Vula sekrete e Gjergj Kastrioti

Lauri

Anunnak
VULA SEKRETE E GJERGJ KASTRIOTIT ..ME FRYMEZIM NGA ZEUSI PELLAZGJIK.

Zeusi i Dodones dhe Leda e Epirit !

Kjo vule eshte njera nga vulat sekrete te Gjergj Kastriotit !
E shkeputur nga miti i Zeusit te Dodones me Leden e Epirit.
Cila ishte Leda ?
Leda ishte e ema e Elenes se Trojes,njekohesishte ishte nena e vellezerve binjak ,Dioskuret, Pollidheukut dhe Kashturit.
Miti eshte ky :

Njihet se Zeusi ishte i dashuri i shume grave te bukura.Njera nga keto ishte dhe Leda me te cilen u takua ne ...? (Liqenin e Mjelmave) . Ketu ata bene dashuri dhe nga kjo dashuri linden vellezrit Dioskure".

Nje Faltore e vellezerve Dioskure eshte ne Vlore,prane Karaburunit ne vendin e quajtur Gjiri i Grames.
/A.Kocaqi

sken_zpsbe45f387.jpg
 
Pe: Vula sekrete e gjergj kastriotit

Në këto kushte të disfavorshme tërheq vëmëndjen gjurma e një objekti sa të vogël po aq edhe domethënës. Bëhet fjalë për vulën e vogël të Skënderbeut sigillum annulare ku ishte gdhendur legjenda e famëshme e ‘dashurisë së Ledës me mjelmën’.Një studim të veçantë nga pikpamja fizike mbi gjurmën e kësaj vulë ka bërë Tefik Gecaj dhe kalimthi është folur edhe në Historia e Shqipërisë(T. 2002, p. ) pra fakti nuk është i pa njohur në shkencën albanollogjillike vetëm se ajo nuk është parë në kontekstin e kulturës rilindase evropiane apo asaj ballkanike. Nga përmasat që ka nxjerrë T. Gecaj rezulton se ajo kishte pasur formën e elipsit të ndarë nga rrathë shumëkëndësh.. Rrethi që kufizon legjendën ka përmasat 9 mm horizontal, 11 mm vertikal dhe 28 mm perimetri. Shumëkëndëshi i jashtëm: 13 mm horizontal, 16 mm vertikal dhe perimetri 45 mm.Legjenda e lindur në truallin e lashtë pellazgjik u trasmetua për shekuj me radhë si nga veprat e autorve antikë (Homeri:Odisea (II, 298-304), Euripidi : Ifixhenia (Helena 17-21, 214-257), Straborni : Gjeografia (10, 2.24), Apollodari :Biblioteka (I, 7.10, 3,10. 5-7) etj.) po ashtu edhe në aspektin ikonografik që reflektonte me variante të ndryshme në zbukurime vazosh , në skalitjet mbi rasa vari por edhe në skluptura që u trashëgua nga antikiteti. Nje sklupturë tepër e veçantë dhe shumë e bukur ndodhej edhe në koleksionin Albani (sot Muzeu Capitolino- Roma) e paraqet Ledën në një pozicion të ulur me vështrimin e kthyer nga e majta ku me njërën dorë mban të ngritur lart një pelerinë dhe me tjetrën e ka të mbeshtetur tek mjelma që i qëndron e mbeshtetur tek gjunjët. Kritika e artit e shpije realizimin e këtij varianti tek shkolla antike e Timotheos që u realizuan më 360 para K. për tempullin Asklepios në Epidauros (Peloponez) e më pas pati mjaft kopje. Varianti i koleksionit Albani mbnahet si një nga më të hershmet.....
 
Pe: Vula sekrete e gjergj kastriotit

Sipas legjendës Leda, e bija e Testios mbretit të Etolisë, ishte gruaja e Tindareos mbretit të Spartës. Ajo u dashurua nga Zeusi pellazg i Dodonës që ju shfaq asaj si një mjelmë e bardhë afër ujrave të lumit Eurota. Mjelma u bashkua me Ledën e si frut i kësaj dashurie lindën binjakët qiellorë nga hapja e dy vezëve Kastori e Pelluksi dhe Helena e Trojës me Klitenestrën. Mbi numurin e fëmijëve hyjnorë e tokësorë ( d.m.th. të vdekshëm) të Ledës ekzistojnë edhe variante të tjera nga autorët antikë.

