Zbardhen manipulimet në Shkodër. PD fiton me zero ndaj PS

WxP

Staf në FV.AL
TIRANث- Procesi zgjedhor, i njollosur nga të gjitha anët në numërimin e votave, ka pësuar edhe më parë deformime të çuditshme, që kanë vënë në dyshim standardet e përgëzuara ditën e parë. Gjatë ditës së votimeve, komisionerë dhe përfaqësues të PS-së në Shkodër, janë ankuar për kërcënime dhe presione nga më të ndryshmet. Ata kanë denoncuar raste të ndryshme, por në total procesi u duk sikur shkoi mirë.
***
Hapja e kutive të votimit nxori në pah manipulime të shumta, të bëra në mënyrë tepër të dukshme. Në të paktën, tre raste janë evidentuar kuti votimi, ku rezultati ka qenë me zero. Madje, në këto raste, procesverbalet e votave, si dhe firmat në regjistër, duket sikur janë hedhur nga një dorë e vetme. Dokumentet zyrtare të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë se në KZAZ-në numër 42, qendra e votimit 186, rezultati është Partia Demokratike 93 vota, partia socialiste 0 vota. E njëjta gjë vihet re edhe në KZAZ-në numër 44. Në qendrën e votimit numër 38, Partia Demokratike ka marrë 153 vota kundrejt zero votave të Partisë Socialiste; në qendrën e votimit 75, PD-ja ka marrë 111 vota dhe PS-ja sërish 0 vota. Kandidatët socialistë kanë denoncuar këtë fakt, duke thënë se gjithçka është e manipuluar dhe se situata nuk është aspak reale. Sipas tyre, kutitë janë mbushur nga militantë të PD-së dhe më pas komisionerët socialistë janë detyruar që të firmosin procesverbalet. Për këtë fakt, kandidatët socialistë kanë duke përpiluar një dosje të plotë, e cila do i vihet në dispozicion Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kolegjit Zgjedhor, por edhe prokurorisë. Sipas tyre, falsifikimi duket nga fakti që të gjitha janë firmosur nga e njëjta dorë dhe kjo do të vërtetohet nga organet kompetente.
***
Përveç kutive "me zero", zona e Shkodrës ka edhe shumë kuti të tjera, ku rezultati është tepër i dyshimtë, ndërsa skema e manipulimit pothuajse e njëjtë. Në KZAZ-në numër 42, qendra e votimit numër 191, Partia Demokratike ka marrë 116 vota, ndërsa Partia Socialiste vetëm dy. Në KZAZ-në numër 44 vihen re rezultate si 139 me 19 në favor të PD-së, apo edhe 148 me 7 sërish në favor të PD-së. Burime të Partisë Socialiste pohuan se janë në pritje të mbylljes së të gjithë procesit të numërimit për të marrë në dorë edhe materialet origjinale të votimit, ku dallohet i njëjti shkrim në të gjitha firmat e votuesve. "Në këto qendra është votuar pa karta identiteti dhe pa pasaporta. Kjo duket qartë, sepse në procesverbale nuk janë shënuar numrat e dokumenteve të identifikimit. Kjo është në kundërshtim me ligjin",- thanë dje përfaqësuesit e Partisë Socialiste në zonën e Shkodrës. Përveç kësaj, i gjithë procesi është shoqëruar nga votime familjare dhe në grup, ku një person vendoste për të gjithë të tjerët.

KZAZ nr. 42
Qendra e Votimit
186 (93-0 për PD)
Qendra e Votimit
190 (107-4 për PD)
191 (116-2 për PD)

KZAZ nr. 44
Qendra e Votimit
38 (153-0 për PD)
43 (148-7 për PD)
75 (111-0 për PD)
KZAZ nr. 40
Qendra e Votimit
257 (143-1 për PD)
SHEKULLI.COM.AL
 
Cfare skandali...edhe kjo Majlinda Bregu del e flet qe kto zgjedhje kane standarte europiane....

Ne kemi 5 dite qe po presim qe te dale fituesi i zgjedhjeve..!!!!

Edhe ne Zimbabwe te ishim deri tani do kishte dale fituesi
 
qka ka ktu ? t'keqe ? qe si jep populli vot atyre sdon me thon qe gjithmon duhet te kesh vota siq po shihet n'ato pika votimi paska pas pak votus ndoshta te gjith n'ato jon kon me PD-n tash sdon me thon qe u bo manipulim sepse ska pas qysh mu manipulu ;)
 
Disa mendojn se ne standartet europjane,,,duhet qe ne nje kuti votimi te ket pa tjeter edhe vota Pro tyre!!!!


ky sesht standart,,,,standart esht procedura,,dhe mynyra e informatikes,,,aty shikohen standartet europjane,,,,


dhe sdo te thot pa tjeter se ka manipulim votash sepse pershembull ne 10 zona,,,nje forc politike nuk arrin te marr qoft dhe nje vot te vetme,,,

njerzit qe kan votuar,,,jan kontrolluar nga vezhgusit e partis socjaliste ashtu sikur te kontrollojn ne airoporte,,,,ndersa procesi ka qen gjat gjith kohes ne vezhgimin e te huajve dhe te kamrave,,,, pra ata persona qe jan futur ne nje qender votimi,,,kan qen shqiptar me dokumentacjon te rregullt,,,dhe votat e tyre jan mledhur ne ato kuti,,,

pse partia socjaliste nuk ka mar asnje vot ne disa prej tyre,,,,c´far ka te bej kjo me standartet?????
 
Po shkodra njihet si vend qe mbeshtet PD..dhe aq mandate sa ka mar PS ne Shkoder i ka shume :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top