Zbardhen shpenzimet e Kuvendit të drejtuar nga Topalli

Love

βeℓℓe â๓e
  • Për 9 muajt e parë të vitit, Topalli ka shpenzuar 657.3 milionë lekë për veprimtarinë e legjislativit. 19 mln lekë për udhëtime dhe dieta
timthumb.php


Janë 657.3 milionë lekë të shpenzuara nga Kuvendi gjatë 9 muajve të këtij viti. Gazeta “Shekulli” ka mundur që të sigurojë raportin dhe relacionin e përgatitur nga administrata e Kuvendit për shpenzimet e kryera për periudhën në të cilën ka qenë drejtuar nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Ajo që bie në sy janë shpenzimet marramendëse për telefoninë dhe për sasinë e karburantit të blerë nga Kuvendi, në një vit elektoral ku pothuajse aktiviteti i tij është mbyllur që në maj, shumë kohë edhe para nisjes zyrtarisht të fushatës zgjedhore. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e zënë pagat të cilat arrijnë në 339 milionë lekë, ndërsa shpenzimet për sigurimet shoqërore kapin vlerën e 38 milionëve. Jo më pak janë edhe shpenzimet korente dhe ato që kanë shërbyer për funksionimin e këtij institucioni që arrijnë në 194 milionë lekë. Investimet e kryera nga Kuvendi arrijnë në 47 milionë lekë. Edhe investimet kapitale nuk janë për projekte të reja, por për përfundimin e një projekti të nisur më herët nga ky institucion që lidhet me përfshirjen e teknologjisë. Nga shpenzimet kapitale, pothuaj e gjithë vlera i përket projektit e-parlament, i prokuruar dhe lidhur kontratat në Dhjetor 2012, me shtrirje kohore dhe në Janar 2013 , dhe i likuiduar me fondet e viti 2013. Bëhet e ditur se fondet prej 5 % të vlerës, për secilin Lot , nga realizimi i projektit e-parlament, janë të ruajtura në buxhetin e shtetit si garanci cilësie.

Shpenzimet operative

Si një vit krize ekonomike ku janë me qindra invalidë dhe pensionistë që nuk kanë marrë pagesat, deputetët në kohën e drejtimit nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli duket se nuk i kanë ndjerë shumë vështirësitë financiare. Janë 110 milionë lekë përfitimet financiare ligjore të deputetëve gjatë 9 muajve të parë në qeverisjes e demokratëve. Sipas strategjisë së ndjekur nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, axhenda ndërparlamentare dhe diplomacia kanë qenë në qendër të veprimtarisë së Kuvendit. Në këtë kuadër, edhe një pjesë e fondeve të Kuvendit sa i takon zërit të shpenzimeve operative kanë shkuar për këtë qëllim. Rreth 19 milionë lekë janë shpenzime për udhëtime e dieta të delegacioneve parlamentare Ndërsa për pjesëmarrje në IP dhe përkthim të konferencës së organizuar nga OSBE janë harxhuar 6 milionë lekë, si dhe 8 milionë lekë për shpenzime për pritje të delegacioneve të huaja. Për shpenzime utilitare, siç është uji dhe energjia elektrike, janë paguar 10 milionë lekë. Për të kryer veprimtarinë institucioni i Kuvendit është treguar dorëlëshuar gjatë 9 muajve të parë sa i përket përdorimit të telefonisë fikse dhe asaj celulare. Zëri i shpenzimeve të telefonisë fikse dhe celulare arrin në 8.6 milionë lekë, ndërsa abonimi i shtypit të përditshëm dhe atij të huaj është në 5 milionë lekë. Kuvendi çdo fillim viti merr një sasi të caktuar gazetash për t’ua vënë në dispozicion grupeve parlamentare. Si një vit elektoral, shumë prej aktiviteteve Kuvendi pothuajse i ndërpreu që në muajin prill pasi deputetët u fokusuan në fushatën e nisur direkt pas publikimit të listave zyrtare. Por, pavarësisht ndërprerjes së punimeve, janë blerë vetëm për 9 muajt e parë të vitit, 9.5 milionë lekë. Për mirëmbajtje të pajisjeve të zërave si sistemi elektronik i votimit, kondicionimi, fotokopjet janë shpenzuar 6 milionë lekë, ndërsa për kancelari 2.4 mln lekë. Tatimet dhe taksat arrijnë në 2 milionë lekë, kurse materialet elektrike dhe pastrimi në 1 milionë lekë. Ndërsa, për 9 mujorin e vitit 2012, shqiptarëve u kushtoi mbajtja e deputetëve dhe stafit 3,1 miliardë lekë. Në këtë grup janë të përfshira dhe përfitimet financiaret për mbulim shpenzimesh që statusi i deputetit u njeh përfaqësuesve të Kuvendit të Shqipërisë. Vlera e këtyre parave kap mesatarisht 55-58 % të totali të këtij grupi shpenzimesh (pagesa për telefon, dieta brenda vendi, pagesa për shpenzime karburanti, honorare për mbledhje komisionesh).

