Vrasja e gjyqtares, BE: Jemi të tmerruar, mbrojtja e grave nga kërcënimet përgjegjësi

AnGeLiC

VIP
V.I.P
654206__H11viiBFb.jpeg

Pas vrasjes së gjyqtares Fidize Hafizi, nga ish-bashkëshorti i saj sot në Tiranë, nuk ka tronditur vetëm opinionin publik, por edhe atë ndërkombëtar.

Delegacioni i BE-së në vendin tonë, ka reaguar me tone të forta lidhur me këtë ngjarje që ndodhi sot në vendin tonë.

Delegacioni i Bashkimit Europian është shprehur i tmerruar nga kjo ngjarje dhe u shpreh se mbrojtja e grave është një përgjegjësi e plotë e shtetit.
654206__SJc8ioSKZ.jpeg

“Të tmerruar! Një tjetër viktimë e dhunës në Shqipëri. Mbrojtja e grave nga kërcënimet është përgjegjësi e plotë e shtetit. Institucionet përkatëse të përgjigjen menjëherë. Gratë nuk duhet të jetojnë me frikë në dëshirën e tyre për ta jetuar jetën si duan,” u shpreh delegacioni i BE.

Fildez Hafizi, 39 vjeçe, dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj, 53-vjeçari Fadil Kasemi në një makinë në Tiranë. Ajo ka pasur urdhër mbrojtjeje nga gjykata, pasi i shoqi ka tentuar ta vrasë edhe më 19 korrik 2015. Rezulton se autori i dyshuar sapo ishte liruar nga burgu falë një amnistie.

Policia e Tiranës njoftoi se më datë 31.08.2017 shërbimet e policisë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi 53 vjeç, i cili ka qëlluar në drejtim të mjetit tip Benz, ish-bashkëshorten, shtetasen F.K, 39 vjeç e cila ka mbetur e vrarë.

Nga ana e policisë është sekuestruar edhe arma e krimit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes. Materialet do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur. /b.l/noa.al/
 
Vrasja e gjyqtares Hafizi, Gjonaj: Nevojë urgjente për pastrimin e keqzbatuesve të ligjit
654229__original.jpeg

Zv/ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cilëson tragjike vrasjen e gjyqtares Fildeze Hafizi.

Sipas saj ngjarja ishte tragjike “jo vetëm për humbjen e një gruaje profesioniste të mirë, e nënë të përkushtuar, por edhe pasi sërish doli në pah sistemi i kalbur i drejtësisë që ka nevojë urgjente për reformën më të thellë të mundshme në drejtësi”.

Ajo e cilëson ngjarjen e sotme “një goditje të rendë për të gjitha ne gratë me pozitë apo pa pozitë, dhe tregoi edhe njëherë për mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë, që kërkon në mënyrë imediate pastrimin nga gjyqtarë dhe prokurorë që keqzbatojnë ligjin”.

Reagimi i plotë i Etilda Gjonaj:

“Ngjarja e sotshme ishte tragjike, jo vetëm për humbjen e një gruaje profesioniste të mirë, e nënë të përkushtuar, por edhe pasi sërish doli në pah sistemi i kalbur i drejtësisë që ka nevojë urgjente për reformën më të thellë të mundshme në drejtësi.

Autori i krimit makabër të sotshëm ishte ndaluar dy vite më parë nga policia. Krimi i sotshëm ishte shmangur para dy vitesh. Por ç’bëri sistemi gjyqësor? Për veprën penale të armëmbajtjes pa leje që parashikon dënimin deri në 7 vjet burgim dhe veprës penale të dhunës në familje deri në 5 vjet burg, gjyqtarët e dënuan autorin vetëm me 3 vjet burgim në total.

E më pas ai që sot i mori jetën, Fadil Kasemi, u amnistua. Një vendim skandaloz i gjyqtarëve në 2016, sot i mori jetën një kolegeje të tyre.

Ngjarja e sotshme ishte një goditje e rëndë për të gjitha ne gratë me pozitë apo pa pozitë, dhe tregoi edhe njëherë për mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë, që kërkon në mënyrë imediate pastrimin nga gjyqtarë dhe prokurorë që keqzbatojnë ligjin.

Duke ngushëlluar familjen e Fildeze Hafizi, i siguroj ata dhe mbarë opinionin publik për angazhimin maksimal të Qeverisë së re, në jetësimin sa më shpejt e me thellësinë e kërkuar të Reformës në Drejtësi. I bëj thirrje organit të akuzës për një hetim të gjithanshëm dhe sa më profesional të ngjarjes së rëndë!

U prehsh në paqe, mikja dhe kolegia jonë e dashur!

Ky mesazh jo vetëm si zv. Ministre e Drejtësisë, por edhe si grua dhe si nënë.

Etilda Gjonaj (Saliu).”-/a.k/noa.al/
 
Kush u vra sot në Tiranë bashkë me gjykatësen?

