Yuri Kim shpall “lajm të madh” provën e dështimit të reformës në drejtësi

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e ka quajtur “lajm të madh” shtimin e Gjykatës Kushtetuese, me një anëtar të ri, Altin Binaj, që u votua sot në parlamentin Shqiptar. Por, pavarësisht se ai është në linjën e asaj që Shqipërisë i kërkohet për të hapur tryezën e parë të bisedimeve me BE, pavarësisht se është duartrokitur nga ndërkombëtarët, zgjedhja nga parlamenti i Altin Binajt është një dështim ulëritës reformës në drejtësi. Dhe kjo për një fakt të thjeshtë.

Arkitektura e drejtësisë së re është konceptuar mbi kontrollin dhe ekuilibrin e pushteteve. Si e tillë Kushtetuta parashikon që nga Këshilli e Emërimeve në Drejtësi, Presidentit dhe parlamentit ti çohen nga tre emra, nga të cilat ata si institucione emërtese përzgjedhin njërin. Por sot kuvendi e ka votuar Binajn si kandidaturë të vetme. Po ti shtosh kësaj edhe faktin se ai ishte edhe në listat që KED do i çonte presidentit, rrezikon që edhe dy vakancat që Ilir Meta ka për të plotësuar të zgjidhen sërish pa konkurencë.

Ky në fakt është raundi i dytë që zgjedhja e anëtarëve të gjykatës më të rëndësishme në vend, përdhos atë që vazhdon të konsiderohet me kokfortësi si një reformë model.

Të gjithë i mbajnë mend përplasjet e forta që bëri një vit më parë presidenti i republikës me qeverinë për mënyrën se si do zgjidheshin anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Të gjithë e kujtojnë manipulimet e kreut të KED, Adrian Dvorani. Për këtë proces atëhere Komisioni i Venecias u shpreh se: “…të gjitha emërimet ishin bërë potencialisht në një mënyrë antikushtetuese”.

Natyrisht, në të gjithë këtë proces nuk ka pasur vetëm manipulime dhe kapje politike nga pushteti. Vështirësia ka ardhur edhe prej faktit që Shqipëria nuk ka pasur kapacitete dhe profesionistë për standartin që u vu për reformën në drejtësi.

Por, problemi është se kur Komisioni i Venecias dha rekomandimet e para për këtë reformë ai e ngriti shqetësimin për këto mangësi. Atëhere baballarët e reformës u përgjigjën se gjithçka qe në rregull dhe se njerëzit dhe profesionistët nuk mungonin.

Tani po rezulton e kundërta, dhe nuk dihet nëse ky gabim u bë thjeshtë nga padija, apo si një llogari e pastër për të kapur drejtësinë.

Sot, kur dështimi është i prekshëm në çdo hap, kur asnjë nga institucionet e reja nuk është ringritur, as në afatet dhe as në cilësinë e asaj që ishte projektuar, ne ndoshta nuk do të arrijmë ta dimë kurrë nëse gabimi ka qenë i qëllimshëm.

Por, për një gjë jemi të bindur. Se raste si ky i zgjedhjes së Altin Binajt në Gjykatën Kushtetuese, me një kandidaturë të vetm, janë shumë larg standartit të propoganduar. Dhe askush nuk mund ta fshehë këtë dështim, pavarësisht se diplomatë si Yuri Kim bërtasin fitore.

©Lapsi.al
 
Akoma me kto prrallat e peshkut te madh dhe gjykatave te ktyre...sdi a ka njeri qe i beso akoma kto .
 
Kush i beson voto te kuqet, kush si beso i ke aty ku jane te perziejne qullin qe kan bere e sju behet vone se ka shqiperi askujt...
 
Ah c`na the moj zonje?! :))
Po si mund te kete rezultat reforma kur ata ne kolltuqe pa perjashtim i ke te inkriminuar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top