Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Xhavit Shala: 300 të diplomuar në Gjirin Persik synojnë të marrin kreun e Komitetit M

Xhavit Shala: 300 të diplomuar në Gjirin Persik synojnë të marrin kreun e Komitetit Mysliman Shqiptar

gjiu-persik.gifIsh-kryepolici Xhavit Shala: Nuk është thjesht një luftë për të marrë kreun e Komunitetit Mysliman. Rreziku me të cilën po përballet Shqipëria është ajo e infiltrimit të ekstremistëve islamikë në pozicionet kyçe në hierarkinë e institucioneve fetare. ثshtë një skenar i iniciuar dhe i përgatitur në bankat e shkollave koranike të vendeve të Gjirit Persik dhe kryesisht në Arabinë Saudite. Ndaj nuk është e rastësishme gjenerimi i këtij konflikti pikërisht në vigjilje të zgjedhjes së kryetarit të ri të Komitetit Mysliman Shqiptar.



Më geresisht në Tirana Observer
Shkruar nga Elton Tafaruçi
E enjte , 19 mars 2009



Por menjëherë pas intervistës së djeshme në faqet e gazetës "Tirana Observer", nuk ka vonuar të vijë edhe reagimi i Komunitetit Mysliman Shqiptar. Me një deklaratë për shtyp, ai ka bërë një hap prapa, duke u përpjekur që të qetësojë disi gjakrat e ndezura midis myftinive të Tiranës, Elbasanit, Kavajës nga njëra anë, dhe kreut Selim Muça e kryetarit të Këshillit të Përgjithshëm, Ilir Vokshi, nga ana tjetër. Të parët janë kundërshtarët kryesorë që akuzojnë Muçën për abuzime me procedurat e zgjedhjes dhe i kanë qëndruar besnik idesë se statuti duhet zbatuar pikë për pikë. Duke u ndodhur në këtë gjendje konfliktuale, e cila ngriti temperaturën brenda Komunitetit Mysliman Shqiptar, ky i fundit me tone të buta u përpoq dje të sqaronte gjithçka duke përtypur edhe deklaratat e hedhura ditë më parë.
Mesazhi
Deklarata nis me presupozimin se këto probleme realisht ekzistojnë brenda këtij komuniteti. Megjithatë këto shqetësime Komuniteti Mysliman kërkon t'ia atribuojë demokracisë jetëshkurtër në Shqipëri dhe përpiqet që shpjegimin për një pjesë të origjinës së këtij konflikti t'ia ngarkojë pikërisht këtij fakti. Në deklaratë përmendet tekstualisht kjo frazë "Natyrisht që eksperienca jonë demokratike e shkurtër kohore kërkon kohën e saj për t'u shëndoshur, gjë për të cilën jemi koshientë të gjithë. Në këto përpjekje konsolidimi noton e gjithë shoqëria shqiptare. Pa dyshim që dhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i është bashkuar kësaj fryme që në hapat e parë të tij". Me këtë shpjegim sa teorik aq edhe politik, Komuniteti Mysliman po bën sforcon e tij që të largojë debatin, në qendër të të cilit është gjetur këto katër ditët e fundit. Madje në shumë raste këtë debat brenda rrymave të ndryshme KMSH e shikon si një shërbim të frymës konstruktive dhe të transparencës e të konsolidimit të mëtejshëm të këtij institucioni. Por përtej këtyre momenteve emocionale, ky komunitet bën të ditur se myslimanët shqiptarë nuk kanë frymë ekstremiste as në Tiranë dhe as në të gjithë Shqipërinë. Pra, me nota moderuese dhe me elegancë, KMSH po kërkon t'i kthehet normalitetit të saj, duke pohuar se "zgjedhjet e radhës në këtë institucion janë konform dhe në respekt të të gjitha rregullave dhe statutit". Akoma është herët për të thënë nëse kjo është një strategji apo është një reagim që ka për qëllim që të mbledhë të gjithë besimtarët myslimanë nën të njëjtën çati, pasi nga ngjarjet e fundit u vu re qartë se ai është i përçarë dhe mes tij ekzistojnë dy rryma të ndryshme.
Debati
