Xhaketa e lëkurës, e përshtatshme për stilin rebel vjeshtor

*deliza*

VIP
V.I.P
Xhaketa e lëkurës, e përshtatshme për stilin rebel vjeshtor

Xhaketa_e_lekures_e_pershtatshme_pe.jpg


Duke e kombinuar gati me të gjitha llojet e stofrave, disenjatorët e kanë prezantuar pallton e lëkurës, si rrobë ideale për sezonin vjeshtë/dimër 2008-'09.

Xhaketat e lëkurës, si dhe pantallonat xhins kurrë nuk do të dalin nga moda, pa marrë parasysh kalimin e viteve. Ata që përcaktohen për bartjen e xhaketave të lëkurës, disi fitojnë më shumë vetëbesim.

Duke e kombinuar gati me të gjitha llojet e stofrave, disenjatorët e kanë prezantuar pallton e lëkurës si rrobë ideale për sezonin vjeshtë/dimër 2008-'09. Xhaketa e lëkurës është bërë e famshme në gjysmën e dytë të shekullit XX, nga aktorët, si: Marlon Branda, Geri Kuper, Harrison Ford dhe Tom Kruz.

Por, xhaketat e lëkurës janë pjesë përbërëse edhe e gardërobës së femrave, natyrisht në një variant më të butë. Përpos kombinimit klasik me pantallona të ngushtë, apo me fund të thjeshtë, këtë sezon preferohet edhe kombinimi i xhaketës së lëkurës me pantallona me këmbë të gjera, të shoqëruara me dorëza të lëkurës dhe me kravatë të hollë, apo me kapele.

Nëse doni që të dukeni sa më femërore, atëherë xhaketën e lëkurës mund ta kombinoni me fund me palë, apo me tunikë, të shoqëruar me çizme me taka të larta.

Cdodite
 
une jam adhuruese e xhaketave te lekures. me pelqen ti kem te gjitha ngjyrat.

sot psh kam vesh lekure ngjyre kafe si me nuanca . i jam pershtatat vjeshtes ketej .. ngjyrave te gjetheve te pemeve :p
 
S'para i kam qef xhaketat e lekures,sidomos ajo ne foto me then drejten per gustot e mia s'eshte ndonje e bukur.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top