Vuçiç mbërrin në Tiranë, pritet nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Vuçiç mbërrin në Tiranë, pritet nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave
.

1432720011ramaramavucic.jpg


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mbërriti në Tiranë të mërkurën rreth orës 11.00 për vizitën historike 2-ditore dhe në orën 11.30 u zhvillua ceremonia e mirëseardhjes në Pallatin e Brigadave, ku Vuçiç u prit nga kryeministri Edi Rama.

Ceremonia u pasua me një takim kokë më kokë mes dy kryeministrave Rama dhe Vuçiç, për të vijuar pas orës 12.00 me takimin mes delegacioneve. Bisedimet mes palëve u zhvilluan në dy drejtime: për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe projekteve të përbashkëta rajonale mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Rreth orës 13.00 është parashikuar një konferencë për shtyp e dy kryeministrave.

Vuçiç do të pritet edhe nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, dhe rreth orës 16.00 do të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, e më pas me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Në agjendë është paraparë edhe një darkë zyrtare mes dy delegacioneve.

Të enjten, kryeministri Vuçiç do të jetë pjesë e Forumit Ekonomik të Vjenës.

Jozyrtarisht, bëhet e ditur se kryeministri serb do të shoqërohet në këtë vizitë nga disa anëtarë të kabinetit të tij që kanë lidhje me ekonominë dhe disa gazetarë të mediave publike.



Rama: Vullnet për të sjellë dy kombet tona pranë njëri-tjetrit; Vuçiç: Kosovën e konsiderojmë pjesë tonën

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp pas takimit me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç, deklaroi se “këmbimi i parë i vizitave në rang kryeministrash mes Tiranës dhe Beogradit pas një kohe të stërgjatë akulli mes dy shteteve tona, është shenjë e vullnetit për të sjellë dy kombet tona pranë njëri-tjetrit, pavarësisht se jemi ende larg të qënit dakord për gjithçka”.

“Shpresoj që kjo vizitë të jetë një shtysë që kryeministri i Serbisë të rikthehet në vendin tonë. Gjithashtu, shpresoj që bashkëatdhetarët e tij të vizitojnë Shqipërinë gjatë verës, ku i siguroj që do të gjejnë mikpritje dhe vende të bukura”, tha Rama në fillim të fjalës së tij.

Kreu i shtetit tonë shtoi se dy vendet kanë mundësinë historike për të rikthyer paqen e meziarritur në rajon: “Kemi mundësinë të bëjmë atë që francezët dhe gjermanët bënë për Europën pas Luftës së Dytë Botërore. Duam të çojmë para axhendën e një rajoni pa kufi. E ardhmja duhet përjetuar si një destinacion i përbashkët në BE dhe i mbështetjes së përbashkët të projekteve në infrastrukturë, arsim, turizëm, kulturë etj. Jemi shumë të vegjël për të mos u bërë bashkë”.

Në lidhje me çështjen e Kosovës, Rama tha: “Mosdakordësia për Kosovën nuk e zbeh vlerën e dialogut Serbi-Kosovë, që është prolog në marrëdhëniet e reja mes shqiptarëve dhe serbëve”.

“Dialogu Shqipëri- Kosvoë që Shqipëria e mbështet që në krye të herës, duhet të përparojë paralelisht me zbatimin e marrëveshjeve të dakordësuara, sepse nuk është në intersein e askujt që një dialog jetik për të ardhmen e rajonit të bëhet histori europiane suksesi më vete. Prandaj përfshirja e Kosvoës në iniciativa dhe organizata rajonale dhe ndërkombëtare, sipas parimeve të gjithëpërfshirjes dhe angazhimit të të dyja palëve për të mos penguar këtë proces është domosdoshmëri”, tha kryeministri Rama.

Lidhur me ngjarjen në Kumanovë, kryeministri Rama tha se ajo vërtetoi brishtësinë e paqes në rajon, duke vënë theksin në respektimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Ngjarja në Kumanovë vërtetoi dhe njëherë brishtësinë e kësaj paqeje kaq shumë dhe kaq gjatë të ëndërruar në Ballkan dhe për Ballkanin. Ky është rasti për të ritheksuar se Shqipëria e sheh si interes të padiskutueshëm të saj dhe të shqiptarëve në Maqedoni, po njësoj të gjithë rajonit dhe vetë Europës, integritetin territorial dhe funksionimin demokratik të Maqedonisë. Qoftë idea e cënimit të shtetit maqedonas, qoftë mosfunksionimi i demokracisë janë të papranueshme për ne. Duam një Maqedoni të qëndueshme demokratile dhe pa diskutim ku Marrëveshja e Ohrit të respektohet në frymë dhe të zbatohet në gërmë për të siguruar bashkëjetesën e dëshiruar nga të gjithë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, si dy faktor të patjetërsueshëm shtet formues. Jemi kundër çdo forme të shfaqjes së ksenofobisë dhe ndasisë etnike dhe sot dua të theksoj se të gjtha vendet në rajon dhe më tej duhet të distancohet nga thirrje që nxisin shfaqje të tilla në hapësirën maqedonase apo ballkanike”, deklaroi Rama.

