Zbulohen në Itali, celula xhihadiste nga Shqipëria dhe Kosova

Ka nisur një rrjet i ri hetimesh për të neutralizuar celulat e mundshme xhihadiste që ndodhen në Itali. Bëhet fjalë për të ashtuquajturit “tjerrësit e Ballkanit”, të cilët merren përgjithësisht me rekrutimin e xhihadistëve të rinj dhe dërgimin e tyre në Siri e në Magreb. Këtë herë flitet për një grup shqiptarësh e kosovarësh, të cilët jetojnë në Itali dhe bindin qytetarë të shumtë të këtij shteti tu bashkohen grupeve xhihadiste, e më pas, duke kaluar nga Italia, në Shqipëri, në Greqi, në Turqi, arrijnë ti dërgojnë ata në luftën në Siri. Ky grup i ka bazat në Romë, Lucca e në Milano. Në kryeqytet, në veçanti, celulat xhihadiste ishin më të organizuara dhe vepronin me intensitet në lagjen Centocelle. Personat nën hetim cilësohen si veçanërisht të rrezikshëm, pasi përfaqësojnë ekstremizmin xhihadist në mënyrën më të ashpër të tij. Detyra e tyre është të rekrutojnë aspirantët për luftëtarë në Shtetin e ri Islamik. Ky fenomen është prej kohësh i përhapur në Shqipëri dhe në Kosovë, ku edhe kanë nisur hetimet. Bëhet fjalë për rreth 150 kosovarë dhe shqiptarë tepër të njohur mes rrjetit të xhihadistëve të ISIS në Ballkan. Nga hetimet ka dalë se Genci Balla e Bujar Hysa, dy persona të vetëdeklaruar Imamë, gjatë periudhës që kanë qenë në burg, kanë qenë personazhe kyçe të aktivitetit të rekrutimit, ndërsa kishin kontakte me financuesit në Shqipëri, në Kosovë e Maqedoni. Në veçanti bëhet i njohur figura e Ebu Usejd, në qytetin e Elbasanit, i cili, bashkë me financues të tjerë nga Elbasani e Tirana, kanë financuar Ballën e Hysën, duke u krijuar atyre kushtet e përshtatshme për të kaluar shqiptarë, italianë e persona të tjerë për në Siri. Duke u kthyer tek rasti i Italisë, momentalisht janë dalluar katër baza të rrjetit xhihadist: në Milano, në Lucca, në Siena dhe në Romë. Sipas agjentëve antiterroristë italianë “vështirësia kryesore është ajo e identifikimit të lagjeve në të cilat këto grupe operojnë”
noa.al
 
Titulli: Zbulohen në Itali, celula xhihadiste nga Shqipëria dhe Kosova

Mendimi im shume personal eshte qe ky Genci Balla dhe ky Bujar Hysa jane qe te dy agjente te Mosadit!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top