Vrasja për dy pula, në mjerim 10 fëmijë jetimë

vitk

Anëtar i Respektuar
[

ELBASAN/ ALDI KOZARIA

Dhjetë fëmijë jetimë mes dy familjeve që jetojnë në hasmëri me njëra-tjetrën. Një sherr i rëndomtë për dy pula shkaktoi vdekjen e një kryefamiljari dhe arrestimin e tjetrit. Një ngjarje për motive banale, por me pasoja tragjike për afro 15 pjesëtarë të dy familjeve në fshatin Gurabardhë, rreth 30 kilometra larg qytetit të Elbasanit. Një konflikt që përfundoi me një të vrarë, tre të plagosur dhe një të prangosur. E sot, me 10 fëmijë që po rriten në gjendje të mjeruar.
Historia
Familja e Shpëtim اullhait është një nga 40 shtëpitë e shembura në fshatin Cerujë të zonës së Funarit, këtu e pesë vjet të shkuara. Me 4 milionë lekë të vjetra që përfituan nga shteti blenë në fshatin Gurabardhë një stan të braktisur. Me t’u vendosur këtu, mes familjes اullhaj dhe familjes fqinje, asaj të Refat Files lindi një konflikt banal. Filja akuzoi kryefamiljarin tjetër për vjedhjen e dy pulave tek shtëpia e motrës së tij. Familjarët e اullhait kujtojnë të tronditur 14 prillin e vitit të kaluar, kur fqinji u lëshoi një granatë para derës së shtëpisë. Shpëtimi dhe tre nga 6 fëmijët e tij u plagosën. Nga plagët e marra, kryefamiljari humb jetën në spital. Edhe sot duken gropëzat nga plasja e granatës në shkallë e në mure. “Ma vranë burrin në derë të shtëpisë e kam mbetur me gjashtë fëmijë”, vajton bashkëshortja e Shpëtimit, Lutfija. Babai 32-vjeçar u varros nga komunalja në qytetin e Elbasanit, pasi nuk kishin para ta sillnin kufomën në shtëpi. Tre fëmijët e plagosur u shëruan pas 10 ditësh shtrimi në spital. Policia arrestoi autorin e krimit, Refat Filen, i cili në atë kohë u fol si person me të meta mendore.
Prag urie për dhjetë jetimët
Varfëria duket se është ulur këmbëkryq në shtëpinë e të ndjerit, Shpëtim اullhai. Gjashtë fëmijë të uritur nuk ngopen as me bukë thatë. Për ta punon vetëm gjyshi 65-vjeçar. Shtëpia, vetëm mure guri. Pa dysheme, por vetëm tokë e ngjeshur. Nuk bëhet fjalë për lugë, pjata, tenxhere. As mbulesa për të fjetur. Katër nga gjashtë fëmijët, (dy shkojnë në shkollë), turren ditën vjedhurazi për të mbledhur kokrra ulliri te komshinjtë. Pak miell misri kanë blerë dhe disa kokrra qepë, pasi 17 mijë lekë të vjetra marrin nga pensioni i të atit të vrarë. Nuk dihet sesa muaj mbajnë në trup disa rroba të falura. Nuk kanë tokë. As vend për varre. Babai i tyre është varrosur në qytet nga ndërmarrja e shërbimeve komunale. Jo vetëm për mungesë të hollash, por edhe pse varrezat e fisit të Files, të vetmet në fshat, nuk kanë pranuar. Të gjashtë fëmijët jetojnë pa baba, me nënë të sëmurë dhe vetëm me atë që siguron gjyshi i tyre.
E njëjta tablo mjeruese edhe në shtëpinë e fqinjit të tyre, vrasës. Katër fëmijë të kësaj familjeje, me babanë në burg e nënën e vdekur, jetojnë me lëmoshat e të afërmve. Sikur të mos mjaftonte varfëria ekstreme, familjet mbeten në hasmëri me njëra-tjetrën. Ndjenja e hakmarrjes, bashkë me mjerimin që i shoqëron, duket se po ngulitet tek fëmijët, që po rriten me urrejtje dhe skamje. Secila kërkon ndihmën e shtetit për jetë e paqe. Nuk kërkojnë asgjë më tepër. Vetëm rroba e bukë thatë dhe qetësi për të jetuar pa probleme.
 
Titulli: Vrasja për dy pula, në mjerim 10 fëmijë jetimë

c'hata! edhe per pula grinden njerezit sot!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top