Windows 7: Versioni beta i gatshëm për shkarkim

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Windows 7: Versioni beta i gatshëm për shkarkim

9325.jpg


Microsoft-i ka dhënë versionin paraprak (Beta) të Windows 7 për shkarkim.

E mërkurë, 14 Janar 2009 09:17

Ky Version Beta është mjaft stabil dhe na jep një pasqyrë të mirë se si do të duket pasardhësi përfundimtar i Windows Vista-s.

Dëmtimi i pakthyeshëm i MP3-Fajlave, që e shkaktonte versioni jozyrtar, dhe që u paraqit në internet në fund të dhjetorit 2008 është menjanuar në versionin zyrtar.

Maksimalisht 2,5 milion përdorues mund ta testojnë Winsows 7. Sapo të arrihet ky kufi, Microsoft-i do ta ndërprejë dhënien e kodeve aktivizuese. Kush nxiton ta marrë një kod, mund ta shkarkojë ISO-Fajlin e madh 2,5 GByte dhe ta kopjojë në DVD. Nga këtu mund ta instalojë në kompjuterin e tij. Vëllimi i tij pas instalimit është përafërsisht sa i Windows Vista-Ultimate.

Ekziston edhe mundësia e aktualizimit (Upgrade) prej Windows Vista-s në Windows 7. Pasi që kemi të bëjmë me një version Beta, atëherë preferohet që aktualizimi të bëhet vetëm në kompjuter testues. I nevojshëm është Service Pack 1 në Windows Vista në mënyrë që të realizohet aktualizimi. Përkundër kësaj Windows 7 mund ta instaloni edhe duke e fshirë së pari Windows Vista.

Mirëpo, pa marë parasysh se si e instaloni Windows 7, afati i tij kalon me 1 Gusht 2009. Ende nuk dihet se a ekziston mundësia që sistemin tuaj ta ktheni prapë (Downgrade) në Windows Vista apo, do të vazhdojë faza e testimit.

Windows 7 Beta i gatshëm për shkarkim ekziston në gjuhët: angleze, gjermane, arabe dhe hindu, dhe janë në dispozicion versionet 32 dhe 64 bit-ësh.

Siguroni të dhënat tuaja para se të ndërrmerrni një aktualizim të sistemit, apo një instalim komplet për shkak se Microsoft-i nuk merr ndonjë përgjegjësi, për një version te tillë testues.

Vlen të përmendim se me daten 10.01.2009 serverët e Microsoft-it u ngarkuan tepër nga shkarkimet e shumta dhe u çkyçën nga rrjeti, përderisa të kyçen edhe serverë tjerë ndihmës në rrjet.

Përktheu: Sokol Gashi

CHIP Online - Deutschlands grِكtes Computer Portal
 
Titulli: Windows 7: Versioni beta i gatshëm për shkarkim

po e degjova kete lajmin per windows 7..
me kete version bill gates do mbyllte veprimtarine e tij ne fushen e informatikes
interesante..:dong:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top