Rama tha më tej se: “Popujt tanë e dinë fort mirë se sa do e luhatur të duket sot Europa përballë sfidave dhe kërcënimeve që përballet nga jashtë e nga brenda saj, BE është e vetmja hapësirë ku liritë dhe të drejtat njerëzore mund të jenë përfundimisht të shpëtuara nga kërcënimet antidemokratike nga brenda dhe nga jashtë nesh. Për të gjithë ne ka vetëm një rrugë të mundshme, që është rruga e bashkimit të fuqive për të rilindur vendet tona dhe gjithë rajonin. Duke punuar me përkushtim dhe shumë durim për veten dhe njëri- tjetrin, duke forcuar demkracinë në vendet tona dhe ndërvperimin mes nesh, për demokratizimin e mëtejshëm duke bërë bashkë për tu mbrojtur nga çdo lloj këcënimi gjeopolitik që shfaqen nga palë të treta jashtë Europës…”.

Duke vënë theksin në bashkëpunimin mes dy vendeve kryeministri Rama tha se shqiptarët dhe serbët duhet të tregojnë jo vetëm miqësinë e mirë, por dhe ndërveprim aktiv. “Shqiptarët e serbët së bashku të synojnë në suazë të Ballkanit t’i kthejnë marrëdhëniet mes tyre në dëshmi të ngjashme, fakti se nga një histori e përgjakshme mund të lind dhe shembulli i një suksesi të përbashkët paqeje. Kjo është koha që shqiptarët e serbët të tregojnë se jo vetëm miqësia e mirë po dhe ndërveprimi aktiv janë jo vetëm themeli i paqes po fuqia e vërtetë e përfshirjes së plotë të vendeve të rajonit tonë. Unë e shoh këtë vizitë, si shenjë të ndërlidhjes me këto aspirata ndaj i mbeten dhe një herë falenderues kryeminsitri Vuçiç për vizitën në Tiranë”, tha Rama.

Një nga marrëveshjet e përfunduara mes dy vendeve është ajo e njohjes reciproke të diplomave. “Kam kenaqësinë sot të rikonfirmoj vullnetin e plotë të palës serbe dhe Vuçiç pë të jetësuar plotësisht marrëveshjen për njohjen reciproke të diplomave të të rinjve, çka dakordësuam në parim në takimin e shkuar në Beograd dhe unë pata rastin t’ia përcjell që të nesërmen shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ata presin më shumë nga qeveria e Serbisë në këmbim të vullnetit të tyre për të respektuar shtetin dhe institucionet e Serbisë. Ashtu sikundër këtu në Shqipëri presim që shqiptarët e jugut të Serbisë tu rezervohet po një trajtim dinjitoz që u sigurohet serbëve të veriut të Kosovës”, theksoi Rama.


Ndërkohë, kreu i qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiç, pasi deklaroi se është krenar që është i pari kryeministër nga vendi i tij që viziton Shqipërinë, u shpreh se “Serbia e konsideron si pjesë të vetën Kosovën dhe Metohinë” dhe se nuk do të pajtohet me pavarësinë e Kosovës.

Më tej, Vuçiç nënvizoi se është me rëndësi që Shqipëria dhe Serbia “të punojnë bashkë për projekte infrastrukturore”.

“Shkëmbimet tregtare janë në interes të dy vendeve tona. Me Ramën biseduam edhe për zhvillimin e turizmit”, u shpreh Vuçiç.




Vuçiç: Dëshirojmë marrëdhënie të mira. S'na pëlqen ideja e Shqipërisë së Madhe


1432715267kurir-vucic.jpg


Vetëm pak orë para mbërritjes së tij në Tiranë, në të parën vizitë të një kryeministri serb në Shqipëri pas 7 dekadash, Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka folur për “Kurir” mbi marrëdhëniet mes dy vendeve.

Vuçiç thotë se “dëshiron marrëdhënie të mira me Shqipërinë” dhe se “marrëdhënie të tilla kontribuojnë në stabilitetin e përgjithshëm në Ballkan”. Për ta përforcuar këtë ai shton: “Për Serbinë ka shumë rëndësi stabiliteti, ndaj është e domosdoshme që raportet mes dy vendeve të jenë të qëndrueshme”.

Pyetjes nëse në Tiranë do të përmendet pavarësia e Kosovës ose “Shqipëria e Madhe”, shefi i qeverisë serbe përgjigjet: “Serbia nuk e pëlqen idenë e Shqipërisë së Madhe. Europa nuk kërkon ndryshimin e kufijve dhe Serbia është e vendosur për këtë”.

“Serbia dëshiron marrëdhënie të mira dhe komunikim më të mirë me Shqipërinë, zhvillimin e projekteve të infrastrukturës, ndërtimin e rrugëve dhe të hekurudhave. Po ashtu, ne duam të ngremë një hekurudhë moderne, duam bashkëpunim më të mirë ekonomik, sepse besojmë se njerëzit e biznesit do të sjellin të mira për të dy vendet tona”, citohet të jetë shprehur Vuçiç.

Ai ka vlerësuar më tej se, vizita në Tiranë është shumë e rëndësishme për stabilitetin e përgjithshëm në Ballkan. “Marrëdhëniet e mira midis Serbisë e Shqipërisë garantojnë paqen në Ballkanin Perëndimor”, shton kryeministri serb, Vuçiç.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top