Zbulohet grafika kundër coptimit , Shqipëria si një vajzë e bukur lufton kundër një l

Arfenilla

Themelues i Forumit
Plot 100 vite më parë, një karikaturë ka bërë xhiron e botës. ثshtë botuar në Amerikë, Francë, Rumani… ishte viti 1913.

Shqipëria ishte veçse një shtet motak, që në konferenca ambasadorësh po copëtohej çika-çika për t’u mbyllur gojën ballkanasve poteremëdhenj. Ishte atëherë kur një ambasador amerikan idealist hedh në qarkullim një karikaturë apo një grafikë politike. Tepër provokuese. Shqipëria paraqitet si një femër e bukur e veshur me xhubletë e opinga, me gërsheta të gjatë, që në njërën dorë mban një shpatë, në tjetrën një kobure, drejtuar përkatësisht “Grekut”, i personifikuar si një leopard ngritur mbi dy këmbë, duke kafshuar shpatën dhe Malit të Zi, paraqitur si një majmun i zi.

Rrotulluar nëpër këmbë është një gjarpër, pranë të cilit lexohet “Serbi”.

I apasionuar pas arkivave, studiuesit Valter Gjoni i ra në dorë kjo karikaturë. Rruga për të deshifruar firmën në skaj të karikaturës e çoi te tri personalitete: ambasadori amerikan George F. Williams, fotoreporteri frankozviceran, Robert Vaucher dhe ish-kryeministri rumun, Nikolla Jorga (Nicolae Iorga).

I pari që e ka përdorur këtë karikaturë në shkrimet në shtypin e kohës dhe botimet tij mbi çështjen shqiptare, ishte ambasadori amerikan në Greqi e Shqipëri, George F. Williams. Janë të gjitha gjasat që ai të jetë edhe autor i kësaj karikature. Më pas, kjo karikaturë është përdorur edhe nga fotoreporteri i luftës, Robert Vaucher, si dhe politikani rumun, dashamirës i shqiptarëve, Nikolla Jorga. Sipas Gjonit, kjo karikaturë nuk ka përse të mbahet e fshehur…


grafika-300x259.png

“Isha duke kërkuar autorësinë dh të deshifroja një firmë që ndodhej në të. Fillimisht më dukej si Nikolla Jorga, por më pas gjeta material, se ajo është karikaturë e ambasadorit amerikan George Williams. Më pas është marrë nga Robert Voucher dhe Nikolla Jorga duke bërë kështu në një farë mënyre xhiron e botës. Thuhet gjithashtu që ka qenë një porosi e patriotëve shqiptarë të Bukureshtit dhe të Athinës”, tregon Gjoni .

Sipas tij, “ ثshtë provokuese , por është një vlerë jona, e cila nuk ka pse të rrijë fshehur. Ka ndenjur 100 vjet e fshehur. Kalon dorë më dorë nga një personalitet në tjetrin dhe asnjëri nuk tregon vëmendje. Ky është një symbol, një situatë , aq më tepër parë nga nga një personalitet që ka dëmtuar karrierën e vet për këtë dhe për qëndrimin që ka mbajtur ndaj fateve të Shqipërisë..Ai dha dorëheqjen. Nga ana tjetër Robert Voucher nuk ka përtuar të nxjerrë çështjen shqipatre kudo, Jorga ka botuar pamflete, vështrime historike, protesta për Shqipërinë . Pra kemi të bëjmq me tre personalitete që 1913-a i ka shqetësuar, i ka vënë në lëvizje që të thonë fjalëne tyre për Shqipërinë”, sqaron Xhoni./A.XH
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top