Zbutet recesioni në Europë, Gjermania dhe Franca në rritje

redi-

Anëtar i Respektuar
Të dhënat e reja tregojnë se recesioni është zbutur në Europë, ku dy ekonomitë më të mëdha, Gjermania dhe Franca kanë rifilluar rritjen pas një periudhe rënieje.

Sipas disa analistëve, shifrat e reja mund të jenë një shenjë se pjesa më e vështirë e recesionit është kapërcyer.

Për të 16 vendet që përdorin euron, vëllimi i përgjithshëm i mallrave dhe i shërbimeve u tkurr 0,1 përqind në muajin prill, maj dhe qershor. Këto shifra të prodhimit të përgjithshëm bruto janë një përmirësim i ndjeshëm krahasuar me tremujorin e parë të vitit dhe më optimiste se sa parashikonin shumica e ekspertëve të ekonomisë.

Prodhimi i përgjithshëm bruto në Gjermani dhe në Francë u rrit 0,3 përqind në tremujorin e dytë, një përmirësim i ndjeshëm krahasuar me rëniet e regjistruara në muajt e parë të vitit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top