Por, a do të ketë një fund ky debat? Askush nuk mund ta thotë me siguri, por hapin e parë e ka hedhur dje Komuniteti Mysliman Shqiptar, i cili me anë të deklaratës u përpoq që të thërriste edhe njëherë në apel të gjithë myftinjtë e vendit dhe të largonte fantazmat e ekstremizmit brenda xhamive shqiptare. Në mesazh ishte lehtësisht e kuptueshme fakti se KMSH po kërkon t'i vërë fre idesë së këtij rreziku. Në këtë mesazh shprehej qartë kjo frymë kur thuhej se "tilla mendësive jo islame, nuk do gjejnë kurrë klimën e përshtatshme për t'u kultivuar dhe rritur mes myslimanëve shqiptarë". Natyrisht që këtu i referohej edhe pikës më fortë të vendit tonë, kur përmendej fakti se Shqipëria është vendi i harmonisë dhe i kulturës së bashkëjetesës ndërfetare. Këtu i lihet vend edhe tolerancës dhe thirrja e KMSH i drejtohet të gjithë atyre që janë të interesuar të japin kontributin e tyre dhe të ndajnë shqetësimet e ditëve të fundit. Pra, kjo është një ftesë e hapur për paqe dhe mirëkuptim midis të gjithëve dhe KMSH nuk ka hezituar që t'i ftojë nëpërmjet këtij mesazhi ata që mendojnë ndryshe. Në këtë kontekst ajo i referohet edhe modelit të myslimanëve shqiptarë, të cilët janë të vlerësuar nga mbarë bota. Por, a do të mundet KMSH që me anë të një deklarate t'i mbledhë të gjithë myslimanët që t'i nënshtrohen të vetmit autoritet. Zgjedhjet e ardhshme do të jenë prova më e mirë.
568 është numri i xhamive në të gjithë Shqipërinë
Myslimanizmi ka ardhur në Shqipëri gati 6 shekuj pas lindjes së tij. Të gjithë studiuesit bien dakord se myslimanizmi erdhi në Shqipëri gjatë shekullit të 14-të. Ai konsiderohet joburimor, me një fjalë, i ardhur nga pushtuesit. Ndërtesat e para të besimit islam i përkasin shekullit të 16-të dhe 17-të.
Xhavit Shala: 300 të diplomuar në Gjirin Persik synojnë të marrin kreun e Komitetit Mysliman Shqiptar
Por një shpjegim për të gjithë këtë konflikt brenda Komunitetit Mysliman e ka dhënë ish-kreu i SHIK-ut të Elbasanit, ish-kreu i policisë së Fierit, eksperti për اështjet e Sigurisë Kombëtare dhe një nga njohësit më të mirë të problemeve që brejnë Komunitetin Mysliman, Xhavit Shala. Në një intervistë për gazetën "Tirana Observer", ai i ka përshkruar ndryshe këto përplasje, duke iu referuar edhe deklaratës së kreut të Komunitetit Mysliman, Selim Muça, se në vendin tonë ka një dorë ekstremistësh nga Kosova dhe Maqedonia që po kërkojnë të përçajnë shqiptarët. Sipas Shalës, se ekziston realisht rreziku i infiltrimit të ekstremistëve islamikë në pozicionet kyçe, në hierarkinë e institucioneve fetare. Shala ka shpjeguar në një intervistë të gjatë se ky është një skenar i iniciuar dhe i përgatitur në bankat e shkollave koranike të vendeve të Gjirit Persik dhe kryesisht në Arabinë Saudite. Pra, opinionet e Shalës koincidojnë me ato të Muçës dhe që të dy në mënyrë krejt të pavarur nga njëri-tjetri bien dakord në një pikë të përbashkët, se nëpërmjet labirinthit të myslimanizmit radikal kanë filluar të penetrojë arma e tij më e fortë. Të rinjtë. Sipas Shalës, rryma më radikale e islamizmit, vehabi-selefizmi, ka investuar shuma parash në përgatitjen, rehabilitimin dhe indoktrinimin e plot 300 studentëve shqiptarë në shkollat koranike. Por pas goditjes që kjo rrymë mori pas 11 shtatorit 2001, eksponentë të ndryshëm të myslimanizmit ekstrem u tërhoqën nga vendi ynë, por lanë të hapur rrugën për të marrë me vete të rinjtë shqiptarë që vinin kryesisht nga shtresat më të varfra të shoqërisë për t'i përgatitur si njerëzit që do të drejtonin të ardhmen e myslimanizmit në Shqipëri. Pikërisht këtu përplasen edhe këto dy rryma. Nga njëra anë ajo e moderuar dhe e njohur për tolerancën e saj fetare, dhe nga ana tjetër radikalizmi me prejardhje arabike, i cili kërkon që në Kosovë dhe Shqipëri të hedhë themelet për të krijuar një epiqendër të islamizmit ekstremist evropian.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Xhavit Shala: 300 të diplomuar në Gjirin Persik synojnë të marrin kreun e Ko

