Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

XL-1, makina që harxhon 1 lt për 100 km

Në 2002 kreu i përgjithshëm i sektorit të kërkimit dhe zhvillimit në kompaninë gjermane të prodhimit të automjeteve, Volkswagen kërkoi me ngulm ndërtimin e një makine që të harxhojë vetëm 1 litër karburant për 100 kilometra rrugë të përshkuar.

Shiko fotografinë 1730668


Dhe premtimet mbahen. Sot një makinë e tillë është realitet falë punës 11-vjeçare të grupit të ekspertëve gjermanë. Për të qenë të saktë, thotë Ulrich Hackenberg, kreu i VW, makina harxhon vetëm 0.87 litra në 100 kilometër rrugë.

Si u arrit? Hapi i parë ishte lehtësimi i automjetit. Sic dihet një pjesë e madhe e energjisë motorrike, automjetet e përdorin për të zhvendosur veten e tyre, ndërsa diferenca për të zhvendosur ngarkesën. Modeli XL-1 i Volkswagen peshon vetëm 795 kilogram, rreth 500 kilogram më pak se makinat me të njëjtin volum.


Shiko fotografinë 1730669

XL-1 është e ndërtuar me plastikë të përforcuar me fibra karboni, ka një motorr turbodiesel dy-pistonësh nga 830 cc, 48 kuaj fuqi në total dhe bëhet fjalë për një sistem hibrid me bateri litiumi 5.5 kWh e rikarikueshme.

XL-1 është më e vogël se një Polo, më e ulët se një Porsche Boxster, pasqyrat e jashtme janë zëvendësuar me kamera të vendosura që transmetojnë sinjalin në monitorin e vendosur në kroskot. Të gjitha këto elemente e ndihmojnë krijesën e VW të reduktojë në maksimum forcën aerodinamike. Rezultatet janë mbresëlënëse, përvec konsumit të paktë, emëtimi i dioksidit të karbonit të XL-1 është vetëm 21 gram për 1 kilometër. /BeratiLive


Shiko fotografinë 1730670
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back