Vrasje e tretë në familjen Saliu, vdes djali i fundit

CoNNecT

Administrator
[FONT=&quot] DURRثS – Një atentat mafioz është realizuar në orët e pasdites ndaj Arian Saliut. Persona me motor kanë ekzekutuar me armë në lagjen numër 5 në afërsi të stadiumit ne Durrës, vëllanë e Klodian Saliut, një prej eksponentëve kryesore të “Bandës së Durrësit”, ky i fundit ekzekutuar vite më parë.
Arian Saliu u qëllua para lokalit të tij së bashku me Denis Hoxhën, nga persona të cilët ende nuk janë arrestuar por që po kërkohen nga policia. Arian Saliu është dërguar me urgjencë në spital në gjendje tepër të rëndë shëndetësore, por vetëm pak kohë më vonë ai ka humbur jetën. Ndërkohë i plagosuri tjetër Denis Hoxha ka marrë plagë të lehta pa rrezik për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 ndërsa të dhënat paraprake tregojnë se Arian Saliu është qëlluar me një armë automatike. Viktima 37-vjeçar ishte duke zbritur nga makina ku ndodhej bashkë me një person tjetër, kur është qëlluar nga disa plumba. Ekspertiza tregoi se në trup i janë gjetur katër plumba të cilat më pas i kanë shkaktuar edhe vdekjen.
Vetëm një vit më parë u ekzekutua një tjetër vëllai i Klodian Saliut, Ndriçimi Saliu.
[FONT=&quot]Kilodian Saliu njihet si një nga miqtë dhe më pas armiqtë e Lulzim Berishës. Dyshohet që atentati ndaj të vëllait Arianit të jetë kryer nga anëtarë të tjerë të bandës që shijojnë lirinë.
(a.s/Balkanweb)
[/FONT]
[/FONT]
 
Epo te ikin njerzis kot eshte tmerr,ku eshte shteti ketu pse nuk ben nje nderhyrje te vogel e cila mund te shpetonte jete njerzish.
 
dhe une e mora vesh per kete
une ate djalin e njosh pak a shume dhe ky ka qen cun i mire sikur sishe i perziersi keta te tjeret si vlezerit e vet
por jeta kshu eshte
dhe me erdhi shume keq vertet
 
Epo te ikin njerzis kot eshte tmerr,ku eshte shteti ketu pse nuk ben nje nderhyrje te vogel e cila mund te shpetonte jete njerzish.

Cka te beje shteti kur pshtjell pune me Lulezim Berishen???
 
sa gjynah per kete familjen.........e degjova sot ne lajme..ama keto pune duhen imagjinuar kur ben pjese ne banda kriminale!!!!!!

Epo te ikin njerzis kot eshte tmerr,ku eshte shteti ketu pse nuk ben nje nderhyrje te vogel e cila mund te shpetonte jete njerzish.

c'pune ka shteti..pse shteti ne revolen e atij qe gjuajti ishte?........doni te kapeni kot tani!!!!!!!
 
Last edited by a moderator:
c'pune ka shteti..pse shteti ne revolen e atij qe gjuajti ishte?........doni te kapeni kot tani!!!!!!!

Cte bej shteti???
Zakonisht kur kerkohet nje vrases behen hetime operacione policore etj etj per ta kapur une keshtu kam degjuar paskam degjuar keq,mesa duket shteti duhet te bej tifozllik se kush do vrasi njeri tjetrin e drejte kjo,paskam qen budall une qe se paskam ditur te lumte ty qe na korigjove gabimin.
 
Cte bej shteti???
Zakonisht kur kerkohet nje vrases behen hetime operacione policore etj etj per ta kapur une keshtu kam degjuar paskam degjuar keq,mesa duket shteti duhet te bej tifozllik se kush do vrasi njeri tjetrin e drejte kjo,paskam qen budall une qe se paskam ditur te lumte ty qe na korigjove gabimin.

si fillim ul nervat(slow down) sepse keto postime jane jashte teme.sepse nuk po flitet per shtetin..gjithseis nej info po ta jap..shteti e ka futur ne burg lul berishen..ska faj shteti nese ai dergon shoke nga burgu per t ekryer vrasjet qe smund ti beje vete!

o fcbesia e njef gje Lul Berishen ti lali??:D

Ka qene lul berisha me banden e tij qe vrane 2 vellezerit e pare.....ska perse ta njohesh per ti psikologjisur keta persona!
 