Nga pikpamja artistike është rasti të përmëndim këtu edhe statujën madhështore që u zbulua në fillim të shekullit të XVI gjatë gërmimeve arkeollogjike në Foro di Nerva (Romë).(Lancani, R., Storia degli scavi di Roma…. 1990, vol. I, 228-230, vol. II, 211-3.) Ajo u gjend e coptuar koka nga trupi e përmëndet për herë të parë më 1512 me emrin ‘Pirro ose Marte Kapitolino’. Në shek. e XVI u njoh më shumë si statuja e Pirros së Epirit ndërsa arkeologotë e sotëm preferojnë më shumë ta quajnë e Marsit (pra Perëndia e Luftës). Ky është një problem më vehte që mund të shikohet më vonë. Në këtë rast na intereson më shumë pëshkrimi që i është bërë monumentit e në veçanti bazamentit të kësaj statuje më 1556 nga Ulisse Aldorandi në veprën e tij mbi sklupturat antike në Romë. Ai mes të tjerash shkruan: …. Poshtë Pirros është një Leida lakuriq, që del nga banja, dhe me dorën e majtë mban këmishën e saj, dhe me të djathtën një mollë. Nga një anë ka një Kupid (fëmijë ëngjëlolor I.K.)të bukur që përqafon një mjelmë. Që të dyja këto statuja janë bërë nga i njëjti mermer, e qëndrojnë mbi një bazament që e rrethon përqark…. Leda për shkak të bukurisë së saj u dashurua dhe u rrëmbye nga Zeusi në shëmbëlltyrën e Mjelmës, prej nga mbeti shtatzanë, lindi pastaj dy vezë, nga njëra lindi Kastori dhe Polluçi, nga tjetra Helena e Klitenestra që u martuan, e para me Menelaun, tjetra me Agamamnonin Mbretin e Greqisë”...
 
Pe: Vula sekrete e gjergj kastriotit

Përsa i përket paraqitjeve ikonografike më të hershme në mesjetën italiane të kësaj legjende përmëndet Guido delle Collone(1210-1287) ndërsa si pikënisje në rilindje konsiderohet realizimi në baso-reliev në një nga portat prej bronzi në katedralen e Shën Pietrit në Romë nga skluptori e arqitekti italian Antonio di Pietro Arverlino (ndryshe i njohur si ‘Filarete’) (1400-1469) të realizuar në vitet 1433-1445 në kohën e papatit të Eugjenios të IV (J.D.Reid vep. e cit. f. 626, E.Rossini vep. e cit. f. 12. La porta di Antonio Averlino detto Filarete, ff. 252-269, ill. në Mirabilia Italiae…. F.Cosimo, 2000, Atlas, vol I, a cura di Antonio Pinelli.). Pra Filarete ishte nismëtari që rikthevi në rilindjen italiane mitin e Ledës.

Përsa i përket vlerës simbologjike që ju jepet subjekteve të paraqitura ka mendime të ndryshme. Pranohet më shumë ideja e Ledës si përfaqësuese e natyrës, pjesë e tokës mëmë dhe fertilitetit. Trasmetuese e jetës së amëshuar dhe asaj tokësore. Si pkënisje e gjinisë humane. Ndërsa tek Mjelma hyjnore shikohet ajri dhe qielli. Fryma e zjartë e dashurisë nga bashkimi i të cilave krijohet amëshimi. Mirëpo nga mabarë studiuesit e ndryshëm të cilët e kanë blerë e na e kanë trasmetuar gratis për një legjndë puro greke harohet elementi më i rëndësishim në interpretimin e saj: simbioza e popujve që banonin në Ballkan. Ata jetonin bashkarisht në kohë lufte e në kohë paqe. Ureheshin e dashuroheshin. Grindeshin e pajtoheshin në aleanca me njëri tjetrin. Etolët, spartanët, akejtë, kryeperëndia e epirotëve Zeusi i kudogjendur, gjeneruesi i jetës së amëshuar dhe asaj tokësore janë humusi që kanë krijuar aty popujt më të vjetër. Ata që trashëguan atë gadishull ku inatet, grindjet e miqësitë nuk janë reshtur kurrë.....
 
