Zbulohen çmimet e reja të energjisë elektrike

Zbardhet tabela përfundimtare e çmimeve të energjisë elektrike për konsumatorin familjar edhe biznesin, çmime që janë kërkuar që të rriten nga tre operatorët e këtij sektori.

Mbi bazën e këtyre çmimeve, Enti Rregullator i Energjisë (ERE) pritet të zhvillojë sot një seancë dëgjimore, me palët e interesit, mbi aplikimet e tre operatorëve energjetikë për tarifat e reja të energjisë elektrike për vitin e ardhshëm. ERE mësohet se ka bërë gati tabelën e konsoliduar sipas kërkesave të KESH-it, OST-së dhe OSHEE-së, shrkuan gazeta Shekulli në numrin e sotëm.

Tabela që përveçse pritet të diskutohet sot gjatë seancës dëgjimore në tryezën e palëve të interesuara, është parashikuar të shoqërohet edhe me vendimin final në lidhje me çështjen e çmimit.

Nga tabela rezulton se çmimi për konsumatorët familjarë është kërkuar në një bllok dhe në nivelin 11.08 lekë për kilovatorë, ndërkohë që për bizneset është kërkuar të jetë mesatarisht 12.83, për industrinë dhe shërbimet dhe më e lartë për institucionet buxhetore.

ERE dje publikoi edhe njoftimin “Mbi publikimin e aplikimeve për tarifa te shërbimeve të energjisë elektrike si dhe tarifat e shitjes për konsumatorët për vitin 2015”.

Në zbatim të ligjit “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, i ndryshuar, kompanitë publike KESH sh.a., OST sh.a. dhe OSHEE sh.a kanë aplikuar pranë EREs për miratimin e tarifave të reja të shërbimeve të energjisë dhe çmimet e konsumatoreve fundore për vitin 2015. Bordi i Komisionerëve të ERE, bazuar në ligjin e sipërcituar si dhe në Rregullat e Praktikës dhe Procedurat e EREs”, ka miratuar fillimin e procedurave për shqyrtimin e këtyre aplikimeve për miratimin e tarifave të reja. Bazuar në nenin 21/7/b të “Rregullave të Praktikës dhe Procedurave të ERE-s”, miratuar me vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s nr.21, datë 18 Mars 2009, informohet publiku për kresat e tre operatorëve.

Në të gjithë sistemin e energjisë, dhe nga të gjithë operatorët vetëm tre prej tyre kanë kërkuar rritje të çmimit me justifikimin për të mbuluar shpenzimet. Sipas tabelës ku janë edhe tarifat sipas sektorëve, ne tabelën përfundimtare çmimi më i lirë i shitjes me pakicë është për furrat e bukës dhe prodhuesit e miellit, për të cilët është kërkuar që çmimi të jetë 9.56 lekë/kwh.

Ndërsa çmimi më i lartë është për buxhetorët me 17.59 lekë/ kwh, në këtë rast bëhet fjalë për klientë që furnizohen më linjën e tensionit të ulët 0.4 KV. Për secilën linjë tensioni ka edhe nënçmimet përkatëse.

Nga tabela vihet re se linjat për konsum vetjak si ato te tensionit të ulët, të mesëm dhe të lartë janë në nivele më të shtrenjta se të tjerat.

Linja e tensionit ë ulët dhe ajo e tensionit të lartë do të shiten me pakicë me çmimin 15.23 lekë/ kwh, ndërsa linja e tensionit të mesëm për konsum vetjak kushton 12.49 lekë/ kwh.

Megjithatë në fund të tabelës së strukturës së çmimeve të propozuara për shitjen e energjisë me pakicë sugjerohet në 12.32 lekë/kwh.



tabelaenergji.jpg




(c) Albeu
 
Titulli: Zbulohen çmimet e reja të energjisë elektrike

sa shtet kot,,,nje shtet qe nuk ju ofron asgje qytetareve pervecse taksave te larta.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top