Pro dhe kundër zgjedhjes së kreut të KMSh-së
Zgjedhja e kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar gjeneroi brenda grupimeve dhe rrymave të ndryshme një konflikt midis kreut aktual, Selim Muça, dhe imamëve e besimtarëve, të cilët kontestuan 21 marsin si datën e zgjedhjeve. Shkëndija që ndezi përplasjen detyruan këtë franxhë që të akuzonte Muçën se zgjedhja e datës jo sipas kohës që parashikohet në status, mosnjoftimi i tematikës, mungesa e kandidatëve alternativë, ishin shkelje e qëllimshme. Dhe e gjitha kjo bëhej vetëm për faktin që do t'i mund t'i siguronte Muçës edhe një mandat tjetër katërvjeçar në krye të KMSH-së. Madje besimtarët dhe një pjesë e imamëve në vend kërcënuan se do të faleshin në sheshin para selisë qendrore. Por këto qëndrime sollën edhe reagimin e menjëhershëm Muçës dhe mbështetësve të tij, të cilët nuk u kursyen për të shpërthyer me deklarata shumë provokuese. Vetë Selim Muça akuzoi se brenda Komunitetit Mysliman ka një dorë ekstremistësh të ardhur nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët duan të përçajnë institucionet fetare myslimane në Shqipëri. Akuza e drejtpërdrejtë ishte drejtuar këtij grupimi dhe jo emrave të veçantë. Me këtë deklaratë Muça i hodhi më shumë benzinë zjarrit që tashmë kishte përfshirë të gjithë Komunitetin Mysliman në Shqipëri. Krah tij u radhit edhe kryetari i Këshillit të Përgjithshëm, Ilir Vokshi, i cili e komentoi këtë përplasje për kreun e KMSH-së, vetëm si një pretekst për t'u kapur. Ndërkohë që kundër u radhitën myftinjtë e Elbasanit, Tiranës dhe Kavajës.
Selim Muça, kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar
"Ka kundërshtarë, që po gënjejnë, manipulojnë dhe përçajnë. Disa njerëz nga Kosova dhe Maqedonia po acarojnë situatën dhe po sulmojnë Komunitetin Mysliman. Këtu ka një dorë ekstremiste që po kërkon të përçajë myslimanët shqiptarë. Unë kam të drejtën ligjore të shpall kandidaturën time dhe dyert janë të hapura edhe për kandidatët e tjerë".
Ilir Vokshi, kryetar i Këshillit të Përgjithshëm
"Asnjë shkelje statutore nuk ka në thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman. Po ç'bëri 15-ta e ç'bëri 11-ta, kjo nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Kjo është vetëm sa për t'u kapur. Nuk ka fare shkelje statuti, nëse nuk është bërë lajmërimi 15 ditë para, por 11 ditë para".
Gëzim Kopani, myftiu i Pukës
"Nëse një grup besimtarësh bëjnë reagime të tilla duke "mbrojtur" statusin e Komunitetit, mos të harrojnë se ata kanë shkelur Kur'anin pra, nuk kanë dialoguar. Myftinia e rrethit Pukë bën thirrje që të ulemi në dialog".
Agim Duka, myftiu i Elbasanit
"Myftinia e Elbasanit kërkon që të ndiqet ana procedurale ose më mirë ajo statutore për zgjedhjen e kryetarit. Nëse do të ndiqen sipas rregullit të gjitha procedurat, atëherë kryetari i ardhshëm do të ishte i pranueshëm nga të gjithë. Prandaj, ne kërkojmë që statuti të zbatohet dhe të mos ketë kontestime të tjera".
Xhaferr Shkodra, myftiu i Kavajës
"Ai nuk ka përmbushur asnjë prej objektivave që ka marrë përsipër, nuk ka kredibilitet në xhametet e xhamive, fryma që ai përcjell është klanore, arrogante e despotike. Realiteti është se ing. Selim Muça ka ngulitur frymën e frikës në të gjithë myftitë e Republikës, të cilët janë në dijeni të shkeljeve të tij".
Gazmend Teqja, imami i Xhamisë së Xhurës
"Nuk e kuptojmë përse zgjedhjet bëhen në këtë mënyrë, të fshehta dhe duke shkelur statusin. Kryetari i KMSH-së, Selim Muça, sjell përçarje mes vetë myslimanëve, kur ne duhet të jemi në harmoni jo vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me fetë e tjera".

