Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Xhemati kosovar tubon 80 mijë euro për Shkodrën



Besimtarët islamë, nëpër xhamitë e Kosovës, kanë mbledhur 80 mijë euro për të ndihmuar zonat e përmbytura në veriun e Shqipërisë.

Aksioni është organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), pas faljes së namazit të xhumasë, të premten e kaluar, nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës.

Zyra e informimit e BIK-ut ka njoftuar nëpërmes një komunikate shtypi se parat e tubuara nga ky aksion së shpejti do t’u dorëzohen autoriteteve të Shkodrës.

Xhemati i Kosovës me këtë aksion iu është bashkuar iniciativave të shumta që kanë ndërmarrë qytetarët e Kosovës, për t’i ndihmuar banorëve e rrethit të Shkodrës, të cilët u dëmtuan nga përmbytjet e ujit. //mesazhi
 
Titulli: Xhemati kosovar tubon 80 mijë euro për Shkodrën

Shume gjest per tu vlersuar . Dhe pse me shume probleme te vetat njerzit arrijne te fusin doren ne pertofol dhe te dhurojne per ata qe jane me keq se ata .
Eshte verte nje vyrtyt i larte i popullit kosovar.
 
Titulli: Xhemati kosovar tubon 80 mijë euro për Shkodrën

Gjest per tu admiruar ... :) :) :) gjithe falenderimet per vellezerit fqinje :)
 
Titulli: Xhemati kosovar tubon 80 mijë euro për Shkodrën

Gjest per tu admiruar ... :) :) :) gjithe falenderimet per vellezerit fqinje :)

eee po kshtu esht nese e ndijm veten nese jemi shiptar :D kemi nje gjuh jemi nje popull por te ndare :D ma mir njani tjetrit se i huaji esht i keq :D
 
Titulli: Xhemati kosovar tubon 80 mijë euro për Shkodrën

All-llahu i shperbleft .
 
Titulli: Xhemati kosovar tubon 80 mijë euro për Shkodrën

Cdo solidaritet eshte per tu vleresuar, megjithese ne ja kemi obligim njeri - tjetrit.
 
Titulli: Xhemati kosovar tubon 80 mijë euro për Shkodrën

lol 80.000 euro eshte nje oferte e madhe per nje popull i pa pune.
Me ka ngrit nervat Berisha me 15 MILION euro qe po zhpenzon vetem per te ditur statusin fetare, nderkohe qe shkodrant i kane krevatet me kembe ne uje. Turp Berisha, dhe i lumte kosovarve per zemergjersine!!!!
 
Titulli: Xhemati kosovar tubon 80 mijë euro për Shkodrën

brvo muslim albania jeni 1
 
Titulli: Xhemati kosovar tubon 80 mijë euro për Shkodrën

Bravo xhest i bukur .
 
Titulli: Xhemati kosovar tubon 80 mijë euro për Shkodrën

Xhemati i Kosovës - 83990.06 mijë euro për zonat e përmbytura në Shqipëri​

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës me vëmendje dhe e shqetësuar ka përcjell gjendjen në veriun e Shqipërisë, ku në fillim të këtij viti, përmbytjet shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatbardhësisht jo edhe viktima në njerëz.
Kryesia, duke parë gjendej e rënd me të cilin po përballet popullate e atakuar nga përmbytjet, të premten më 15 janar 2010, në të gjitha xhamitë e Kosovës organizoj aksion për grumbullimin e mjeteve financiare me destinim ndihmë zonave të përmbytura.



Aksioni u zhvillu pas namazit të xhumasë në gjitha xhamitë e Kosovës. Ndërsa për të sensibilizuar xhematin, Kryesia më kohë kishte udhëzuar imamët që hytben e xhumasë t'i kushtojnë solidaritetit dhe ndihmës me njerëzit në rast të fatkeqësive.
Në aksionin e organizuar nga Kryesia i BIK për ndihëm zonave të përmbytura u grumbulluar 83990.06, mijë euro kontribute nga xhemati i Kosovës.
Pas aksion Myftiu i Kosovës, mr. Niam Tërnava, më 2 shkurt pati një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Islam Laukën të cilin e njohu me rrjedhjen e aksion, shumën e grumbulluar të mjeteve financiare nga xhemati i Kosovës, si dhe kërkoj mendimin e Ambasadorit për mënyrën e deponimit të mjeteve adresën e duhur.
Ambasadori Lauka pasi e falënderoj Myftin për aksionin e ndërrmar nga kryesia e BIK, ai një admirim të posacëm shprehu për gjestin e xhamtit të Kosovës për ndihëm zonave të përmbytura. Ambasadori Lauka i preferoi Myftiu Tërnava, që mjetet e grumbulluara të barten në xhirollogarinë e Këshillin ndërministrorë për Shkodër. Kështu mjetet e grumbulluar në shumë prej 83990.06 euro më 8 shkurt u bartën në xhirollogarinë AL85202110130000000001157945. e Këshillit Ndërministror për Shkodrën në Savings Bank of Albania.
Me këtë rast kryesia e BIK si organizatore e aksionit falënderon të gjithë ata që në çfarëdo mënyrë kontribuuan për t'u dal në ndihmë vëllezërve tanë të prekur nga përmbytjet.



bislame.net
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back