Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Xhaketat vjeshte-dimer 2009-2010

Xhaketat vjeshte-dimer 2009-2010

Ti hedhim nje shikim xhaketave te dimrit 2010, protagonistet e verteta te ketij sezoni, ku fokusohet vemendja e stilisteve per kete sezon vjeshte-dimer 2009-2010. Me pak fjale nje mode retro kjo e ketij viti, qe merr inspirim nga e gjithe historia e modes se kaluar duke filluar nga vitet 50' e ketej.

FileContentCADLB5NQ.jpg

FileContentCAF9MHJN.jpg

FileContentCALFFBPX.jpg

FileContentCAU6MLX5.jpg
 
ngjyrat me pelqejne..modelet e xhaketave jo.
 
Xhaketat vjeshtë-dimër 2009-2010-Inspirim duke filluar që nga vitet 50

Në prag të mbërritjes së stinës së artë, që pasohet me atë të acartë, stilistët kanë detajuar se si do të jenë xhaketat e dimrit 2009-2010. Sipas dizenjuesve të modës, xhaketat do të jenë protagonistet e vërteta të këtij sezoni, për këtë arsye edhe vëmendja e stilistëve është fokusuar më së shumti te kjo veshje. Modelet e propozuara nga stilistët për sezonin vjeshtë-dimër 2009-2010, do të nxjerrin jashtë gardërobe xhaketat që kemi mbajtur një vit më parë ose më shumë kohë se kaq në dollap. Kjo, jo se modeli i xhaketave të sezonit të kaluar vjeshtë-dimër nuk do të bëjë pjesë në modelet e reja të xhaketave, por se këto të fundit, do të kenë nga një stil të veçantë të çdo xhakete të ndërthurur në një të vetme. Me pak fjalë, do të jetë një modë retro kjo e këtij viti, që merr inspirim nga e gjithë historia e modës së kaluar duke filluar nga vitet 50’ e këtej.

Ngjyrat
Përveç modeleve të xhaketave, stilistët kanë përgatitur edhe një përmbledhje se cilat do të jenë ngjyrat e modës për sezonin vjeshtë-dimër 2009-2010. Sipas tyre, ngjyra më e preferuar në dimrin e ardhshëm do të jetë e kuqja, kështu që filloni të mendoni për gardërobën tuaj të ardhshme, fustane, triko, çanta, këpucë, pasi çdo gjë duhet të jetë vetëm e kuqe! E kuqja është një ngjyrë e ndezur dhe ekstravagante, që jo të gjitha femrat e preferojnë. Një ngjyrë tjetër në tendencë do të jetë edhe bezha, perfekte duke filluar që nga shtatori, dhe duke përfituar nga ngjyra juaj e nxirë do të keni një pamje shik. Bezha është një ngjyrë e cila mund të kombinohet me shumë ngjyra të tjera si dhe mund të luani me sfumaturat e saj dhe të kafes. Edhe “total black” (komplet e zezë), konfirmohet në tendencë, elegante dhe fine, mike e mirë e atyre që duan të fshehin kilet e tepërta. E zeza është perfekte edhe për t’u kombinuar me çdo gjë tjetër duke filluar që nga aksesorët.

Modelet e reja të xhinseve për vjeshtën dhe dimrin

Kthehen të përpikta në pasarelat e koleksioneve të reja vjeshtë-dimër 2009-2010 xhinset. Gjithmonë të bukura, praktike dhe funksionale, por edhe glamour dhe super trendi, xhinset (Jeans) janë akoma edhe një herë të preferuarat për të gjithë edhe në modën e re. Me ngjyra dhe klasike në nuancën blu, janë të të gjitha llojeve e modeleve, mjafton të dini të zgjidhni ato që bëjnë për ju dhe loja mbaroi!

Sezoni dimëror 2009-2010, zbuloni si do t’i vishni këmbët
Po pyesni veten sesi do të jenë këpucët këtë sezon përpara se të bëni blerjet tuaja? Ne do t’ju tregojmë disa informacione të duhura për modelet e reja të sezonit të ftohtë që po afrohet. Dekolte, çizme, balerina dhe shumë të tjera. Nëse mendonit se do të shplodhnit këmbët nga centimetrat e larta të takave të sandaleve, kjo nuk do të ndodh, dimri nuk ndryshon “regjim” dhe këtë na e konfirmojnë këpucët me taka të larta. Por si alternativë mbeten gjithmonë edhe balerinat, që këtë herë janë të dekoruara me finese, të pasura me detaje bizhush, gura, apo dhe me dopio ngjyrë. Ndërkohë që pas nuk mbeten as çizmet, që tashmë nuk janë me ngjyra, por marrin pak modelin e çizmeve të meshkujve me ngjyrat e vjeshtës. Përsa i përket materialit të tyre, mund të synoni tek llustrafin, kamosh, lëkurë e butë dhe me ngjyrat e tokës: jeshile ngjyrë ushtarake, versione të ndryshme të kafes, blu e errët, e kuqe.

gazeta Albania​
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back