Last edited by a moderator:
o fcbesia e njef gje Lul Berishen ti lali??:D

Jo mo nuk e njoh vetem s e ediq e ishte shume i perfolur ne media si"burre i mire" kaq te mjafton :p
 
si fillim ul nervat(slow down) sepse keto postime jane jashte teme.sepse nuk po flitet per shtetin..gjithseis nej info po ta jap..shteti e ka futur ne burg lul berishen..ska faj shteti nese ai dergon shoke nga burgu per t ekryer vrasjet qe smund ti beje vete!

Une jam mese i qete mbase e acaruar je ti.Epo shteti ne do e heq qafe kete organizate mafioze,o harrove nese ben kete duhet te lirojn edhe karriget ne parlament.
 
Cte bej shteti???
Zakonisht kur kerkohet nje vrases behen hetime operacione policore etj etj per ta kapur une keshtu kam degjuar paskam degjuar keq,mesa duket shteti duhet te bej tifozllik se kush do vrasi njeri tjetrin e drejte kjo,paskam qen budall une qe se paskam ditur te lumte ty qe na korigjove gabimin.

o Hostel mos u merr me punet e shtetit se je i vogel per ti kuptu:D ehuuuuu sa duhet me i marr vesh... dhe ske per ti kuptu asnjher:D vec kur te hypesh te karrikja, por dhe atehere do perfshihesh dhe ti tek turma dhe do harrosh se per ca je aty:D
 
o Hostel mos u merr me punet e shtetit se je i vogel per ti kuptu:D ehuuuuu sa duhet me i marr vesh... dhe ske per ti kuptu asnjher:D vec kur te hypesh te karrikja, por dhe atehere do perfshihesh dhe ti tek turma dhe do harrosh se per ca je aty:D

Po jo une as qe po merrem vetem po i pergjigjesha pyetjes qe me bene.
 
Une jam mese i qete mbase e acaruar je ti.Epo shteti ne do e heq qafe kete organizate mafioze,o harrove nese ben kete duhet te lirojn edhe karriget ne parlament.


hahahaahhahaha shteti heq organizaten mafioze???? ahahaha po kush do e maj me buk shtetin pastaj loool ti zotri harro se jeton ne IT??? kush e solli berlusconin ne pushtet?? shteti paska fuqi me zhduk mafien loool nejse thash je i vogel akoma:D

Jo mo nuk e njoh vetem s e ediq e ishte shume i perfolur ne media si"burre i mire" kaq te mjafton :p

bravo keshtu me pelqen, keshtu te do partia:D

Ka qene lul berisha me banden e tij qe vrane 2 vellezerit e pare.....ska perse ta njohesh per ti psikologjisur keta persona!