Pe: Vula sekrete e gjergj kastriotit

Varianti që paraqitet nga gjurma e unazës të Skëndërbeut, një shkëndijë rilindase në artin mesjetar shqiptar, mjaft i thjeshtëzuar dhe origjinal, duhet të ketë qënë gjithashtu një nga më të hershmet që ka qarkulluar nga mesi i shek. XV. Kuptohet akoma pak i njohur për derisa u zgjodh për një destinacion kaq të veçantë si imazh i një vule sekrete “sigillum secretum”. Nuk mund të themi se Skënderbeu u nxit për zgjedhjen e këtij motivi nga paraqitja ikonografike e Filarte-s mbasi ato paraqiten të stilizuara në aspekte krejt të ndryshme. Por ama janë realizuar gati në të njëjtën kohë. Vula sekrete e Skënderbeut dokumentohet për herë të parë në një dokumet të vitit 1450 pra realizimi i saj është para kësaj date dhe afrohet mjaft me përshkrimin ikonografik të legjendës që lexuam më sipër tek monumenti i Piros të Epirrit në Romë. Kështu fakti tek unaza e Skëndërbeut na prezantohet si një shëmbëlltyrë me vlera historike, mitollogjike po aq edhe artistike, edhe pse në miniaturë, tregon si më sipër se Skënderbeu jo vetëm që nuk qëndronte jashtë mentaliteteve të reja të kohës por është edhe një nismëtar i pavarur në këtë drejtim deriasa rikthen në jetën e përditëshme në dokumenta kancelareske një imazh që lidhej me truallin pellazgjik të cilit ai i përkiste duke ja trasmetuar faktin nëpërmjet imazhit princave evropianë.

Tani mund të shtrohet çështja për këtë argument në se ishte Skënderbeu në Krujë apo Fillarete në Romë që i ra ndërmënd të parit të rimerrte e të pasqyronte në artin evropian legjendën e Ledës. Për Skëndërbeun duhet të përjashtojmë mundësinë e zotërimit të saj si një plaçkë lufte apo si dhuratë mbasi në këtë rast mungonte kondita e karaktetit të saj special e sekret. Nga ana tjetër mund të themi me siguri që as njëri nuk u influencua nga tjetri e secili eci në mënyrë të pavarur. Midis të dyve ka edhe një ndryshim mjaft të rëndësishëm. Ndërsa tek Skënderbeu legjenda, historia dhe arti kanë një funksion të dodishëm e të përditshëm tek Filarete legjenda rimeret krysisht në funksionin artistik. I pari është pjesë e jeton me legjendën pellazgjike veçse duke qënë ajo një imazh sekrekt nuk ka funksione publike e propoganduese të karakterit popullor ndërsa i dyti, d.m.th. Fillarete, e huazon atë nga origjinat e lashta pellazgjike dhe e ve atë në funksion të publikut.

Pra këtu ka rëndësi jo destinacioni i njërët apo tjetrit prezantim ikonografik por mentaliteti i lidhur me legjenden. Fillarete ishte ideator dhe realizues i saj ndërsa Skëndërbeu vetëm ideator. Realizimin duhet ta ketë bërë ndonjë gdhëndës i shquar, ndoshta brenda Shqipërisë, për ne sot akoma i panjohur.
 
