Zbulohet edhe një rrezik i madh për duhanpirëset

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Studimi i ri zbulon se femrat që konsumojnë vetëm një cigare në ditë e dyfishojnë rrezikun që t'u zhvillohet artriti reumatoid, sëmundja e pashërueshme e cila sjell deri te inflamacioni dhe erozioni i nyjave.
Mushkëritë dhe tërë organizmi vuajnë nga pasojat e konsumimit të duhanit, ndërsa tani është dëshmuar se ai e shkatërron edhe nyjat. Kur ndërpritet konsumimi i duhanit, ndikimet dëmtuese në organizëm zbuten, por edhe atëherë nuk zhduken në tërësi.

Nëse njerëzve u nevojitet edhe një arsye për ta lënë duhanin, hulumtuesit suedezë kanë gjetur një gjë, e cila do të mund të bëjë që femrat më në fund të heqin dorë nga kjo shprehi e keqe. Studimi i ri zbulon se femrat që konsumojnë vetëm një cigare në ditë e dyfishojnë rrezikun që t'u zhvillohet artriti reumatoid, sëmundja e pashërueshme e cila sjell deri te inflamacioni dhe erozioni i nyjave.

Rreziku i rritur nga zhvillimi i sëmundjes me dhimbje ka qenë i njëjtë, edhe nëse femrat kanë konsumuar një ose shtatë cigare në ditë, ndërsa ato që konsumojnë një pako ose më shumë në ditë rreziku është ngjitur në 70 për qind. /Telegrafi/
 
Titulli: Zbulohet edhe një rrezik i madh për duhanpirëset

Epo mire, sikur si mjaftonin tere telashet qe sjell duhani, nje plus ose minus s'perben problem, fundja njerizt e pine per kenaqesi, jo per detyrim:p
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 54.5%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 9.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 36.4%
Back
Top