flm nuk e dija:D
 
Hakmarrja, vritet vëllai i Klodian Saliut


Arian Saliu 37 vjeç, ka rënë pre e një breshërie automatike, e dalë nga një armë e tipit “Scorpion” në kryqëzimin e rrugës “Mujo Ulqinaku”. I plagosur nga atentati ka mbetur edhe Denis Hoxha 35 vjeç, një mik i viktimës. Shtetasi 37-vjeçar nga Spitalla Arian Saliu , i martuar me dy fëmijë ishte vëllai i اim dhe Klod Saliut, të cilët kanë humbur jetën në atentate mafioze, i madhi në verën e shkuar, ndërsa vëllai i vogël 3 vjet më parë.
Ngjarja e rëndë që tronditi Durrësin ka ndodhur në orën 18:10, në një rrugë të rrahur shpesh nga kalimtarë të ndryshëm. Arian Saliu së bashku me Denis Hoxhën po udhëtonin së bashku në një autoveturë të tipit “Wolksëagen 5”. Në momentin kur automjeti ndodhej në udhëkryq, shoferit i është duhur të ulë marshet e makinës, pasi në atë segment ka trafik të shpeshtë. Pa arritur të marrë ende kthesën, golfi me targë italiane DE 566 BE është bërë shënjestër e armës automatike “Scorpion”. Një çiklomotor i lehtë i tipit “Scooter”, pa targa është afruar ngjitur me golfin. Njëri prej personave që ndodhej në motor ka hapur menjëherë zjarr ndaj Arian Saliut, i cili ishte ulur në postin e pasagjerit. Atentatorët kanë arritur të zbrazin të gjithë krehrin e armës automatike me kalibër të vogël dhe të zhduken në kryqëzim pa lënë gjurmë. Motori ka arritur të çajë me lehtësi mes autoveturave të tjera. Mbi “Scooter” ndodheshin dy persona, të pajisur me kokore, çka vështirëson së tepërmi identifikimin e atentatorëve.
Sipas policisë, mekanizmi i vrasjes së Arian Saliut është i njëjtë me atentatin që i mori jetën vëllait të tij të madh, Ndriçim Saliut, më 23 korrik të vitit 2007. Policia nuk ka dyshime se shënjestër e vetme e atentatit ishte Arian Saliu. Sipas bluve, Denis Hoxha ka mbetur i plagosur aksidentalisht. Saliu u godit me katër plumba në trup, por dhe pse ka mbërritur i gjallë në Urgjencën e Spitalit të Durrësit, mjekët nuk kanë arritur t’i shpëtonin jetën pasi ai kishte humbur shumë gjak. Në spital Saliu është transportuar nga shoku i tij Denis Hoxha, i cili megjithëse kishte marrë një plumb në shpatull arriti të drejtojë me shpejtësi autoveturën “Golf 5” drejt Spitalit Rajonal. Sipas mjekëve, gjendja e shoferit Hoxha është jashtë rrezikut për jetën.
Vetëm dy minuta pas ngjarjes në udhëkryqin e lagjes “Mujo Ulqinaku” ka mbërritur me të shpejtë policia. Në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhoja kalibër 7.35 mm, të cilat i përkisnin armës së atentatorëve. Për fat të mirë asnjë prej kalimtarëve të rastit nuk është goditur nga breshëria e plumbave. Gëzhojat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Sipas policisë lokale, prita ka qenë e organizuar mirë, në një vend ku makinave u duhet të ndalen për të marrë kthesën e udhëkryqit. Në polici janë shoqëruar mbi 40 persona, gjysma e të cilëve kanë qenë dëshmitarë okularë, ndërsa pjesa tjetër persona të njohur të Spitallës. Në mënyrë urgjente janë marrë në pyetje edhe familjarë të viktimës. Atentati i tipit mafioz ka ngritur menjëherë në këmbë të gjitha strukturat e policisë së Durrësit. Postblloqe të shumta janë vënë kudo, duke rrethuar me shirita të gjithë zonën nga Pallati i Sportit e deri tek Stadiumi. Sipas policisë së Durrësit, Arian Saliu është person me precedentë penalë, por për herë të parë dhe të fundit ai është burgosur në vitin e largët 1988 kur ishte vetëm 17 vjeç. Bëhej fjalë për një krim ordiner, i cili i kushtoi Saliut pak muaj burg. Me ardhjen e demokracisë ai nuk ka regjistruar kurrë ndonjë precedent penal, ndonëse është vënë disa herë nën hetim për lidhjet që vëllai i tij Klodian mbante me “Bandën e Durrësit”. Ndërsa personi i plagosur Denis Hoxha nuk rezulton me precedentë penalë. p.r

