Zbulohen dy makina luksoze të trafikuara

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Policia nis punën për gjetjen e tyre

Dy makina, të cilat dyshohet se janë të trafikuara, janë identifikuar nga Antitrafiku i Tiranës, ndërkohë që policia ka nisur punën për gjetjen e tyre. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës bënë të ditur se nga seksioni kundër trafiqeve të paligjshme u kryen veprimet procedurale dhe hetimore, në lidhje me informacionin e ardhur për automjetin tip "Benz A160", me targa TR6163R, në pronësi të Ferdjola Qemalijas, 28 vjeçe, banuese në rrugën "Aleksandër Moisiu". Sipas informacioneve të marra, nga verifikimet e bëra në sistemin ASF-2 të Interpolit ka rezultuar se mjeti është i vjedhur jashtë shtetit. Policia tha se po punohet për kapjen e saj dhe mjetit. Gjithashtu, po nga ky seksion u kryen veprimet hetimore, në lidhje me informacionin e ardhur nga DPTRRSH, për automjetin tip "Audi A4", me targa TR4992R, në pronësi të Alvaro Petros, 22 vjeç, lindur dhe banues në lagjen "Tom Kola", Shkodër. Sipas të dhënave zyrtare, nga verifikimet e bëra në sistemin ASF-2 të Interpolit ka rezultuar se mjeti është i vjedhur jashtë shtetit. Në praktikën e dosjes së mjetit të dërguar në DRSHTRR, rezulton që mjeti ka hyrë në Shqipëri nga Pika e Kalimit Kufitar Vermosh, nga ana e personit të lartpërmendur. Por, nga verifikimi i kryer në sistemin TIMS, rezulton që mjeti është futur nga Pika Kufitare Murriqan. Policia tha se po punohet për kapjen e tij dhe mjetit.

Gazeta Shqip
 
Titulli: Zbulohen dy makina luksoze të trafikuara

he se do i kape policia..avash avash ..nga shekulli tjeter:dong:
 
Titulli: Zbulohen dy makina luksoze të trafikuara

kto ja fusin kot cfare po kapin benz klasi A160 dhe audi A4!!!!! hahah per te qeshur makina pa vlere qe do i kete ndonje hallexhi po te ikin e te kapin ato qe kushtoje apo si leverdis pastaj ne al 80% e makinave jane te vjedhura nese duan i kapin sa here ka ardhe interpoli nuk shikon asnje makine dhuksoze ne xhiro kan frike te dalin pffffff shtet i korruptum ndoshta dhe benzi sales i vjedhur do jet hahahahha
 
Titulli: Zbulohen dy makina luksoze të trafikuara

Po mire po si i behet qe vete policia i ka makinat e vjellura dhe sidomos punonjesit e tyre.Po gjithmone duhet te mbyllim syte per ato qe nuk takojne.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top