Lekët për dekore dhe pagesa për të larguarit nga puna

3 milionë lekë janë përdorur nga buxheti i Kuvendi vetëm për dekorime gjatë ceremonive të ndryshme të organizuara nga ky institucion. Gjatë 9 muajve të vitit 2013 janë organizuar një sërë ceremonish, kjo edhe në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë. Për hir të 100 vjetorit, Kuvendi ka paguar edhe 2.4 milionë lekë për spote publicitare. Qëllimi i spoteve të prodhuar, sipas Kuvendit, ka qenë njohja e të vërtetës nga publiku i gjerë i historisë reale të parlamentarizmit shqiptar në këto 100 vite. Spotet bëjnë fjalë për historikun e parlamentarizmit që nga Kuvendi i Vlorës, Këshilli Kombëtar i Lushnjës, periudha e monarkisë, periudha e luftës, ajo e diktaturës e deri në ditët tona në periudhën e demokracisë, si dhe roli i gruas, klerit, personaliteteve të humanizmit dhe artit përgjatë historisë sonë të 100 viteve të fundit. Në spote janë përdorur edhe filmime të vjetra arkivore, foto, kolona zanore të përzgjedhur. Sipas Kuvendit, spotet janë prodhuar me qëllim sensibilizimin e qytetarëve mbi 100 vjetorin e pavarësisë dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së publikut për dhurimin e dokumenteve me vlera historike për të pasuruar fondin e arkivës së Kuvendit të Shqipërisë. Një tjetër zë i rëndësishëm në listën e pagesave për Kuvendit ka qenë zbatimi i marrëveshjeve gjyqësore. Në një kohë që deputetët e djathtë po akuzojnë mazhorancën aktuale për heqjen masive të punonjësve nga puna, Kuvendi gjatë periudhës së drejtimit nga ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli është detyruar që të paguajë për zbatimin e vendimeve gjyqësore 3.7 milionë lekë. Vendimet e padrejta për heqjen nga puna të punonjësve janë kthyer në një barrë tepër të madhe për Kuvendin e Shqipërisë. Në një vit të vështirë ekonomik, Kuvendi i detyrohet miliona lekë ish- punonjësve të saj të cilët kanë fituar proceset gjyqësore dhe kanë kërkuar dëmshpërblim në dyert e gjykatave. Vështirësitë financiare pranohen nga vetë përfaqësuesit ligjorë të Kuvendit të cilët kanë deklaruar se fondet e akorduara për zërin e shpenzimeve, kanë ardhur gjithnjë e në zbritje, dhe se këto fonde nuk janë të mjaftueshme për dëmshpërblimin e ish- punonjësve. Madje, një vit më parë, Kuvendi iu drejtua edhe Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës ku kërkoi që t’i paguante detyrimet që kishte ndaj punonjësve të hequr padrejtësisht nga puna me këste. Por, gjykata e rrëzoi me argumentin se Gjykata është shprehur edhe më parë se autoritetet shtetërore nuk mund të përmendin mungesën e fondeve si justifikim për të mos respektuar një detyrim financiar që vjen nga një vendim gjyqësor i Gjykatës Kushtetuese.