Seriali i vrasjeve, pasi banda u nda për monopolin e drogës

Dy miqtë e “përbetuar” Lulëzim Berisha (ndodhet në burg) dhe Klodian Saliu (i vrarë) nisën konfliktet dhe formuan dy organizata kriminale, rivale me njëra-tjetrën në vitin 1998. Rivaliteti u bë aq i ashpër, sa në Durrës e Tiranë u kryen një sërë ekzekutimesh mafioze. Shkak për zinxhirin e vrasjeve ishte përpjekja e rrymave brenda bandës për të kontrolluar linjat monopol të trafikut të drogës, derisa banda u nda më dysh. Në dosjet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda është shënuar viti 1994, kur u vu re bashkëpunimi i Lul Berishës e Klodian Saliut. Banda, është hetuar nga pala italiane dhe më pas edhe ajo shqiptare, si një organizatë kriminale me akuzat e trafikut ndërkombëtar të drogës, prostitucionit dhe trafikut të armëve. Filli i vrasjeve mafioze në Durrës e Tiranë nisi në vitin ‘98. Më 17 tetor 1998, Lul Berisha në bashkëpunim me Plaurent Dervishajn dhe Dritan Colin si dhe Klodian Saliun e Ilir Xhungën (të vrarë) ekzekutuan në Durrës Dritan Sallakun. Në këtë ngjarje mbetën të plagosur Ilir Nelaj dhe Agim Rexhepi. E njëjta organizatë vret Arjan Pajën e Viron Currin, ndërsa plagoset rëndë Marsel Sotiri. Më pas, Lul Berisha, me djemtë e tjerë të bandës vrasin Eduart Ongarin si bashkëpunëtor të Sotirit dhe këtë të fundit e ekzekutojnë më 22 gusht të vitit ’99. Zinxhiri i vrasjeve rinis në vitin 2000, kur më 9 korrik vritet në Shënavlash të Durrësit Dritan Disha. Ai njihej si mik i afërt me Marsel Sotirin dhe Erjon Lamen. Seriali i vrasjeve vijon, kur më 28 shkurt 2005, banda e Lul Berishës ekzekuton Klodian Saliun. Në krye të organizatës që drejtonte Saliu u vu Indrit Dokle. Ndërsa një vit më parë, në muajin korrik, viktimë e vrasjeve ndërmjet bandave të Durrësit mbeti vëllai i Klodian Saliut, Ndriçim Saliu. Tjetër krim i bandës është cilësuar dhe ai i Avni Gashit, në maj 2005. Gjatë gjithë këtyre viteve, Lul Berisha ka arritur t’i shpëtojë disa atentateve të organizuara për eliminimin e tij. Tashmë ai ndodhet në burg, në pritje të gjykimit. Pas arrestimit të tij u ndaluar dhe miku i tij, Indrit Taullaj dhe rivali Indrit Dokle. I vetmi në kërkim nga banda është Plaurent Dervishaj.

Vrasja e Klodian Saliut

Mesnatën e 28 shkurtit 2005 një breshëri arme automatike i merr jetën Klodian Saliut, biznesmen nga Durrësi dhe plagos Osman Trumën. Dy viktimat po udhëtonin me një automjet tip “Benz” me targa DR 8907 C në autostradën Tiranë-Durrës, kur në afërsi të fshatit Koxhas në Maminas, nga një automjet tjetër është hapur zjarr në drejtim të tyre. Sipas dëshmive të marra më vonë nga i mbijetuari i atentatit, u bë e ditur se automjeti ku qëndronin atentatorët i është afruar makinës “Benz”, në mënyrën që ka provokuar uljen e shpejtësisë, duke e bërë më të lehtë dhe më të sigurt eliminimin e “shënjestrës”. Pas goditjes automjeti ku udhëtonte 29-vjeçari Saliu ka humbur drejtimin dhe ka përfunduar në një kanal në anë të autostradës, ndërsa atentatorët janë larguar me shpejtësi. Ndër të parat pista në të cilat filloi të hetojë policia pas atentatit ishte ajo e larjes së hesapeve. Hetimet e mëtejshme dhe një ditar i gjetur në banesën e 29-vjeçarit, ku ishin shënuar ekzekutime mafioze të kryera dhe të tjera që priteshin, zbardhën më pas se ai ishte një ndër themeluesit e “Bandës së Durrësit”. Ditari hidhte dritë mbi divergjencën e iniciuar prej tij brenda bandës dhe rivalitetin që pasoi në vijim me ekzekutime të ndërsjella nga dy grupet.