link: Tirana Observer - KMSH: Tek myslimanët shqiptarë nuk ka ekstremistë
 
Titulli: Xhavit Shala: 300 të diplomuar në Gjirin Persik synojnë të marrin kreun e Ko

"nga ana tjetër radikalizmi me prejardhje arabike, i cili kërkon që në Kosovë dhe Shqipëri të hedhë themelet për të krijuar një epiqendër të islamizmit ekstremist evropian."

Sferat e ndikimit qe nje vale e tille aktivitetesh ndikon sic tregohet qarte ketu jo vetem brenda shqiperise, por ne mbare evropen duke e bere shqiperine nje vend ku ekstremizmi cel filiza te rinje dhe ja shperndane evropes.

Une vetem shpresoj qe gjera te tilla mos te kthehen ne te keqijat qe ato percjellin dhe kane filluar te tregojne ne dem te kombit, shtetit dhe shoqerise.
 
Myslaminet, a kane dy xhami!

ARDIT BIDO​




Myslimanizmi shqiptar ka qenë sipas modelit turk, vetëkuptohet ndikimi për shkak të pushtimit 500-vjeçar. Por pas viteve ‘90-të, shumë rryma të reja dhe ndikime nga Arabia Saudite hynë në myslimanizmin shqiptar. Ndryshimet mes dy rrymave janë të dukshme që nga mjekra e gjatë dhe pantallonat e shkurtuara në fund dhe deri tek xhamitë e zgjedhura për t’u falur. Por vetë protagonistët e dy krahëve nuk tentojnë të prekin thelbin e ndasisë fetare ndërsa merren me çështje procedurale dhe me funksionimin e demokracisë në zgjedhjen e kreut



Përpara xhamisë së Et’hem Beut, një sërë tezgash ishin vendosur paraditen e djeshme me fletëpalosje për miqësinë shqiptaro-turke. Vetëm 100 metra më tej, në xhaminë e “Rrugës së Kavajës”, asnjë element i tillë nuk dukej.

