE-së, Wolfang Grossruck, tha se "dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe paqësore pa incidente madhore. Në përgjithësi vëzhguesit e vlerësuan procesin pozitiv në shumicën e qendrave të votimit ku shkuan. Megjithatë konstatuan shkelje procedurale, si ai i bojës, votimin familjar dhe hapjen me vonesë të qendrave të votimit"- tha ai në raportin paraprak të OSBE/ODIHR-it. Sipas raportit, mbyllja e qendrave të votimit dhe marrja e materialeve nga to, në QNV u vlerësuan pozitive.
"ثshtë ende herët për të dhënë një vlerësim përfundimtar, pasi numërimi dhe nxjerrja e rezultateve, kyçe për procesin zgjedhor janë në proces e sipër. Vlerësimi përfundimtar do të varet nga niveli i fazave të tjera që kanë mbetur, faza që ne po i vëzhgojmë me kujdes"- theksoi ai.
Ai ka deklaruar më tej se në votimet e kesaj radhe nuk ndodhën problemet për të cilat komuniteti nderkombëtar frikësohej dhe vendi po ecën në rrugën e duhur.
"Shqipëria është maturuar, ka bërë progres të dukshëm, disa nga frikërat nuk u bënë realitet, por ka një sërë çështjesh që duhen trajtuar. Megjithatë duhet të themi se Shqipëria është në udhën e duhur. Për këtë rekomandoj që ju ta lexoni vetë deklaratën me kujdes. Duke pasur parasysh dhunën e së kaluarës disa nga gjërat që ne u jemi referuar mund të jenë të vogla për ju, por nuk janë të tilla. اështjet që kemi nxjerrë, qofshin madhore apo jo, duhet që qeveria dhe politikanët t'i zgjidhin, që të ketë progres të mëtejshëm".- tha më tej ai, duke lexuar raportin.
NATO: Zgjedhjet nuk arritën standardet
"Shqipëria ka shënuar arritje, por ka ende shumë punë për të bërë". Kështu është shprehur sot kryetari i Asamblesë parlamentare të NATO-s, Bruce George, gjatë prezantimit të raportit të parë për zgjedhjet në vendin tonë. Ai ka kërkuar që raporti të shihet si këshillues, ndaj paraqiti edhe disa rekomandime që Shqipërisë mund t'i shërbejnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sipas tij, që nga viti 1991 janë bërë reforma të mëdha, por demokracia është në konsolidim e sipër, duke numëruar se vendi ka shumë punë për të arritur standarded e BE-së, qeverisjen demokratike, reformat në gjyqësor, profesionalizmin e mediave, vendosjen e shtetit të së drejtës, të qeverive vendore dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Ai theksoi me tej se Shqipëria nuk i arriti standardet e kërkuara në 28 qershor, por gjithçka do të varet nga drejtuesit e saj për t'i arritur ato në zgjedhjet e ardhshme.
SHEKULLI.COM.AL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top