Shpenzimet telefonike u kufizuan me vendim

Kuvendi miratoi të martën me 104 vota pro dhe 1 abstenim vendimin për mënyrën e trajtimit të deputetëve me anë të të cilit deputetët fitojnë strehim falas nga shteti. Gjithashtu, Kuvendi mbulon shpenzimet telefonike për deputetët përgjatë gjithë vitit, për vlerën mujore prej 17 000 lekë. I vetmi dënim për deputetët “dembelë”, është që për çdo mungesë pa shkaqe të përligjura në seancat plenare të Kuvendit, deputetit i ndalohet paga ditore. Mungesë pa shkaqe të përligjura për efekt page quhet çdo mungesë, përjashtuar rastet kur me miratimin e Kryetarit të Kuvendit, deputeti merr pjesë në veprimtari parlamentare brenda ose jashtë vendit. Për kryetarët e komisioneve të përhershme dhe kryetarët e dy grupeve parlamentare më të mëdha vlera mujore e pagesave është 20 000 lekë. Me vendimin e ri, tashmë kuvendi merr përsipër të paguajë vetëm pasaportën diplomatike të deputetit dhe jo të bashkëshorteve të tyre.

Akuzat

Shpenzimet marramendëse nga ana e Kuvendit gjatë periudhës së drejtimit të këtij institucioni nga Jozefina Topalli janë denoncuar në parlament edhe nga mazhoranca aktuale. Deputeti i PS-së Taulant Balla do të akuzonte në fillim të nëntorit Jozefina Topallin se ka shitur vendet e punës në mësuesi dhe polici në Shkodër dhe për abuzime me shpenzimet e Kuvendit. “Këta që hodhën sot para të printuara me shumë para të tjera të harxhuara kot nuk e njohin lekun fare. Në 8 vite qeveria kanë njohur vetëm euron dhe dollarin. Nuk e njohin fare 20 mijë lekëshin. Për 8 vjet në pushtet shitën gjithçka në euro. 3000 euro e shiste Jozefina Topalli një vend pune mësues në Shkodër. 5000 euro e shiste një vend pune në polici Jozefina në Shkodër. 996.368.000 lekë të harxhuara nga Jozefina Topalli vetëm për bileta avioni “biznes clas”, në 8 vite në krye të Kuvendit. Makinën që unë si deputet i Librazhdit përdorja, Xhozefina ja shiti Pashukut të radhës me një çmim qesharak, 2 milionë lekë të vjetra. Xhozefina Topalli duhet hetuar edhe për këtë. Po atë ministrin pse e mbajnë fshehur, atë ministrin që nuk ka paguar faturën 45 milionë lekë në telefon?! Ku është ai? Pse fshihet?! Pse nuk vjen në Kuvend. I kërkoj Kontrollit të Lartë të Shtetit t’i hedhë një sy faturave të telefonit të këtij ish-ministri, që ndër numrat me të cilët kish folur kishte edhe një numër hotline me 0900, por jo këtu, por në Gjermani. Se kur shkonin nëpër hotele në Gjermani me shërbim nga shteti, harxhonin telefon me numrat 0900”, do të shprehej Balla.
shekulli
 

Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: Zbardhen shpenzimet e Kuvendit të drejtuar nga Topalli

Keto ja vetem bla bla bla bla posht e lart , sa per ti dhe pershtypjen popullit qe parat i kan vjedhur ata qe iken
dhe mos pritini gje nga ne !
Ti pervishen punes , ate te bejne . Nqs kapin shkelje te ligjit , te bejne hetime dhe ti denojne pergjegjesit ,
por jo jo kete se bejne se ose kan frike , ose kan vjedhur ne grup .