Vrasja e Ndriçim Saliut

Vëllai i madh i Klodian Saliut, 46-vjeçari Ndriçim Saliu u ekzekutua nga 2 plumba në gjoks mbrëmjen e 23 korrikut 2007. Ai ndodhej në një lokal, në lagjen 18, pranë së cilës banonte, kur dy persona me motoçikletë pa targa qëlluan në drejtim të tij. Ngjarja ndodhi 2 vjet pas ekzekutimit të vëllait të vogël, Klodian Saliu, 29 vjeç, i cili është akuzuar zyrtarisht nga prokuroria si i implikuar në ngjarjet e “Bandës së Durrësit”. Sipas policisë në atë kohë, vrasja u konsideruar e kryer nga killer me pagesë. Banorët pranë dëgjuan 7 të shtëna pistoleta dhe më pas një zhurmë të fortë të motoçikletës, e cila u zhduk me maksimumin e gazit. I vetmi dëshmitar okular ka qenë administratori i lokalit, në pronësi të Saliut, i cili mbeti i plagosur. Nisur nga të qenit vëllai i Klodian Saliut, policia e lidhi krimin me hakmarrjen prej bandës së Lul Berishës, dikur mik me vëllanë e viktimës. Prej asaj dite, autorët kanë mbetur ende të paidentifikuar nga policia, pavarësisht dyshimeve se cilët fshiheshin pas krimit. Vetë Ndriçim Saliu njihej si person jo problematik në qytet. Ai zotëronte disa aktivitete, një pjesë e të cilave i kishte shfrytëzuar bashkë me të vëllamë, që humbi jetën në atentat në vitin 2005.


Panorama
 
Dikush em siper permendi shtetin..ju kujtojn dicka..kur lulzim berisha kerkohej nga policia ndodhi qe i vun dinamit tek shtepia qe ndodhet en hyrje te durresit.mbas nje dite ketij i erdhen gjith shoket e ngushte aty"tip bobash qe kerkohen nga policia"edhe kryesorja ky vet ilte i priste edhe i percillte.cfar beri policia????????i mbronte edhe mori lagjen en kontroll qe mos ndohte gje..e tmershme mbronin lulzimin ne vend qe ti vinin prangat......ky eshte shteti!
 
Dikush em siper permendi shtetin..ju kujtojn dicka..kur lulzim berisha kerkohej nga policia ndodhi qe i vun dinamit tek shtepia qe ndodhet en hyrje te durresit.mbas nje dite ketij i erdhen gjith shoket e ngushte aty"tip bobash qe kerkohen nga policia"edhe kryesorja ky vet ilte i priste edhe i percillte.cfar beri policia????????i mbronte edhe mori lagjen en kontroll qe mos ndohte gje..e tmershme mbronin lulzimin ne vend qe ti vinin prangat......ky eshte shteti!

Ka qen shteti i kuq atehere ne krye,prandaj u benin punet corap,kshu si thua ti!!!!!!!!!!!:grusht3::)
 
shteti i kae t e mriat e te keqijat ne qeftese nuk ka aftesi me vnue en pranga ok ruje mos te beje edhe ndonje "problem"
 
Braziljanja shteti mund te jet i kuq blu...pak rendsi ka gjthm jan bashkpuntore perndryshe do merte fund cdo gje!
 
Te pakten shteti blu e futi L.berishen ne burg...............
edhe vriten keta rrugeve ;)...kurse bosat me celular me televizore...femra ca tu doje qejfi brenda :D
 
normale...do merret haku deri ne fund!!!!!!!!!!!!!!
:D coje deri ne fund fjaline....ishte e kuqja erdhi bluja do vij e kuqja e do vij bluja....po keta do vriten dhe do priten pa problem ;)
 
Vrasja e Saliut në Durrës, mbi 20 të shoqëruar

Durrës- Më shumë se 20 persona janë shoqëruar në polici për të zbardhur vrasjen mafioze të Arian Saliut dy ditë më parë në Durrës, por ende nuk ka ndonjë rezultat konkret. Ekzekutimi mësohet se ka qenë i mirorganizuar dhe në të kanë marrë pjesë më shumë se dy persona. Atentatorët mendohet se kanë studiuar prej kohësh të gjitha lëvizjet e tij dhe pasditen e së hënës janë hedhur në veprim duke finalizuar planin e nisur prej kohësh.

