Gjykata e Tiranës dënoi me 14 vjet burg ish-oficerin e Policisë, Genci Domi, i akuzuar për vrasjen e një polici mesditën e 12 janarit të këtij viti në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Sipas hetimeve, pas dyshimeve për një tradhti bashkëshortore, Domi derdhi dy karikatorë pistolete në drejtim të viktimës. Më pas ai tentoi të qëllonte veten, por nuk kishte më plumba.
Pak ditë më parë, togat e zeza i dhanë fund shqyrtimit gjyqësor në ngarkim të tij. Pas pesë seancash shqyrtimi gjyqësor ai u deklarua i fajshëm për akuzën e “vrasjes me paramendim” në dëm të Bashkim Memisë, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Në pretencë Prokuroria kërkoi fajësinë e të pandehurit Domi dhe dënimin e tij me 18 vjet burg. Nga ana e saj Gjykata vendosi 21 vjet burg. Për shkak se u gjykua me kohë të shkurtuar në Gjykatën e Tiranës, Domi përfitoi uljen e një të tretë së masës së dënimit.
VRASJA
Në shpjegimet e para pas momentit të ndalimit Domi pohoi se kishte qëlluar mbi viktimën pasi kishte dyshime për një lidhje intime mes tij dhe bashkëshortes së tij. Në vendimin e caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj tij ngjarja rrëfehej si më poshtë. “I dyshuari Genc Domi është banor i qytetit të Tiranës dhe punonjës policie i Komisariatit Nr. 3 Tiranë. Më datë 12.01.2012, rreth orës 12:00, i dyshuari ka përfunduar punën e tij si punonjës policie dhe është nisur në drejtim të zonës së Kombinatit Tiranë. Sipas deklarimeve të tij në momentin e ndalimit dhe të disa dëshmitarëve, sapo është afruar pranë kioskës së viktimës Bashkim Memia, i dyshuari ka nxjerrë pistoletën që mbante si punonjës policie dhe ka filluar të qëllojë në drejtim të viktimës Bashkim. Ky i fundit fillimisht ka arritur t’u shpëtojë plumbave dhe ka tentuar të largohet me vrap. Por i akuzuari e ka arritur, e ka goditur edhe me qytën e pistoletës, ka vënë një karikator tjetër në pistoletë dhe e ka qëlluar disa herë viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas i dyshuari ka tentuar të vrasë edhe veten, por në pistoletën e tij nuk ka pasur më fishekë. Menjëherë janë afruar punonjës policie, të cilët e kanë ndaluar të dyshuarin dhe janë munduar të ndihmonin viktimën. Në shpjegimet e tij në momentin e ndalimit i dyshuari ka pretenduar se viktima kishte marrëdhënie intime me bashkëshorten e të dyshuarit dhe për këtë shkak i dyshuari e kishte vrarë”, thuhej në vendim.
/zerisot/