Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Xhon Kerri, i lidhur me familjen Mbreterore Shqiptare.

Xhon Kerri, i lidhur me familjen Mbreterore Shqiptare

Nje hulumtim qe ka bere te dale ne drite, edhe lajmi se kandidati demokrat per President i SHBA, Xhon Kerri ka lidhje me familjen mbreterore shqiptare. Oborri Mbreteror shqiptar nuk ka bere ndonje koment ne lidhje me kete fakt, por ka shume mundesi qe kjo lidhje te jete nga familja e Mbretereshes Geraldine, gruas se Mbretit Zog, e cila sic dihet rridhte nga nje familje fisnike hungareze, me lidhje gjaku me disa familje mbreterore te Europes ...

Kandidati demokrat per President te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ka nje linje trashegimie qe rrjedh permes gjakut te nenes, mes te tjerave dhe nga familja Mbreterore Shqiptare. Lajmi eshte publikuar dje Asociatted Press, agjensia zyrtare amerikane e lajmeve. Nje lidhje gjeanologjike, nepermjet Nenes Mbretereshe Geraldine, me prejardhje nga nje familje e famshme fisnike e Hungarise Senatori Xhon Kerri, kandidati demokrat per President i SHBA, ka gjak blu, e rrjedhur vec te tjerash edhe nga familja mbreterore e Shqiperise. Lajmi interesant per shqiptaret, eshte publikuar dje nga agjensia zyrtare e lajmeve te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Asociatted Press (AP).

Lajmi i eshte referuar studimit nje mujor te te mirenjohurit ne fushen e gjeanalogjise, Harold Brooks- Baker, Drejtori i Burke's Peerage, nje lloj bible per aristokracine britanike. Keshtu qe pas zellit tone te njohur, per te gjetur lidhjen e figurave me te shquara te te gjitha fushave ne bote, me Shqiperine dhe shqiptaret, kete radhe duket se lajmi ka vlere zyrtare: Xhon Kerri, njeriu qe pretendonte te drejtonte SHBA, duket se ka ne dejet e tij, edhe gjak shqiptar te trasheguar nga nena. Gjak mbreteror madje.

Sipas AP, "senatori Xhon Kerri ka gjak blu dhe ate e ka te trasheguar nga te gjithe Familjet Mbreterore te Europes. Madje, kete lidhje e ka edhe me te madhe se lidhja e Presidentit aktual Xhorxh Bush". Lajmi eshte bere i njohur ne media, duke i'u referuar Burke's Peerage. I njejti burim, qe eshte i famshem per kerkimet ne fushen e gjenealogjise, ka thene se kandidati demokrat per ne Shtepine e Bardhe ka nje linje trashegimie, qe rrjedh permes gjakut te se jemes nga Shtepite Mbreterore te Shqiperise, Anglise, Suedise, Norvegjise, Danimarkes, Rusise, Bizantit, Persise (Iranit) dhe Frances. Lajm ky qe eshte botuar dje nga disa prej gazetave me te famshme te botes dhe agjensi prestigjioze lajmesh. Forbes rrjedh nga Eilliam Forbes, "Laird of Neee", nje familje, qe shtrihet tutje ne histori dhe qe perfshin shume barone, ka bere te njohur, Burke's Peerage. "Pikerisht ne saje te kanaleve te kesaj familje, kandidati demokrat per president, Xhon Kerri ka rrjedhur nga Henri II, Mbret i Anglise, qe ishte edhe babai i Rikard Zemerluanit, drejtuesi i Kryqezates se Trete ne vitin 1189"- ka thene Peerage.

Ndryshe nga ai, Presidenti aktual i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh E. Bush ka lidhje direkte me Mbretereshen Elisabet te Anglise, me 20 duke britanike dhe me shume princa europiane, ka thene ai.

Ndersa, siti amerikan, myfamily.com - Build a private family web site with myfamily.com, i cili publikon regjistrimet e trashegimise nga viti 1841-1901 ne Internet ka gjetur se Presidenti Bush, Princesha Dajana dhe Uinston Cercill jane te lidhur me njeri- tjetrin ne largesi, me ane te nje peme gjeanalogjike e cila tregon se origjina e tyre shkon ne shekullin e XV, me kaloresin Henri Spenser e Badby, qe ka jetuar ne Northamptonshire ne vitet 1420-1478.

Tani qe fushata elektorale per zgjedhjet presidenciale ne SHBA eshte ne kulmin e saj, shume media dhe studiues, rreken cdo dite qe te studiojne dhe bejne publike, te gjitha anet e dy kandidateve krysore, deri tek prejardhja e tyre e larget, duke hulumtuar si ne rastin e Presidentit Bush, qe 6 shekuj me pare, ne vitin 1420. Nje hulumtim qe ka bere te dale ne drite, edhe lajmi se kandidati demokrat per President i SHBA, Xhon Kerri rrjedh edhe nga familja mbreterore shqiptare. Oborri Mbreteror shqiptar nuk ka bere ndonje koment ne lidhje me kete fakt, por ka shume mundesi qe kjo lidhje te jete nga familja e Mbretereshes Geraldine, gruas se Mbretit Zog, e cila sic dihet rridhte nga nje familje fisnike hungareze, me lidhje gjaku me disa familje mbreterore te Europes. Nje kombinacion i cuditshem gjaku, qe ka bere qe ne dejet e kandidatit aktual per President te SHBA, Xhon Kerri, te rrjedhe gjak mbreteror shqiptar.
 
Redaktimi i fundit:
Do isha kurioz te dija rezultatet e ketyre gjurmimeve, nese ai do kishte apo jo gjak shqipetar dhe nese po, si do ti ndikonte kjo, si njolle apo si vlere me shume.
 
Do isha kurioz te dija rezultatet e ketyre gjurmimeve, nese ai do kishte apo jo gjak shqipetar dhe nese po, si do ti ndikonte kjo, si njolle apo si vlere me shume.

Personalisht mendoj se ai nuk e konsideron as si njolle e as si vlere, por mendoj se ndofta e koncepton ose si nje aspekt ezotik te linjes se tij trashegimtare ose nuk e konsideron fare pasi ne fund te fundit ka kaq perzjere ne linjen e tij trashegimtare sa ajo pjesa shqiptare duket gati e parendesishme!!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back