Nostra_22
Anëtar i Nderuar
Rishfaqen lingotat e vjedhura 11 vite më parë në thesarin e shtetit në Kërrabë. Një operacion policor i koduar “Ora e Florinjtë” është finalizuar pasditen e djeshme me kapjen e 200 kilogramëve flori me vlerë 1.5 milionë euro.
Një operacion policor ka sekuestruar pasditen e djeshme 200 kg flori të pastër. Pranga dy vëllezërve LamçeTIRANث- Rishfaqen lingotat e vjedhura 11 vite më parë në thesarin e shtetit në Kërrabë. Një operacion policor i koduar “Ora e Florinjtë” është finalizuar pasditen e djeshme me kapjen e 200 kilogramëve flori me vlerë 1.5 milionë euro. Specialistët e antikrimit ekonomik-financiar pranë drejtorisë së policisë së Tiranës organizuan ditën e djeshme një operacion i cili solli arrestimin e dy vëllezërve Astrit e Genci Lamçe të moshës 45 dhe 38-vjeç pasi akuzohen për kontrabandë dhe trafikim të floririt. Burime zyrtare nga policia thanë se vëllezërit Lamçe kishin konvertuar banesën e tyre që ndodhet në rrugën “Vaso Pasha” në Tiranë, në një punishte për të përpunuar floririn për të cilin nuk dispononin asnjë dokument origjine.
Kontrabanda
Prej vitit 2006, dy vëllezërit Astrit dhe Genci Lamçe, ishin angazhuar në përpunimin e floririt. Ata kishin kthyer banesën e tyre që ndodhet në rrugën “Vaso Pasha” në Tiranë në një punishte dhe përpunonin sasitë e mëdha të floririt duke i kthyer në bizhuteri. Më pas ata furnizonin me shumicë argjendaritë e Tiranës por edhe në rrethe. Specialistët e Antikrimi ekonomik-financiar pranë policisë së Tiranës të cilët hetuan aktivitetin e dy vëllezërve thanë se ata më parë posedonin edhe dyqane argjendarie por i kishin mbyllur ato dhe aktualisht ishin të angazhuar vetëm me përpunimin e floririt dhe më pas shitjen e tyre me shumicë.
Rreth tre muaj më parë, specialistët e antikrimit ekonomik-financiar kishin siguruar informacione në rrugë operative se Astrit dhe Genci Lamçe dyshohet se trafikonin flori kontrabandë. Kështu nisën menjëherë hetimet dhe dy ditë më parë forcat e policisë organizuan një operacion i cili u finalizua me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme floriri.
Operacioni
Ditën e djeshme, policia ka mbërritur në banesën e vëllezërve Lamçe. Burime nga policia thanë se ka qenë i nevojshëm kontrolli pasi sapo kanë hyrë në ambientet e brendshme të banesës dukeshin qartë aparaturat që shpërbenin për përpunimin e floririt. Policia ndaloi dy vëllezërit e më pas sekuestroi gjithçka në punishte. “Janë sekuestruar rreth 200 kilogram flori, ku rreth 120 kilogram ishin kontrabandë dhe pjesa tjetër kishte faturë, dy copë shufra floriri me peshë një kilogram secila, u sekuestruan gjithashtu shuma e parave prej 210 mijë euro, 1 milion e 500 000 lekë, 500 dollarë si dhe shumë ambalazhe dhe etiketa të firmave të njohura” thanë burimet policore.
Ndërkohë që zyrtarisht policia e Tiranës deklaroi se shufrat e florinjta të sekuestruara, dyshohet se mund t’i jenë vjedhur thesarit të shtetit, përgjatë vitit 1997-të. “Duke e përllogaritur sasinë e floririt të sekuestruar, me vlerën e tregun të sotëm, varion në shumën e parave në, mbi 1.5 milionë eurove pasi ishteflori i karatit cilësor. Mësohet se dy vëllezërit kanë deklaruar para oficerëve të policisë se floririn e kanë marrë kontrabandë jashtë shtetit duke mohuar faktin se e kanë vjedhur. “Në dëshminë e tyre, të arrestuarit deklaruan se floririn e kishin marrë në Turqi. Policia po heton në disa pista por aktualisht nuk ka rënë në gjurmët e origjinës së floririt për shkak të mungesës së dokumenteve”- thanë për “Shekullin” burimet policore.
Gjetja e lingotave të arta pritet të rihapë hetimet për vjedhjen më të bujshmë në Shqipëri
Vjedhja e 340 kilogramëve flori në Kërrabë
TIRANث- Zbulimi i të paktën dy shufrave floriri, të cilat dyshohet se janë vjedhur në thesarin e shtetit 11 vite më parë, do të rihapë edhe një herë hetimet për këtë çështje. Në prill të vitit 1997 dyshohet se janë vjedhur 340 kilogramë flori në lingota të arta, monedha dhe sende të tjera. Saktësisht nuk dihet se kur ka ndodhur kjo vjedhje por dyshimet e para janë hedhur më 24 prill të vitit 1997.
Grupi i kontrollit të tuneleve ku ishte fshehur thesari i shtetit shqiptar, ka konstatuar se përveç dëmtimeve të dyerve, në tavanet e korridoreve, të objektit ishin disa vrima, për të cilat u mendua se ato qenë hapur nga persona të jashtëm për vjedhje. Megjithatë, grupi raportoi se thesari nuk ishte prekur. Ndërkohë, në prill të vitit 2000, është kryer inventari i vlerave të thesarit të shtetit, ku raporti ka përfunduar në shtator të po atij viti, dhe është konstatuar se janë vjedhur mbi 340 kg flori.
Për këtë çështje u arrestuan dhe u dënuan disa fshatarë të zonës por realisht u zbulua vetëm një pjesë shumë e vogël e floririt të zhdukur. Gjatë kësaj kohe nuk ishte zbuluar asnjë gjurmë tjetër që të shpinte hetuesit tek kjo çështje. Hetuesit pohuan se ata do të fokusohen në këtë çështje duke pyetur vëllezërit Lamçe se ku e kanë siguruar floririn e vjedhur në Krrabë.
Shekulli