Xhon turqit pregatiten per 400 vjetorin e tiranes !

Lauri

Anunnak
Nuk eshte aspak cudi! Turqit e Rinj pregatiten qe te festojne 400 vjetorin e themelimit te Tiranes.

Si zakonishte, ne vendin tone c do gje fillon e shkruhet nga koha e endrrave ideologjike te nje klase qe ka influence ne qeverri e ne shoqeri.

Kjo histori e c mendur, ka kohe qe vertitet ne vendin tone, dhe mundohet qe te fshehi c do gjurem te lashtesis sone ne keto troje.

moza_zps19f1ec4a.png

Mozaiku i Tiranes eshte nje prove shume e madhe qe tregon Tirana egzistonte si qender qysh prej 2000 vjetesh.

Ky Mozaik mes te tjerash ka dhe nje simbole te pakundershtueshem parakristian -simboli i Diellit ne foton e mesiperme.

Nje vile dhe nje bazilike ...pa populllsi perreth saj!!?? Nuk ka asnje shance.

Per emrin e Tiranes jane degjuar vetem variantet greko- bolshevike dhe keto kohet e fundit po degjohen dhe variantet e xhonturqeve. ......lihen ne harrese dijetaret perendimore si borgjeza e kapitalista.

Hahni i madhe e cileson Tiranen si qytetin e AFERDITES.

Ai supozon se Tirana e ka marre emrin nga emri i bukuroshes Aferdite nepermijet emertimit Etruske per perendin Aferdite= TURAN.

Egzistenca e nje faltoreje pagane shume te njohur ne kete zone duhet ti kete dhene Tiranes dhe emerin e saj.

I ketij mendimi eshte dhe Iakovo Thomopulo ne bashkepunim me albanologet Petro Xhovani dhe Evlogjio Korila.

Mania per ta paraqitur Tiranen si qytet te themeluar nga Turqit nuk eshte gje tjeter vecse nje gure me shume ne themelet e otomanizmit te ri ..dhe jo vetem...pasi shkaterrimi i c do historie me te vjeter, ne vendin tone , eshte nje tradite e shkollave te vendeve fqinja qe deshirojne qe vendi yne te mos kete taban historik ku te mbeshtesi lashtesine e tij.
/ Altin Kocaqi
 
Titulli: Xhon turqit pregatiten per 400 vjetorin e tiranes !

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



TIRANE-Me rastin e 400 vjetorit të themelimit të Tiranës, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, hapi sot ekspozitën "400 vjet qytet – Gjurmët Islame në Tiranë". Ekspozita paraqet pamje të vjetra të qytetit që nga koha e themelimit e deri në ditët e demokracisë. Ajo u hap më 11 Shkurt 2014, datë në të cilën është themeluar Tirana dhe do të qëndrojë e hapur për dy ditë, në sheshin para Xhamisë së Et'hem Beut.

Në ceremoninë e hapjes nënkryetari i Komunitetit Mysliman Klodian Shehi u shpreh se themelimi i Tiranës daton që në vitin 1614, ku dhe u hodh gurthemeli i ndërtesës së parë, i Xhamisë së Vjetër nga Sulejman Pashë Bargjini, gurthmel i cili sot nuk ekziston më. “Mungesa e disa prej këtyre objekteve të kultit, dhe jo vetëm, është një humbje e madhe jo vetëm për memorien shpirtërore, por edhe atë kulturore, arkitekturore dhe urbanistike të qytetit”, nënvizoi Shehi.

Ndërsa Drejtori i Kulturës në KMSH Genti Kruja shpreh se teksa përkujtojmë këtë përvjetor nuk mund të mos përmendim edhe kontributin e paçmuar të klerikëve myslimanë, të cilët i dhanë jetë qytetit me ndërtimin e objekteve të kultit. “Xhamia-vendadhurimi, hamami-pastërtia dhe furra e bukës-ushqimi dhe begatia, këto tre objekte të ndërtuara 400 vjet më parë nga Sulejman Pashë Bargjini, u bënë pjesë e këtij qyteti dhe banorëve të tij, duke e bërë Tiranën një qytet simbol të mikpritjes dhe trashëgimisë kulturore”, tha Kruja.

Prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi teksa e cilësoi hapjen e kësaj ekspozite si eveniment të rëndësishëm u shpreh se Tirana dhe banorët e saj me u mirësinë dhe butësinë e tyre u kanë hapur krahët dhe kanë ndihmuar gjithsecilin që ka ardhur këtu për të ndërtuar jetën e tij. “Sot ne themi me krenari se Tirana e përmbushi detyrën e saj si kryeqytet, por njëkohësisht me zhvillimet e fundit moderne ka akoma shumë punë për të bërë”, theksoi Vorpsi.

Drejtori i Kulturës në Bashkinë e Tiranë Arben Skënderi përcolli përshëndetjet e Kryebashkiakut Basha dhe uroi KMSH për këtë aktivitet të rëndësishëm. Ai u shpreh se “Bashkia e Tiranës në kuadër të 400 vjetorit të themelimit ë këtij qyteti ka vendosur të evidentojë disa momente të rëndësishme historike siç është edhe ndërtimi i një instalacioni në formë memoriali në vendin ku ka qenë xhamia e vjetër si dhe vendosja e monumentit të Sulejman Pashës në vendin ku i takon, përsa i përket rëndësisë historike që ai mbart.”

(BalkanWeb)
 
Titulli: Xhon turqit pregatiten per 400 vjetorin e tiranes !

Shquhem per pelhure mirekuptimi ne mendime, por me keto rreshtat poshte dua te jem edhe pak me shm vetvetja.

"Po u qofte buka harram atyre qe do ti lene keta xhon turq....po ju qofte harram gjiri i nenes gjithe atyre shqiptareve qe e quan vella turkun...i qofte harram ai qiell e ajo toke ku leu cdo shqiptar qe quan vella turkun grekun serbin rusin se me keq se na bene keta nuk besoj te kete patur te tjere...harram gjiri i nenes atij shqiptari qe i thote pushtuesit vella!"

hajduti
 
Titulli: Xhon turqit pregatiten per 400 vjetorin e tiranes !

Mjaftojne vetem pak fjale Hajdut, te kuptosh se ku duan te dalin keta truthare:" themelimi i Tiranës daton që në vitin 1614, ku dhe u hodh gurthemeli i ndërtesës së parë, i Xhamisë së Vjetër nga Sulejman Pashë Bargjini"
 
Titulli: Xhon turqit pregatiten per 400 vjetorin e tiranes !

Me vjen keq kur per historine e qytetit te Tiranes, i meshohet fort deshmive gojedhanore, kur dihet shkencerisht se keto deshmi te rendesishme nuk merren kurre si te dores se pare. Historia e Tiranes nuk ka pse te mbeshtetet ne legjenda, nderkohe qe kemi faktet per te shqyrtuar. Ne rradhe te pare, persa i perket prejardhjes te vete emrit te Tiranes, me duket se ka deshmi me te favorshme per t'iu afruar se vertetes, se sa perralla e pashait turk qe mori pergjigje nga plaka e cila thuhet se po tirte, nderkohe qe emri i vendit eksistonte shume kohe me pare se turqit te dukeshin ne Ballkan.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top