Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Vrau dashnorin e gruas, 14 vjet burg ish-policit

Gjykata e Tiranës dënoi me 14 vjet burg ish-oficerin e Policisë, Genci Domi, i akuzuar për vrasjen e një polici mesditën e 12 janarit të këtij viti në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Sipas hetimeve, pas dyshimeve për një tradhti bashkëshortore, Domi derdhi dy karikatorë pistolete në drejtim të viktimës. Më pas ai tentoi të qëllonte veten, por nuk kishte më plumba.
Pak ditë më parë, togat e zeza i dhanë fund shqyrtimit gjyqësor në ngarkim të tij. Pas pesë seancash shqyrtimi gjyqësor ai u deklarua i fajshëm për akuzën e “vrasjes me paramendim” në dëm të Bashkim Memisë, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Në pretencë Prokuroria kërkoi fajësinë e të pandehurit Domi dhe dënimin e tij me 18 vjet burg. Nga ana e saj Gjykata vendosi 21 vjet burg. Për shkak se u gjykua me kohë të shkurtuar në Gjykatën e Tiranës, Domi përfitoi uljen e një të tretë së masës së dënimit.
VRASJA
Në shpjegimet e para pas momentit të ndalimit Domi pohoi se kishte qëlluar mbi viktimën pasi kishte dyshime për një lidhje intime mes tij dhe bashkëshortes së tij. Në vendimin e caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj tij ngjarja rrëfehej si më poshtë. “I dyshuari Genc Domi është banor i qytetit të Tiranës dhe punonjës policie i Komisariatit Nr. 3 Tiranë. Më datë 12.01.2012, rreth orës 12:00, i dyshuari ka përfunduar punën e tij si punonjës policie dhe është nisur në drejtim të zonës së Kombinatit Tiranë. Sipas deklarimeve të tij në momentin e ndalimit dhe të disa dëshmitarëve, sapo është afruar pranë kioskës së viktimës Bashkim Memia, i dyshuari ka nxjerrë pistoletën që mbante si punonjës policie dhe ka filluar të qëllojë në drejtim të viktimës Bashkim. Ky i fundit fillimisht ka arritur t’u shpëtojë plumbave dhe ka tentuar të largohet me vrap. Por i akuzuari e ka arritur, e ka goditur edhe me qytën e pistoletës, ka vënë një karikator tjetër në pistoletë dhe e ka qëlluar disa herë viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas i dyshuari ka tentuar të vrasë edhe veten, por në pistoletën e tij nuk ka pasur më fishekë. Menjëherë janë afruar punonjës policie, të cilët e kanë ndaluar të dyshuarin dhe janë munduar të ndihmonin viktimën. Në shpjegimet e tij në momentin e ndalimit i dyshuari ka pretenduar se viktima kishte marrëdhënie intime me bashkëshorten e të dyshuarit dhe për këtë shkak i dyshuari e kishte vrarë”, thuhej në vendim.vendi1-300x201.jpg
/zerisot/
 
Titulli: Vrau dashnorin e gruas, 14 vjet burg ish-policit

Po ky e beri qe e beri vrasjen pse se vrau gruan po dashnorin e saj .. Keshtu ky brenda ne burg dhe gruaja me dashnor tjeter ...
 
Titulli: Vrau dashnorin e gruas, 14 vjet burg ish-policit

Po ky e beri qe e beri vrasjen pse se vrau gruan po dashnorin e saj .. Keshtu ky brenda ne burg dhe gruaja me dashnor tjeter ...

Viktima ka qen kolegu kti,gjithashtu dashnori gruas,kshuqe e ka pre n'bes. (sic thon lajmet,se un skam pa gjo).
Po ti Artemisa ne filxhan e pe kte: "Keshtu ky brenda ne burg dhe gruaja me dashnor tjeter"...?
 
Pe: Vrau dashnorin e gruas, 14 vjet burg ish-policit

Dhe gruan mire do ishte ta kish vrare
 
Pe: Vrau dashnorin e gruas, 14 vjet burg ish-policit

Eh medet...Si i thone nga anet e mia : Femra pa moral djeg gjithe fshatin:)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back