Debati i lindur ditët e fundit në Komunitetin Mysliman Shqiptar përmban një mori detajesh dhe replikash ndërmjet dy grupimeve brenda komunitetit. Kreu i këtij institucioni, Haxhi Selim Muça, deklaroi pak ditë më parë se bëhet fjalë për dallime mes tradicionales dhe radikales, si dy rryma që bashkëjetojnë brenda komunitetit, ndërkohë kundërshtarët e tij cilësojnë absurde diçka të tillë, duke deklaruar se ekziston një rrymë që dëshiron të mbajë karrigen në komunitet.

Situata e krijuar nuk është kaq e lehtë sa duket, sipas përfaqësuesve të komunitetit. Ata parashtrojnë një sërë faktorësh, si menaxhimi i pronave, drejtimi financiar dhe marrëdhënia me besimtarët, që kanë çuar në një situatë të tillë. Por, në asnjë rast nuk flitet për ndikime të jashtme që mund të krijojnë përçarje brenda Komunitetit Mysliman dhe të ndryshojnë drejtimin fetar. Myslimanizmi shqiptar ka qenë sipas modelit turk, vetëkuptohet ndikimi për shkak të pushtimit 500-vjeçar. Por pas viteve ‘90-të, shumë rryma të reja dhe ndikime nga Arabia Saudite hynë në myslimanizmin shqiptar. Ndryshimet mes dy rrymave janë të dukshme që nga mjekra e gjatë dhe pantallonat e shkurtuara në fund dhe deri tek xhamitë e zgjedhura për t’u falur. Por vetë protagonistët e dy krahëve nuk tentojnë të prekin thelbin e ndasisë fetare, ndërsa merren me çështje procedurale dhe me funksionimin e demokracisë në zgjedhjen e kreut.

Selim Muça deklaron se rryma radikale brenda komunitetit vjen nga imamë të ardhur prej Maqedonie dhe Kosove, ndërsa kundërshtarët e tij bëjnë fjalë vetëm për dy vështrime të ndryshme që ekzistojnë mbi të njëjtin fenomen. Në Maqedoni dhe në Kosovë, në Komunitetin Mysliman ekziston një debat i hapur për përballjen mes myslimanizmit tradicional dhe myslimanizmit të ri. Ndërkohë, në Shqipëri pakkush flet për një fenomen të tillë.

Ndërhyrje nga Turqia dhe Arabia Saudite?


Por, jo për të gjithë një dikotomi është e panjohur. Ish-zyrtarë të lartë të administratës publike, duke folur për “standard”, deklaruan se ekzistojnë ndikime të jashtme që krijojnë një situatë të tillë brenda komunitetit. Duke ruajtur anonimatin, ata deklarojnë se dy shtete, Turqia dhe Arabia Saudite kanë qenë gjithnjë të interesuara për të ruajtur “ndikimin” e tyre brenda Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Një prej tyre tregon se ambasadorët e Turqisë dhe vendeve arabe kanë qenë në kontakte të vazhdueshme me drejtuesit shtetëror shqiptarë, sidomos në periudhat e zgjedhjeve për drejtuesit e Komunitetit Mysliman, si edhe të institucioneve në varësi të saj, si Medreseja. Madje, konfidencialisht ish-zyrtari shprehet se ndikimi ka qenë disa herë aq i lartë sa edhe përfaqësues të politikës së këtyre vendeve kanë ndikuar në një mënyrë, ose në një tjetër, për të krijuar ekuilibra të rinj brenda institucionit.