Jane shume qesharake dhe reformat dhe heqjet nga puna .
Thone qe asnje i afte dhe paster nuk do hiqet nga puna dhe ne fakt ndodh tamam e kunderta ,
pra hiqen vetem te aftet qe jan te ndershem , sepse ata qe kan vjedh , ose ikin vete sepse skan nevoj me te punojn
dhe presin tu vije rradha e pushtetit , ose po deshen te vjedhin akoma , paguajne dhe rrin perseri ne pune .

Dhe historia ri^perseritet sa here qe ka rrotacjon pushteti . Deja vu .
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Zbardhen shpenzimet e Kuvendit të drejtuar nga Topalli

Loveeeeee, do ti zbardhim edhe te Rames..;) Pse merzitesh..:p
 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Zbardhen shpenzimet e Kuvendit të drejtuar nga Topalli

Loveeeeee, do ti zbardhim edhe te Rames..;) Pse merzitesh..:p

Rama të paktën nuk ka shpenzuar me dieta vec me udhëtime lol
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Zbardhen shpenzimet e Kuvendit të drejtuar nga Topalli

Ti do debat, po nuk te rri pas. Rama eshte nje rrugaç rrugash, njeri mjaft i ceket ne te gjitha drejtimet..;)
 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Zbardhen shpenzimet e Kuvendit të drejtuar nga Topalli

Ti do debat, po nuk te rri pas. Rama eshte nje rrugaç rrugash, njeri mjaft i ceket ne te gjitha drejtimet..;)

Po nuk ia vlen të rrish pas sepse ti je si Hajduti për këtë pikë .. është e kot sepse do ngulësh në të tënden edhe pse Rama mund të ketë gabimet e tij por të paktën krimet që kanë bërë këta të PD si ka bërë .. Më mirë rrugac i sinqertë, sesa i ndershëm i korruptuar dhe maskara ;)..

Rama ka tru është njëri me horizont të hapur gjë që Salës i mungon shumë kjo gjë .. Shifi punonjësit e PD ;) shifi pak cfarë bëhet po u dalin të palarat sheshit .. duhen zhdukur nga administratat shumë njërëz .. që do ketë ndryshime thelbësore me Ramën do ketë as e vë në dyshim .. që do ketë dhe përfitime dihet që do ketë sepse të gjithë politikanët e botës përfitojnë nga karrigia por të paktën të zvogëlohet disi ky korrupsion që e ka mbytur vendin për kaq vite.. Nuk vete dot në spital se të shikon mjeku dhe doktori nga portofoli ndryshe të lë të vdesësh nuk të kap me dorë.. bën një shkelje rrugore jep lek ik kalo thotë polici, venë nënat e shkreta në gjyqe për kriminelët që u kanë vrarë fëmijët gjykatësit i lirojnë sepse u japin lekë etj etj .. Ohh sa punë ka ajo Shqipëri e mjerë..
 
Redaktimi i fundit:

diku diku

Anëtar i Respektuar
Pe: Zbardhen shpenzimet e Kuvendit të drejtuar nga Topalli

Nuk jam i prirur te besoj,

pergjithesisht jam skeptik ose me mire nuk u besoj fare ketyre politikaneve, si nga e majta apo edhe nga e djathta. Tu besosh ketyre do te thote qe ke humbur lumin e ndergjegjes dhe te arsyes.
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Zbardhen shpenzimet e Kuvendit të drejtuar nga Topalli

Love e prishe fare, sales mund ti thuash c'te duash, por jo njeri pa nivel. Ai eshte njeri librash dhe ka mjaft horizont.
Shendet, se nuk merrem me politike une..:)
 
Titulli: Zbardhen shpenzimet e Kuvendit të drejtuar nga Topalli

Femijet e ketyre politikaneve do e rimekembin shqiperine lol
 
Top