Ylli i muzikës Shqiptare Parashqevi Simaku.

MonaLisa

Silence has a meaning 🦋
Staf në FV.AL
Adm
IMG_7326.jpeg
Parashqevi Simaku, ylli me fund te trishte!

Video ne rrjet që dhemb per fatin e saj
Një video qe eshte bëre virale ne rrjet dhe shanset që te jete Parashqevi Simaku janë 95%. Ajo ka vite qe eshtë zhdukur nga jeta publike dhe nuk ka dhenë intervista. Ka patur gjithmone zera dhe nje legjende urbane se Parashgevia jeton e vetmuar me asistencë sociale. Dihet shume pak per këtë, askush nuk ka folur, as nga miqte apo të afermit. Kjo video eshtë regjistruar ne nje qender vullnetare, qe japin çanta me ndihma.
Shume pretendojne se personi ne video eshte ajo.
Dokumentari i transmetuar ne Amerike eshte i fokusuar tek vulnetarët qe ndihmojne kryesisht nenat me fëmije!
Parashqevi Simaku mund te kishte gjithe botën. Edhe vetem te kendonte per shaiptarët, sfare do ishte, por jeta eshtë e guditshme, ka edhe funde të trishta. Nuk eshte i pari rast qe nje njeri me shume fame, me shumë sukses dhe me shumë dashuri nga publiku i vet dhe me shume dhurata nga Zoti, si nga bukuria dhe talenti të kenë në fund një fat te trishte dhe pleqeri te trishtë.

Eshtë e trishtueshme.

Post.Tirana


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://www.instagram.com/reel/DDgzz-Ftt8v/?igsh=MWF2cGxqOG96cmI1bQ==
 
E kam pas lexu diku ne mos bej gabim,vite me pare,se kjo ju ka perkushtuar nje sekti fetar.
 
E kam pas lexu diku ne mos bej gabim,vite me pare,se kjo ju ka perkushtuar nje sekti fetar.
Sa trishtim, Diva e shqiperis, një ndër femrat më të bukura dhe me talent të katandiset keshtu.
 
Na plasi edi rama ka me miliona shqipria qe skan pas e skan mundsi per nje streh mbi koke nje personi qe sdi ti mensxhoje mire ti behet :)
 
Kendonte bukur, edhe eshte e mençur, nuk fut hundët ke punët e tjerve, nuk jep këshilla me demek me u tregu ekstravagante apo xheloze... Nuk eshte kunjaxhie... Është Zonjë grua mëreni shembull 😁
 
Fetyra me e embel ka qen cdo here Parashqevi🥰
keq te perfundoj ne kete gjendje kjo artiste.
 
na cmenen me kete rrjetet..ca lavdro e ca sha.
fundja sa e sa njerez ka ne bote qe jeta nuk u buzeqesh??
Qofte mire! Nese nuk eshte marrte ndihmen qe i nevojitet.
kaq.
 
Ja kishte shkuar Ilirjani, e kishte gjetur, para Pacollit. I kishte dhënë kafe.

Ajo vet zgjodhi të iki ne Amerike, nese e shikonte qe nuk i ecte jeta atje, le te ktheheshte sic e ben plotë të tjere. Kështu qe mos e bejm sikur është ndonjë bitcoint. O burra kush do turret mbas asaj dhe te bej foto.
 
Nuk befasohem. Ne, ne kohe, vazhdimisht jemi treguar se dijme te te hudhim matan rruges,te gjuajme me gure, e te knaqemi duke te thirrur budalla. Pastaj kthehemi kinse kemi meshire. Kete e bejme me se miri.

Ne fakt mendoje se zonja s'ka nevoje per meshiren tone. Ne keqperdorim cdo dite, me miliona here, kenget e saj pa asnje te drejte autoriale.

Pra,vetem jepni Parashqevise ate qe i takon. Asgje me shume.
 
"Rënia e një Ikone: Valët e Reagimeve në Oqeanin e Rrjetit Social" - F.Lazo

Përgjigja ndaj rënies së një ikone në rrjetet sociale vjen si valë që trondit detin e komunikimit virtual. Hapa të shpejtë të tastierës, fjalë të hedhura nëpër ekran, zemra të thyera dhe syri i mendimit që shikojnë larg.
Ikona, që dikur ndriçohej në qiellin e tyre, tani është rrëzuar dhe të gjithë dëshirojnë të flasin për rënie. Ndjenja e lidhjes ndaj ikonës, e cila ka qenë si një yll udhërrëfyes, një shkëndijë frymëzimi, ose thjesht një fllad që e ndihmon ta durojnë vetminë, është ajo që shtyn njerëzit të reagojnë.
Rrjetet sociale janë si skena e madhe e teatrit të jetës ku të gjithë mund të luajnë rolin e tyre. Kur ndodh një tragjedi, si rënia e një ikone, njerëzit ndihen të ftuar të ndajnë mendimet, të shprehin ndjenjat e tyre dhe të bëjnë pjesë në dialogun kolektiv.
Efekti i turmës, si valë që ndërthur çdo pikë uji në një forë të madhe, është gjithashtu një faktor. Kur shumë njerëz reagojnë, të tjerët ndjekin rrjedhën, duke e bërë reagimin më të madh se vetja.
Por ndoshta më thelbësorja është dëshira për të treguar solidaritet, për të ndarë dhimbjen, për të qenë pjesë e diçkaje më të madhe se vetja. Dhe në raste kur rënia e një ikone lidhet me çështje më të mëdha sociale ose politike, reagimi mund të bëhet një formë e protestës, një mënyrë për të diskutuar dhe sfiduar status quo.

Imazhi është shokues, vërtet.
Artistja, dikur një emigrante plot shpresë në kërkim të lavdisë, sot përballë publikut te saj, duke u bërë shikuese e heshtur e jetës që vazhdon pa të. Situata e saj zbulon sfidat e pakapërcyeshme me të cilat shumë njerëz përballet, duke zbuluar ashpërsinë e realiteteve të tyre ekonomike, mendore dhe psikologjike.
Ekonomia, ky monstrum i pamëshirshëm, nuk i ka lënë gjë tjetër përveç pasigurisë dhe stresit. Stabiliteti financiar, që dikur ishte i konsideruar si i sigurt, ka zhdukur, e lënë të luftojë çdo ditë për të përmbushur nevojat e saj më elementare : të hajë, të veshë dhe të gjejë strehë. Ekzistenca e saj tani është e drejtuar nga e pasigurta, pasiguria është e vetmja e sigurt e saj.
Në aspektin mendor, ajo është një fushë beteje në rrënoja. Depresioni, ankthi dhe stresi pas-traumatik e rëndojnë, fantazma të padukshme që nuk e lënë kurrë rehat. Ëndrrat dhe ambicionet e saj, dikur shokët e saj më të besueshëm, tani janë zëvendësuar nga ndjenja e dështimit që e kafshojnë vetëvlerësimin e saj.
Psikologjikisht, mungesa e strehës është një plagë që nuk shërohet, një përvojë që e çnjerëzon që trondit identitetin e saj dhe shkel dinjitetin e saj. Izolimi social dhe stigmatizimi, këto binjakë të tmerrshëm që shpesh janë të lidhur me shtëpizëm, vetëm sa përkeqësojnë vuajtjen e saj.
Këto sfida theksojnë mënyrën e pashpëtueshme rëndësinë e solidaritetit social dhe mbështetjes në fushën e shëndetit mendor. Ata janë një thirrje e dëshpëruar për ndërgjegjësim dhe empati, një klithmë e heshtur për një shoqëri më të kuptueshme dhe përfshirëse.

F.lazo151224
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top