Qeveria e mëparshme ka qenë e predispozuar, sipas tij, që t’i lejojë më shumë hapësirë ndikimit turk, e për këtë arsye, ish-zyrtari kujton se një delegacion i nivelit të dytë u nis për në Ankara për këtë çështje. “Aty na priti vetë Kryeministri Erdogan, i cili anuloi një takim të rëndësishëm për t’u takuar me ne”, – rrëfen ish-zyrtari, duke treguar nivelin e rëndësisë së rrymave brenda komunitetit dhe prapaskenat që ekzistojnë në zgjedhjen e drejtuesve. Por këto ndikime duket se do jenë të destinuara të jenë gjithmonë në prapaskenë, pasi vetë përfaqësuesit zyrtarë nuk pranojnë të flasin për këtë gjë. Gazeta “standard” i dërgoi Komunitetit Mysliman Shqiptar pyetje në lidhje me rrymat brenda komunitetit dhe ndikimit që ekziston nga jashtë. Haxhi Selim Muça nuk u përgjigj, ndërsa Drejtoria e Kulturës në Komunitet u përgjigj zyrtarisht, duke thënë se “situata është trajtuar gjerësisht në media” dhe se “kryetari i komunitetit, Haxhi Selim Muça, nuk ka reagime të mëtejshme për këtë çështje”.

Ndërhyrjet e institucioneve të jashtme nuk pranohen as nga grupimi kundërshtar i kreut të Komunitetit Mysliman. Pyetur në lidhje me këtë çështje, Ilir Hoxholli, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit, tha për gazetën se një ndikim i tillë mund të ketë të bëjë me institucionin por jo me besimtarët. “Personat e shtetit kam përshtypje se kanë informacione të marra nga institucioni dhe institucioni po tregon se ekstremizmi shfaqet vetëm kur kërkohet transparenca, ose kur ka zgjedhje. Kjo e bën shumë qesharake si proces. Pas akuzave të serbëve, për shqiptarët e Kosovës dhe maqedonasve për shqiptarët e Maqedonisë, Selim Muça, u bashkëngjitet atyre. Unë mendoj se Komunitetit Mysliman i ka ardhur koha për një shqiptar të mirë në krye të tij”, – tha z. Hoxholli.

Debati

E ndërkohë, që asnjëra palë nuk pranon ndikimin e jashtëm, një debat i gjerë është krijuar mbi rrymat brenda Komunitetit Mysliman. Kjo, pas deklaratave të kreut të komunitetit, Haxhi Selim Muçës, të cilat janë kundërshtuar ashpër nga një pjesë e komunitetit. Sipas të dytëve, brenda komunitetit nuk ekzistojnë dy rryma, por një grupim njerëzish që dëshiron pushtetin dhe besimtarët e thjeshtë.

“Ka kundërshtarë që po gënjejnë, manipulojnë dhe përçajnë. Disa njerëz nga Kosova dhe Maqedonia po acarojnë situatën dhe po sulmojnë Komunitetin Mysliman”, – kishte deklaruar Muça vetëm pak ditë më parë. “Së fundmi kanë ardhur disa njerëz nga Kosova dhe Maqedonia dhe thonë se do të shtrojmë Shqipërinë. Nga kush do ta shtrojnë Shqipërinë tonë të lirë? Këta kundërshtarë që kanë ardhur nga jashtë të fusin shpatën”.

Por, Ilir Hoxholli thotë se Haxhi Selim Muça duhet të jetë më i përgjegjshëm në deklaratat e tij. “ثshtë e vërtetë se ka lëshuar një deklaratë bombë, që nuk i shërben as besimtarëve, e as Shqipërisë, që po tenton të hyjë në BE. Mosha bën gjithçka. Sot ka dalë me deklaratë dhe ka thënë se nuk ka ekstremistë”, – reagoi z. Hoxholli. “Ne kemi një problem vetëm në lidhje me statutin, ndërkohë që Haxhi Selim Muça e ka parë si një rivalitet për karrige, ndërkohë që ne nuk kemi dalë me asnjë kandidatë. Mund të them se në Komunitetin Mysliman ekziston vetëm një rrymë që është shumë larg besimtarëve, është rryma që dëshiron karrige dhe pushtet”.