Nga Dritan Hila

Sot në qendër të Tiranës është vrarë një gjykatëse. ثshtë një lajm nga ato që do të ishte headline në çdo vend të botës për më shumë se një javë. Por jo vetëm. Vrasja e një gjykatëseje, e një individi që urdhërojnë mbrojtjen e të tjerëve, por nuk ka mundur të sigurojë veten dhe ka përfunduar viktimë do të kishte shkaktuar tërmet. Ta kishte për herë të dytë kërcënimin dhe agresori të ishte recidiv është për të vënë duart në kokë. Tek ne nuk ndodh gjë. Gjithë klasa politike shprehte keqardhjen, a thua se vinë nga një planet tjetër dhe nuk janë ata autorë dhe aktorë të të sistemit dhe gjendjes së krijuar. Pas kësaj do mirëkuptoja çdo gjykatës apo prokuror që merr rryshfet pasi në rast se kërcënohet duhet të ketë një euro në xhep që t’ia mbathë diku në Evropë. Ngjarja e ndodhur sot është një përshkallëzim i regresit që po pëson emancipimi i femrës shqiptare. Gjithë deklaratat e koketave politike të Bashës, Ramës dhe Metës nuk kanë asnjë vlerë. Gjithë kuotat rozë të politikës treguan se janë një hiç dhe fasadë e ca burrave të fortë që nuk i rrahin, por i përdorin sepse ashtu i do Evropa. Janë skllave politike të tyre. Sot u vra në mes të Tiranës jo vetëm një punonjës i shtetit, dhe ky është turp i madh; por u vra një femër, një nënë. Vjen pasi njëri mbyt gruan me sëpatë; tjetri e hedh nënë e fëmijëve të tij nga dritarja dhe të gjitha këto pasi viktimat kishin kërkuar mbrojtjen e shtetit. Gjykatësja Hafizi kishte kërkuar edhe atë të SHBA. A mendoni se pas kësaj dite do të ketë ndonjë femër që do t’i drejtohet për divorc gjykatës? A mendoni se ndonjë grua pas ditës së sotme do besojë në mbrojtjen e shtetit? Vështirë. Që nga dita e sotme emancipimi i femrës shqiptare, të drejtat e saj, do të jenë vetëm në dorë të burrave shqiptarë, të cilët nuk kanë asnjë dëshirë të lëshojnë pozitën e tyre dominuese në shoqëri. Ditë më të zeza do të vijnë për gratë shqiptare, ku vështirësimi i kushteve ekonomike do të shoqërohet edhe me humbjen e lirisë së tyre. Barazia gjinore është dekada larg. U vulos sot në mes të Tiranës./dritare.net

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al
 
Cfare leshin duan nderkombetaret ne problemet e brendshme te Shqiperise?

Cfare tmerri njehere, sikir gje e padegjuar te vrasi burri gruan a gruaja burrin
 
Cfare leshin duan nderkombetaret ne problemet e brendshme te Shqiperise?

Cfare tmerri njehere, sikir gje e padegjuar te vrasi burri gruan a gruaja burrin

Ca eshte kjo e folur me???
Duan qe cke me te..se cdo femer ndihet e kercenuar sote! ne mes te dites.ne mes te qytet tjetri si pa te keq fare e vret gruan e femijeve te vet!mire qe nuk mendoj se mori nje jete ,por a e mendoi se la femijet e tij rrugeve?
Psikopati! pak e ka burgun asgje nuk eshte per te!
Ky shteti jonee praa...me urdher mbrojtje gjyqtarja e sa ka si kjo..qe do behen viktima me siguri....
 
Ekzekutoi ish-bashkëshorten gjyqtare, burri habit të gjithë më dëshminë në Polici

Pas vrasjes makabre në mes të ditës në kryeqytet, Fadil Kasemi ka dhënë dëshminë e tij të parë në polici në lidhje me vrasjen e ish-gruas Fildes Hafizi, gjyqtare në Shkodër.

Në polici ai ka deklaruar se është penduar për vrasjen e ish gruas por ka shtuar se gjithçka ka ndodhur në kushtet e tronditjes psikologjike.

Burri ka thënë se ka pasur një debat me gruan ditën e sotme para se ta qëllonte me armë për çështjen e fëmijëve, shkruan GSH.al.

Bëhet e ditur se autori ka thënë në polici se ish gruaja, nuk e lejonte të takohej me dy fëmijët pas divorcit. Po ashtu edhe pas arrestimit të tij në 2015 pasi kërcënoi gruan me armë në plazh, Fadik Kasemi ka thënë se gruaja nuk i lejoi fëmijët të shkonin ta takonin në burg. /albeu.com/
 
Tashme keto vrasje jane shtuar aq shume saqe jane bere terror social.
Duhen shume paketa te aktivizohen qe keto situata te marrin fund.
Ndergjegjsim njerez ndergjegjsim pike se pari.
E dyta shteti ligji duhet te jete i drejte i pa ane.
 
