Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Vritet nga RENEA Kostandinos Kaçifa

44956584_2687977554549606_1881271864072863744_n-933x445.jpg

Forcat speciale RENEA kanë vrarë 35-vjeçarin Kostandinos Kaçifa, i cili sulmoi me armë policinë ditën e sotme në fshatin Bularat të Dropullit në Gjirokastër.

Mes tij dhe forcave speciale ka pasur shkëmbim të ashpër zjarri, duke u rrezikuar seriozisht edhe jeta e efektivëve të RENEA-s.


Kjo ndikohej edhe për shkak të terrenit të vështirë malor, ku mundësia e mbrojtjes së uniformave blu ishte e ulët. Forcat RENEA intensifikuan shkëmbimin e zjarrit ndaj 35-vjeçarit, duke e lënë të vrarë. Burimet thanë për tvklan.al se autori ishte i armatosur me 3 karikatorë kallashnikovi dhe qëllonte me breshëri vazhdimisht ndaj policisë.

Minoritari Kostandinos Kaçifa me origjinë nga fshati Bularat i Dropullit, jetonte në Athinë dhe prej një jave ishte kthyer në fshat. Në rrjetet sociale ai kishte treguar sjellje ekstremiste, ku disa ditë më parë në datë 23 Tetor dukej sikur kishte paralajmëruar atë që do të ndodhte sot.


Rreth orës 10:00 ai qëlloi me breshëri në ajër dhe më pas drejt një makine të policisë, që ishte e stacionuar në fshatin Bularat pasi zhvillohej festa në përkujtim të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke. Pas të shtënave, policia u vu në ndjekje të tij, por 35-vjeçari u largua drejt pjesë së sipërme të fshatit, ku qëndronte i fshehur pranë depos së ujit. Ai ishte i veshur me rroba ushtarake dhe i armatosur rëndë. Prej pikës ku qëndronte i fshehur, qëllonte vazhdimisht ndaj forcave speciale. RENEA e kishte lokalizuar dhe e mbante të rrethuar duke i brë thirrje për t’u dorëzuar, por i dyshuari refuzonte. Nga ajri po patrullonte edhe një helikopter i policisë.

Në vendngjarje, krahas grupit hetimor, ka shkuar edhe prokurori i gatshëm për të kqyrur provat në vendngjarje.
tvklan.al
 
Kacifakis iku per /shell se i bene lavazh truri!! Kjo eshte propaganda e shtetit grek ne shqiperi, te transformon nga Shqipetar ne grek kur ne i cliruam, ju dhame kryeministrin e pare, ju dhame veshjet tona e ata na moren dhe historine... Jo populli ama, shteti grek!!
Tani seshte mire te thuash qe ja bene mire, po mire ja bene ne fakt!!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back