Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Vret pa dashje sekretaren e ti !!

Policia në Tajlandë tha se do të ngrejë akuza ndaj një anëtari të parlamentit tajlandez pasi qëlloi për vdekje aksidentalisht sekretaren e tij.

BBC bën me dije se aksidenti ndodhi në një restorant të dielën në mbrëmje.

Senatori Boonsong Kowawisarat nxori një armë automatike, ndërkohë që po priste ushqimin. Por arma u shkreh aksidentalisht dhe sekretarja e tij u qëllua në stomak.

Policia thotë se Boonsong ishte në shok pas incidentit, ndërkohë që pronari i restorantit nxitoi të dërgonte sekretaren në spital, ku ndërroi jetë.

Korrespondentët thonë se nuk dihet nëse senatori ishte në dijeni se arma ishte e mbushur.

Një zyrtar policie tha se familja e sekretares nuk do ngrejë padi për shkak se ata e dinë që ishte aksident dhe janë edhe të afërm.

Senatori do arrestohet dhe rrezikon deri në 10 vite burg dhe një gjobë prej 636 dollarë.

Zyrtarët thonë se nuk është e qartë se pse senatori ishte me armë në restorant.
uzi-300x168.jpg

/g.tema/
 
Titulli: Vret pa dashje sekretaren e ti !!

Qa do me arm ne restorant ! mos kishin naj darsum e ja bejn edhe ata si shqiptaret qe ne darsma gjuajn me arm !!!
Gjob 636 euro !!!!!!!!!!!!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top