Vritet në mes të tregut 46-vjeçari

braziljania

Anëtar i Nderuar
SHKODER/ RITVAN DIBRA

Një histori e shoqëruar me shumë konflikte e përplasje me armë prej 2 vitesh përfundoi tragjikisht paraditen e djeshme. Hysni Shpuza, 45 vjeç u qëllua në mes të tregut të shumicës, 5 km nga Shkodra. Si autorë të ngjarjes së rëndë policia ka hedhur dyshimet mbi vëllezërit Besmir dhe Ermal Dhampirin, ky i fundit i arrestuar në orët e vona të mbrëmjes, fqinjë të viktimës Shpuza.
Ka qenë ora 10:45 kur Hysni Shpuza ndodhej në mes të tregut, duke bërë pazaret e javës. Në këtë moment, sipas dëshmitarëve okularë i është afruar Besmir Dhampiri, i shoqëruar edhe nga vëllai i tij Ermali. Pa asnjë paralajmërim, ai e ka goditur 45-vjeçarin 6 herë me pistoletë duke u larguar menjëherë nga vendngjarja. Shpuza është rrëzuar përtokë i gjakosur, ndërsa tregtarët dhe personat e rastësishëm kanë nxituar ta transportojnë me shpejtësi në spitalin e Shkodrës. Burime spitalore pohuan dje se gjendja shëndetësore e të plagosurit ishte tepër e rëndë dhe ai nuk ka mundur të mbijetojë më shumë se 2 orë nga plagët e shumta që kishte marrë. Sapo ka mbërritur në vendin e krimit dhe identifikuar viktimën, për policinë nuk ka qenë e vështirë që përshkrimi fizik që u është bërë atentatorëve ta lidhin me atë të dy vëllezërve Dhampiri. Nga dosjet e regjistruara në polici, viktima kishte pasur disa konflikte me ta. Me shpejtësi, forca të shumta u nisën drejt fshatit Shtoj i Ri, ku jeton familja Dhampiri, ndërsa 300 metra më larg dhe ajo e viktimës. Për kapjen e tij janë organizuar kërkime në akset kryesore e ato dytësore që lidhin vendin e ngjarjes me zonën e Koplikut dhe të Shkodrës. Pasi kanë survejuar shtëpinë, policia ka vënë re se rreth orës 22:10 aty ka shkuar Ermal Dhampiri, i cili është prangosur menjëherë si bashkautor në krim. Ndërkohë nga ana e policisë po punohet për prangosjen e vëllait tjetër. Sipas burimeve zyrtare nga policia e Shkodrës mësohet se shkak për këtë vrasje të ketë qenë një lloj hakmarrjeje për denoncimet e shumta që viktima kishte bërë ndaj vëllezërve të Besmirit. Për këtë ata janë arrestuar nga policia dhe dy prej tyre janë dënuar nga drejtësia. Konflikti mes dy familjeve Shpuza dhe Dhampiri ka ardhur pas refuzimit që Hysniu i ka bërë njërit prej vëllezërve që donte të merrte për grua vajzën e viktimës. Ky refuzimi ka bërë që të dy familjet të mos kenë më paqe mes tyre. Familja Dhampiri disa herë ka qëlluar në drejtim të familjes Shpuza dhe pasi ata tentuan ta rrëmbenin me dhunë adoleshenten. I ati njoftoi policinë, por gjatë aksionit për të ndaluar të denoncuarit ata kundërshtuan me armë forcat e rendit. Në pranga ranë fillimisht Ermal Dhampiri e më pas Bledar dhe Albert Dhampiri. Pas hetimeve, gjykata la të lirë Bledarin, dënoi me 2.3 vjet Ermalit dhe me 4 vjet heqje lirie Albert Dhampirin, i cili vazhdon të jetë në burg.

gazeta panorama*
 
Urrejtja per njeri tjetrin nuk po e le shqiperin te bej perpara.
 
Ku vete mo te ******* dhe i mer cupen tjetrit nga shtepia....ka ikur llogjika themelore ne Shqiperi....dhe pastaj e vret se beri denoncim... duhet denimi me vdekje te fillojne te ndergjegjsohen....
 
اa bohet mer amon se ndalon dot policia heren e pare se ju kundervun me arme policis dhe tani qe i kapin i denojn nga 3 vjet e 4 vjet a kemi shtet ne mer amon pse te bim kaq posht mer amon pse o shtet ku... o shtet legen :(
 
Degradimi i madh racor qe po na shoqeron qe prej "x' vjetesh keto pasoja ka.Fajin e ka qe nga "homeseksualet" e parlamentit deri tek ne te thjeshtet.Shoqeria shqiptare nuk ka me elite.Ajo ka rene ne duart e llumit ose "njerzeve injorante" pamvaresisht se shume prej tyre kane diplloma.Orataket e politkaneve gangsterat pa tru gelojne ne bizneset e medha.Ata pine kafe me ministra, kryetare bashkie e gjykatash ku nen tavolines kalojne zarfat me euro e ngrohin kembet afer sekretareve te embla duke folur njekohesisht me gruan ne telefon.Ish shofere zisash kane tani shkolla private per te mesuar femijet e ish inxhinierave te papune dhe universitete "kurvash" ku mjafton te paguhet ose te shitet dicka dhe meret shkolla.Nje renim i tille as kur na pushtoi perandoria romake nuk ishte pare.
 
C'jane keta more aman ???????? Dru me pre jane keta :predru::predru:
Ne c'dreq shpelle jetojne keta qe duan nuse me zor ????????????:confused:
E tmerrshme !!!!!!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top