Xhoana Nano hap restorant luksoz për klientë VIP në kryeqytet

284.jpg
Tashmë që ka vendosur të qëndrojë përfundimisht në Tiranë, familja e ish-kryeministrit Fatos Nano, duket se po bën plane aftagjata për të ardhmen e tyre të sigurt financiarisht, duke shtuar bizneset në kryeqytet. Mësohet se Xhoana Nano sapo ka hapur në një ambjent ngjitur me ato ku ndodhet edhe agjencia e saj e udhëtimeve: një restorant super-luksoz, i cili ka mirëpritur emrat më të njohur të politikës dhe biznesit. Sigurisht klientët VIP janë ata që frekuentojnë më së shumti restorantin, i cili ka si specialitet prodhimet e detit. Burime të sigurta konfirmuan se ky është një biznes i ri i zonjës Nano, e cila ka vendosur të provojë një linjë tjetër fitimprurëse, ndryshe nga ajo e agjencive të udhëtimeve. Restoranti ndodhet në mjediset e stadiumit Selman Stërmasi në kryeqytet, i cili siç shihet edhe nga pamjet e jashtme nuk të lë përshtypjen e një lokali luksoz, por nga brenda mund të konfirmosh krejt të kundërtën. Sigurisht, ata që kanë patur fatin të shijojnë recetat e zgjedhura, konfirmojnë se ky restorant është një ndër më të rafinuarit në Tiranë./shqiptarja/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top