Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Vrasja makabër në Greqi, ekzekutori një shqiptar, porositësi një grek

Policia greke ka arrestuar dy persona të dyshuar si ekzekutorët dhe urdhëruesit e masakrës në Kallamatë të Greqise, ku u gjetën të vrarë, Filim Mesaja dhe i biri i tij dy-vjecar, Olgert.

Sipas burimeve policore, ekzekutori i dy viktimave është një shtetas shqiptar, i arrestuar dy ditë më parë në Athinë dhe urdhëruesi i masakrës, një shtetas grek, Vasilis Varelas, një ndër personat me aktivitet të gjatë kriminal në Greqi.

Varelas njihet si një ndër kriminelët më të ashpër në Greqi, ku midis të tjerash, është akuzuar për vrasje dhe trafik të lëndëve narkotike.

Ndonëse ende nuk ka pranuar autorësinë në krim, policia thotë se është autori i ngjarjes, shtetasi shqiptar që ka pohuar se ka ekzekutuar viktimat pas një urdhri të marrë prej Varelas dhe vëllai i tij, i cili është shpallur në kërkim.

Policia thotë se shkak i ekzekutimit të, Filim Mesajës dhe djalit të tij, kanë lidhje me ndonjë afer të prishur midis tyre, pasi viktima Mesaja nuk rezultoi të ishte përfshirë në aktivitete kriminale.

Hetimet vazhdojnë dhe në ditët në vijim prite të dalin hollësi të mëtejshme për ngjarjen makabre.

Ngjarja

Janë gjendur të ekzekutuar nga persona të panjohur babai shqiptar dhe fëmija e tij 2 vjeç. Ngjarja shokuese ka ndodhur në Kallamata të Greqisë.

Sipas policisë lokale, ka qenë një banor i zonës që njoftoi policinë se një automjet i markës Mercedes ka rënë në një kanal dhe në brendësi të tij ndodhen dy vetë.

E mbërritur menjëherë në vendngjarje, policia ka gjetur fëmijën 2-vjeçar të therur me thikë dhe të atin 35-vjeçar me një plumb në kokë. Polica thotë se ekzekutorët kanë ekzekutuar fillimisht 35-vjeçarin dhe për të zhdukur çdo gjurmë kanë ekzekutuar me gjakftohtësi edhe vogëlushin./TCH

G.tema
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back