Withers: Pas pak javësh Shqipëria në NATO

Kresha

A pretty face can never trick me
Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare me të drejta të plota në NATO, dhe kur të jetë e tillë, të mbrojë veten dhe partnerët.

Këtë deklarate bëri për mediat të enjten ambasadori amerikan në Shqipëri, John Withers pas një takimi që pati me nxënës dhe mësues të shkollës "Hasan Prishtina në Tiranë".

I pyetur për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, Withers bëri me dije se pas pak javësh (në prill pritet Samiti i Strasburgut) Shqipëria do të jetë në NATO si anëtare dhe si e tillë do mbrojë përfaqësimin e saj atje dhe partnerët e saj që e mbështesin.

Nga ana tjetër Withers shprehu kënaqësinë që është ambasador i akredituar në Shqipëri. Ai madje në takimin që pati me nxënësit u kërkoi këtyre të fundit të lexojnë dhe studiojnë.

Në këtë aspekt, nxënësit e pyetën se kë autor preferon ambasadori dhe Withers u përgjigj: "Libri im i preferuar "Darka e fundit" e Ismail Kadaresë. /balkanweb/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top