Në mbështetje të dy vrasësve me motor mendohet se ka qenë edhe një makinë, e cila ka ruajtur lëvizjet e vëllait të Klodian Saliut dhe ka pritur rastin që ajo të vinte në vendin ku ishte ngritur pusia. Edhe mënyra e ekzekutimit ka qenë tepër profesioniste duke lënë policinë vetëm me disa gëzhoja dhe dëshmi të mangëta që nuk e ndihmojnë aspak për të zbardhur identitetin e autorëve.

***

Personat e parë që janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje ishin banorë të lagjes së viktimës Arian Saliu. Pas tyre janë marrë dëshmitëe të afërmve të viktimës për të siguruar informacion nëseka pasur apo jo ndonjë paralajmërim ose edhe ndonjë grindje tjetër përveç konfliktit të gjatë me bandën e Lul Berishës. Ndërkohë që janë mbajtur në polici gjatë natës persona që kanë pasur biznese në afërsi të kryqëzimit ku u bë atentati. Por dëshmitë e tyre kanë qenë të mangëta për arsye se aksioni vrastar është bërë në mënyrë të rrufeshme pa i lënë kohë as viktimave që të largohen e as njerëzve përreth që të konstatojnë ndonjë gjë të veçantë. Krismat e automatikut kanë qenë të shpejta dhe të thata sa që shumë njerëz të ndodhur në afërsi nuk kanë kuptuar se çfarë po ndodhte realisht. Një person që është ndodhur në afërsi të kthesës ku u bë ekzekutimi mafioz i Arjan Saliut, ka thënë “kujtova se mos po kërciste marmita e ndonjë makine”. Pas hetimesh intensive, duke mbledhur pjesëza nga shumë dëshmi fragmentare të personave të ndryshëm që janë shoqëruar në rajon, policia ka arritur që të bëjë të plotë hartën e dinamikës së atentatit të ndodhur, duke e ngushtuar ndjeshëm rrethin e të dyshuarve se kush janë autoret e vrasjes mafioze. Në proces verbalet e dosjes hetimore janë hedhur persona në konflikt me viktimën që mund të kenë pasur interesa direkt për eliminimin e tij.

***

Hetuesit mendojnë se atentatorët kanë qenë në lëvizje pasi ata kanë ditur më së miri destinacionin e objektivit të tyre. Madje policia po heton edhe në një pistë tjetër se kush mund të ketë qenë makina shoqëruese që mund t’i ketë njoftuar me celular për arritjen e objektivit. Dëshmitarë okularë nga vendngjarja kanë deponuar se afërsia e motorit të vrasësve me mjetin ka qenë shumë e madhe. As shoferi i makinës nuk ka mundur që të njohë dy vrasësit e maskuar. Ai ka treguar se vrasësi, pasi ka zbrazuar karikatorin e automatikut, ka kthyer kokën pas për tu siguruar se e kishte kryer “punën”. Më pas motori i vogël me ngjyrë të errët është larguar me shpejtësi. Në kërkim të mjetit motorik janë vënë specialistë të policisë kriminale si dhe po bashkëpunohet me policinë rrugore se kush mund të ketë mjet të tillë por deri tani nuk është zbuluar asgjë. Me hetimet e çështjes është ngarkuar direkt edhe kreu i drejtorisë për Krimet e Rënda në ministri, Tonin Voci, i cili është një njohës i mirë i zinxhirit të vrasjeve të bandave të Durrësit.


g.shekulli*
 
Epo te ikin njerzis kot eshte tmerr,ku eshte shteti ketu pse nuk ben nje nderhyrje te vogel e cila mund te shpetonte jete njerzish.

e mire ne kshu rastesh ska pse te nderhyje shteti . qerojne njeri tjetrin keto lloj njerezish . Me mire per pupullin ne fakt .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top