Vrau dhe varrosi në fshehtësi të ëmën

Kresha

A pretty face can never trick me
Policia e Shkodrës ka arrestuar një të ri 19 vjeçar që dyshohet për vrasjen e të ëmës.

Drejtoria e Policisë së Shkodrës ka arritur të zbardhë një ngjarje, e cila ka ndodhur rreth 20 ditë më parë dhe është mbajtur e fshehtë nga familjarët. Një krim brenda familjes ka bërë që të shkojë në pranga 19-vjeçari Ylber Tahiri.

"Në orët e drekës së të dielës është bërë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për ndalimin e 19-vjeçarit Ylber Tahiri, lindur dhe banues në fshatin Vallas të komunës Ana e Malit rrethi Shkodër, i dyshuar si autor i vrasjes së ndodhur më datë 22.03.2009, ku është vrarë me armë zjarri nëna e tij Lumnije Tahiri, krim i ndodhur në fshatin Vallas", - pohojnë burime të policisë.

Mësohet se viktima Lumnije Tahiri është varrosur nga familjarët pa njoftuar në lidhje me shkaqet e vdekjes, duke fshehur në këtë mënyrë krimin e kryer dhe duke e paraqitur si vdekje natyrale. Familjarët kanë kryer të gjitha ceremonitë mortore duke mbajtur të fshehur një sekret të madh.

Pas informacioneve në rrugë operative, policia filloi hetimin për vrasjen e cila u pohua fillimisht si aksidentale. Sipas versionit të familjarëve, gjatë pastrimit të armës (automatik model-56), 19-vjeçari vrau aksidentalisht të ëmën.

Ngjarja aksidentale e mbajtur fshehur, u zbulua nga policia e prokuroria, duke sjellë dhe arrestimin e të birit të viktimës. Dje pas shoqërimit 19-vjeçari ka dhënë shpjegime para policisë, duke këmbëngulur në vrasjen aksidentale. Materialet në ngarkim të Ylber Tahirit i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për ndjekje të mëtejshme për veprat penale të "vrasjes me dashje" e "mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit".

balkanweb
 
Titulli: Vrau dhe varrosi në fshehtësi të ëmën

po pra pa pik turpi,kishin then dhe qe vdiq ne menyre natyrale.pffffffffffff....:p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top