Titulli: Xhemati kosovar tubon 80 mijë euro për Shkodrën
Xhemati i Kosovës - 83990.06 mijë euro për zonat e përmbytura në Shqipëri
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës me vëmendje dhe e shqetësuar ka përcjell gjendjen në veriun e Shqipërisë, ku në fillim të këtij viti, përmbytjet shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatbardhësisht jo edhe viktima në njerëz.
Kryesia, duke parë gjendej e rënd me të cilin po përballet popullate e atakuar nga përmbytjet, të premten më 15 janar 2010, në të gjitha xhamitë e Kosovës organizoj aksion për grumbullimin e mjeteve financiare me destinim ndihmë zonave të përmbytura.
Aksioni u zhvillu pas namazit të xhumasë në gjitha xhamitë e Kosovës. Ndërsa për të sensibilizuar xhematin, Kryesia më kohë kishte udhëzuar imamët që hytben e xhumasë t'i kushtojnë solidaritetit dhe ndihmës me njerëzit në rast të fatkeqësive.
Në aksionin e organizuar nga Kryesia i BIK për ndihëm zonave të përmbytura u grumbulluar 83990.06, mijë euro kontribute nga xhemati i Kosovës.
Pas aksion Myftiu i Kosovës, mr. Niam Tërnava, më 2 shkurt pati një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Islam Laukën të cilin e njohu me rrjedhjen e aksion, shumën e grumbulluar të mjeteve financiare nga xhemati i Kosovës, si dhe kërkoj mendimin e Ambasadorit për mënyrën e deponimit të mjeteve adresën e duhur.
Ambasadori Lauka pasi e falënderoj Myftin për aksionin e ndërrmar nga kryesia e BIK, ai një admirim të posacëm shprehu për gjestin e xhamtit të Kosovës për ndihëm zonave të përmbytura. Ambasadori Lauka i preferoi Myftiu Tërnava, që mjetet e grumbulluara të barten në xhirollogarinë e Këshillin ndërministrorë për Shkodër. Kështu mjetet e grumbulluar në shumë prej 83990.06 euro më 8 shkurt u bartën në xhirollogarinë AL85202110130000000001157945. e Këshillit Ndërministror për Shkodrën në Savings Bank of Albania.
Me këtë rast kryesia e BIK si organizatore e aksionit falënderon të gjithë ata që në çfarëdo mënyrë kontribuuan për t'u dal në ndihmë vëllezërve tanë të prekur nga përmbytjet.
bislame.net