Vritet 1 person në Athinë, dyshohet se është shqiptar

cent

...Lontano
ATHINE- Një person ka humbur jetën, i goditur me armë zjarri, mbrëmjen e të dielës. Ngjarja ndodhi në kryeqëzimin e rrugëve Themistokleus dhe Koletti në Eksarhia, pranë qendrës së Athinës dhe viktima ndërroi jetë një orë më vonë në spitalin Elpis.
w019g0.jpg
Sipas të dhënave të para që janë bërë të ditura nga policia, viktima është shtetas i huaj, ndoshta shqiptar dhe u qëllua nga një person që ndodhej mbi një motoçikletë. Vrasësi qëlloi gjashtë herë me armë automatike të tipit Kallashnikov dhe u largua.
Në vendgjarje është gjetur një kallashnikov që mendohet se është arma e krimit.
Viktimës iu gjetën me vete një pistoletë dhe një revolver që nuk arriti t’i përdorte. Policia mendon se vrasja kishte për motiv larje hesapesh dhe po investigon për gjetjen dhe kapjen e vrasësit. (AMNA)
/Panorama
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top