Pe: Vula sekrete e gjergj kastriotit

Në Itali realizimet e tjera ikonografike pas Filaretes janë shumë më të vonshme. Në fund të shek. XV e gjatë shekullit të XVI duket një eksplodim i këtij kulti. . Me radhë mund të përmëndim Francesco Colona(1433-1527) në një ksilografi në veprën Hypnerotomachia Poliphili( ثndra e Polifilit) Venedik 1499, Giorgione(1477-1510) pikturë “Leda dhe mjelma”(1505-1510)Muzeu Civil Padova; Baldasare Peruzzi(1481-1536) Leda dhe mjelma me Kastorin e Polluksin(1510-1511), pikturë murale në tavan. Vila Farnezina- Romë, Leonardo da Vinçit(1452-1519) Leda (dhe mjelma me Kastorin e Poluksin, Klemenstrën dhe Helenën) e realizuar retth viteve 1510-151? e cila ka humbur. Trashëgohet një numur i madh kopjesh.. Subjekti është trajtuar edhe nga Mikelanxho Buonarotit(1475-1564) mirëpo veprat origjinale edhe këtu kanë humbur. Ruhen disa dizenjo parapregatitore dhe kopje të pikturës që ju atribuohen artistëve të ndryshëm. Lista e këtyre artistëve është e gjatë por edhe studiouesit që janë marë me këtë argument nuk janë të pakët. . (Veçojmë: Reid, J.D., The Oxford guide to Classical Mythology in the Arts, 1300-1990s, 1993, vol. I-II; Rossini, E., Il Bianco e dolce Cigno…, Ed. Nuoro, 2002, 173 f.; Calvesi, M. Leonardo La Pittura, Firenze, 1985 etj).

Fatet e Shqipërisë pas vdekjes të Skëndërbeut janë të njohura e nuk mund të pretendohej më që aty të ritej ndonjë piktor i madh që të rimerte e të zhvillonte në art gjithë legjendat që jetonin në këtë truall. Ajo që mungoi në art reflektovi në letërsi në veprën Hymnet e Natyrës të Mikele Marulo Tarkanjotës e ndoshta edhe në poemën e pabotuar dhe të humbur të Marin Beçikemit(Barletit) Shtegtimi dhe vdekja e Jasonit të cilat u shkrojtën në Itali.

Skënderbeu nga ana e vet edhe pse njeri i luftës nuk ishte i izoluar apo indeferent kundrejt artit, mitollogjisë dhe historisë. Me gjithë kushtet që jetonte Shqipëria, nga pikpamja artistike ai qëndronte në pikënisjen e të njëjtës rruge që u zhvillua dhe lulëzoj në artin rilindas italian e atë evropian. (Në : J. D. Reid: The Oxford guide.., vol. II, ff. 629-633, janë reshtuar 153 artistë të ndryshëm nga Evropa që kanë trajtuar këtë subjekt. ) Duke u rikthyer tek zanafillat e kësaj legjende të famshme pellazgjike , të ashtuqojtur greke, me Zeusin e Dodonës brenda saj ajo ishte po aq edhe shqiptare. E thënë me fjalë të varfërfëra, pa zbukurimet klasike të anikitetit, ka qënë një martesë e shquar greko- shqiptare që u trashëgua me shumë fëmijë.
/Ilia S. Karanxha albanolog: Firenze, 5.VI.2011
 
Nje pyetje kam une Lauri-Emrin dhe Mbiemrin e Gjergj Kastriotit ne titullin e temes e ke shkruar vete me te vogla apo thjeshte nje pakujdesi?
 
Pe: Vula sekrete e gjergj kastriotit

....rradhe here i jap rendesi drejtshkrimit nga qe koncentrohem ne argument. Eshte pakujdesi..:)
 
Pe: Vula sekrete e Gjergj Kastrioti

sken2_zps7389d460.jpg

sken6_zpsc039f101.jpg

sken3_zpsc48124a9.jpg

sken5_zpsbe38332e.jpg

sken8_zpsf70d87bc.jpg
 
Attachments

  • sken2_zps7389d460.jpg
    sken2_zps7389d460.jpg
    26.1 KB · Shikime: 0
  • sken6_zpsc039f101.jpg
    sken6_zpsc039f101.jpg
    43.6 KB · Shikime: 0
  • sken3_zpsc48124a9.jpg
    sken3_zpsc48124a9.jpg
    18.2 KB · Shikime: 0
  • sken5_zpsbe38332e.jpg
    sken5_zpsbe38332e.jpg
    79.4 KB · Shikime: 0
  • sken8_zpsf70d87bc.jpg
    sken8_zpsf70d87bc.jpg
    103.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top