▌VNSHD▐
BSNT
Vajza e një mjeku që asistoi në kampin e përqendrimit në Dachau në Gjermani ka zbuluar detaje nga ekzekutimet që bëheshin në kamp.
Mjeku David Wilsey kishte shkruar në një ditar ngjarjet e “përditshme” në kampin ku mbaheshin drejtues të ushtrisë gjermane dhe politikane të lartë nazistë.
Ai rrëfen kasaphanën e kryer me ushtarët nazistë “që e kishin merituar vdekjen”.
“Pashë ushtarët teksa vinin nazistët në rresht dhe i vrisnin me gjakftohtësi. Një masakër e vërtetë”, i tregonte Wilsey gruas ë vet.
Mjeku nuk foli asnjëherë për luftën gjatë kohës që ishte gjallë por i mbajti shënim ngjarjet e Dachau-t.
“I vendosnim në pozicion përshdëndetje Heil Hitler dhe u vendosnim akull në qafë. I linim ashtu për orë të tëra para se t’i vrisnim”, shkruan Wilsey në ditarin e vet.
Kampi i Dachau-t cilësohet si një ndër veprat më të turpshme të kryera nga uhstarakët amerikanë.
Në të thuhet se janë masakruar më shumë se 30 mijë persona.
mapo