Divergjenca mes dy grupimeve ka pasur edhe më parë. Në vitin 2005, për një muaj rresht në Komunitetin Mysliman u zhvilluan një sërë debatesh në lidhje me ndryshimet statusore. Në fund të këtyre debateve, më 15 maj të atij viti, Këshilli i Përgjithshëm vendosi që të mos ndryshojë nenin 2 të statutit që përmban medh’hebin (drejtimin) e Komunitetit Mysliman. Në këtë mënyrë medh’hebi Hanafi, që është në fuqi prej periudhës otomane, u ruajt për myslimanët shqiptarë, çka ishte kërkuar të ndryshonte nga shumë anëtarë të komunitetit.

Importi

Ajo çka krijoi bujën më të madhe pas deklaratave të kreut të Komunitetit Mysliman është prejardhja e personave, që sipas tij, përbënin elementin radikal. Ai shënjoi Kosovën dhe Maqedoninë, dy vende ku debati publik në lidhje me myslimanët radikalë, e në disa raste edhe vehebist është shumë më i përhapur sesa në Shqipëri. Në botën akademike në Kosovë dhe Maqedoni debatet vlojnë në lidhje me myslimanët jotradicionalë, dhe se sa kjo gjë ndikon pozitivisht a negativisht në vendet në fjalë.

Pak kohë më parë, duke folur për “standard”, zëvendësrektori i Universitetit të Prishtinës, z. Luan Ahma, deklaroi se diçka e tillë po merrte përmasa të mëdha në Kosovë dhe se në Maqedoni, një rifondamentalizim i Komunitetit Mysliman ishte duke u formësuar. Sipas tij, ky grupim ka një lidhje mbarëshqiptare dhe ndikon e ka kohezion më të lartë me myslimanët shqiptarë në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri, sesa pjesa tjetër e myslimanëve.

Kush do marrë drejtimin ?

Debati i tanishëm në Komunitetin Mysliman ka të bëjë me drejtimin e bashkësisë. Kundërshtarët e Haxhi Selim Muçës deklarojnë se janë një sërë faktorësh që i bëjnë t’i drejtohen gjykatës për shpalljen si antistatutore të datës së zgjedhjeve. Problemi lindi pak ditë më parë, kur kryetari i Këshillit të Përgjithshëm, Ilir Vokshi, njoftoi se zgjedhjet do të ishin brenda një 11 ditëve. Anëtarë të këshillit kundërshtuan, duke deklaruar se ishte shkelur statuti. “Problemet reale kanë të bëjnë me shkeljen e statutit. Neni 22 i statutit përcakton se 15 ditë përpara zgjedhjeve duhet të lajmërohemi. Disa thonë se “ç’bëri një dy apo tre ditë”, por problemi kryesor ka të bëjë me materialet që duhet të studionim. Brenda këtyre materialeve është puna që është bërë në komunitet dhe nëse materialet nuk miratohen, atëherë edhe kryetari nuk miratohet, se është puna e tij”, – thotë Ilir Hoxholli, anëtar i këshillit. “Ky është konflikti dhe nuk ka asnjë konflikt tjetër. Ne kërkuam vetëm këtë pjesë, që të dimë se çfarë do të diskutohet. Unë edhe sot nuk i di emrat e kandidatëve”.

Në lidhje me këtë çështje, Komuniteti Mysliman ka reaguar duke deklaruar se po kërkohen gjëra të paqena, dhe edhe pse statuti përcakton 15 ditë, kjo nuk ka rëndësi dhe nuk përbën shkelje. “Po ç’bëri 15-ta e ç’bëri 11-ta. Kjo nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Kjo është vetëm sa për t’u kapur. Nuk ka fare shkelje statuti, nëse nuk është bërë lajmërimi 15 ditë para, por 11 ditë para. Pra, është respektuar statuti e rregullorja e Komunitetit Mysliman. Nuk është traditë pajisja me materiale. Nuk ka ndodhur ndonjëherë. Materialet nuk janë dorëzuar, pasi kjo nuk është traditë”, – ka deklaruar Ilir Vokshi, kryetar i Komunitetit Mysliman.

Anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm e paditën komunitetin dhe tani çështja është në gjykatë. “Nuk e kuptoj se përse nuk e shtynë datën e zgjedhjeve dhe kaq, se përsëri Haxhi Selim Muça do ishte zgjedhur, pasi ka shumicën e anëtarëve. Këshilli i Përgjithshëm, parlamenti i myslimanëve është i çuditshëm. Selim Muça zgjedh anëtarët dhe anëtarët zgjedhin Selim Muçën”, – thotë Ilir Hoxholli.

Pronat


Debati më i madh në gjirin e Komunitetit Mysliman ka të bëjë me pronat. Komuniteti është pronari i dytë më i madh në vend, pas shtetit shqiptar dhe gjithnjë ka pasur akuza të ndërsjellta për menaxhimin dhe keqpërdorimin e pronave. Drejtues të komunitetit janë akuzuar për korrupsion, ndërkohë që ata vetë kanë deklaruar se menaxhimi i pronave është transparent dhe më i miri i mundshëm.

Grupe në komunitet akuzojnë drejtuesit për një sërë rastesh, që përbëjnë shkelje sipas tyre. Këto raste kanë të bëjnë me shitje trualli si pronat vakëf, në krah të hotel “Drinit” dhe në trekëndëshin ku ndodhet Dhoma e Tregtisë, ku është kërkuar nisja e procedurave hetimore. Ata gjithashtu akuzojnë se futja në banka e mijëra eurove të përfituara nga shitja e pronave vakëf, duke marrë prej tyre interesa, pra përfitimi me anë të fajdesë, është një akt i ndaluar rreptësisht në Islam, sikurse edhe vendosja e pagesës për turistët që duan të vizitojnë xhaminë e Et’hem Beut.

Ilir Hoxholli thotë se edhe frika e tanishme e drejtuesve të komunitetit, të cilët sipas tij, shkelin statutin, ka të bëjë pikërisht me këto elemente. “Haxhi Selim Muça ka një hije dyshimi mbi vete. Ne na bën të dyshojmë mostransparenca që tregohet në rastin konkret me vakëfin te Dhoma e Tregtisë. Unë kërkova që të na shpjegohej nëse është dhënë kjo tokë, dhe reagimi ishte “ç’të duhet ty?”. Ndërkohë që flitej për një transparencë normale, të na thuhej që është dhënë me kaq. Unë kam marrë të dhëna që ajo tokë është dhënë për shesh ndërtimi, që do të thotë se ka një kontratë mes pronarit dhe firmës së ndërtimit”, – thotë ai.

Ndërkohë që Komuniteti Mysliman deklaron se nuk ekziston asnjë problem i tillë. Transparenca, sipas tyre, ekziston në komunitet dhe menaxhimi i pronave është një ndër prioritetet kryesore të institucionit.

Përçarja?!

Në situatën e krijuar, duket se një përçarje e Komunitetit Mysliman mund të ndodhë, por kjo hidhet poshtë nga të dyja palët. Komuniteti Mysliman deklaron se nuk mund të ketë përçarje, pasi Këshilli i Përgjithshëm merr vendime në bazë shumice. Ndërkohë, anëtarët e tjerë deklarojnë që nuk do ta njohin kreun e komunitetit nëse ai zgjidhet nga mbledhja e ardhshme në Kavajë. Sipas tyre, do të jetë gjykata ajo që do vendosi në padinë e paraqitur nga këta anëtarë. “Nuk besoj se mund të kemi një përçarje. Kemi një përçarje të vendosur nga KMSH-ja tashmë prej vitesh, që në shumicën e rasteve nuk përfaqëson interesat e besimtarëve. Pra, kemi një çarje mes godinës nga njëra anë dhe besimtarëve nga ana tjetër”, – tha Ilir Hoxholli.


21/03/2009


Gazeta Standart
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back