Vetem nje fjale ,e s'ma ndjen aspak se c'thote njeri apo tjetri....

Ftuuuu, fare e felliqur!

As peshtymen se meritoni....
 
Vetem nje fjale ,e s'ma ndjen aspak se c'thote njeri apo tjetri....

Ftuuuu, fare e felliqur!

As peshtymen se meritoni....


Nuk mund te pergjethsosh,e kupton qe duke thene fare e flliqur po pshtyne vetveten tende.(nese e nis si popull apo komb ne tersi si Shqiptar)
Ku do qe te shkosh ne bote,te jetosh ne bote rrenjet e tua jane kuq e zi vajze,jane Shqiptare.
Dhe vertet ne Shqiperi jane raste te shpeshta,por kjo sdo thote qe nuk ndodhin ne gjithe boten Danay.
Biles dhe ne vendin ku jetojme une e ti ndodhin,thjesht mediat ketu ne kete drejtimin e "terrori"social jane pak te censuruara,per arsye te ndryshme etike,turistike,interesash per mos nxjerr emrin negativ te pasigurise se individit apo turistit etj etj, nuk jepen ne mendia.
Por ti te jesh e bindur qe ndodhin shume dhe shpesh.
 
Nev mjaft me shite patriotllek gjojash,,,,Nuk duhet vendi Shqiperia duke mohuar e mos pranuar te verteten...dhe per me shume s'pranoj asnje citim sic edhe kam thene...gjendja eshte kaotike aty e ti akoma flet se s'mund te bejme pergjithesime..lexo lajmet moj e uruar...kronike e zeze perdite...

Zoteri rrall here mund te jap dislike une,ama kur lexoj traplleqe te tilla e kishe te merituar!
 
Ca eshte kjo e folur me???
Duan qe cke me te..se cdo femer ndihet e kercenuar sote! ne mes te dites.ne mes te qytet tjetri si pa te keq fare e vret gruan e femijeve te vet!mire qe nuk mendoj se mori nje jete ,por a e mendoi se la femijet e tij rrugeve?
Psikopati! pak e ka burgun asgje nuk eshte per te!
Ky shteti jonee praa...me urdher mbrojtje gjyqtarja e sa ka si kjo..qe do behen viktima me siguri....
Po cfare e folur me se nuk po kuptoj, na e shpjego njehere ti me mire ndoshta te kuptoj une ty ashtu si nuk me kuoptove ti mua. Se na hutove edhe ti me daneshken me larte, ndoshta sepse ne vend te llogjikes ju flasin emocionet e kota.

Be-eja edhe okb-eja edhe shba-ja si edhe brick apo tulla-ja edhe abc-aja (besoj se po e kap kuptimin) jo qe se rruajne fare por edhe sikur ti jepnin nje tegel ceshtja eshte se problemet shqiptare ngelen probleme shqiptare, ashtu si problemet familjare (si ne kete rast, pavaresisht se cfare pune ka gruaja a burri) ngelen probleme familjare. Nuk tmerrohem as une, as ti, as bej-ja. Mund te ndjehemi keq oer nje sekond si njerez qe jemi por jo te tmerrohemim gjera ndodhin,. Keto vendet e huaja te tmerrohen per grate r veta nga imigrantnet qe fusin ne shtepine e tyre si dhe nga vete meshkujet e tyre, te lene shqipetaret te shqetesohen per ceshtjet shqiptare.
Nese be-ja do te shqetesohet per ne atehere le te shqetesohet per rast sulmi ndaj ndesh nga nje shtet tjeter, apo per krimet qe kane bere ndaj nesh kur vjen puna te ndarja e kufijve, jo pse nje grua u vra ndaj burri i saj. Do jete hidheruar fare be-ja, kush.e di sa dite zie do mbaj, bashme me ty e danken :p lol

Nena ima nuk ndjehet e kercenuar, femrat qe njoh une nuk ndjehen te kercenuara, ti ose rrethohesh nga femra te kercenuara, ose njeh femra te kercenuara ose ja fut kot si fani spathi, pa na thuaj cila eshte tani?
 
Nev mjaft me shite patriotllek gjojash,,,,Nuk duhet vendi Shqiperia duke mohuar e mos pranuar te verteten...dhe per me shume s'pranoj asnje citim sic edhe kam thene...gjendja eshte kaotike aty e ti akoma flet se s'mund te bejme pergjithesime..lexo lajmet moj e uruar...kronike e zeze perdite...

Zoteri rrall here mund te jap dislike une,ama kur lexoj traplleqe te tilla e kishe te merituar!

Une nuk e shes patriollekun,une jam e tille.Pasi di dhe njoh rrenjet krenare dhe identitetin e Kombit tim.
Ti ke nevoje urgjente per stabilizimin e vetmbushjes boshe ne keto drejtime shterp qe ke per vendin tend.
Je e keqinformuar deri ne fund.
Ke nevoje te lexosh,te informohesh drejt bukur dhe sakte me historin,kulturen dhe rrenjet e vendit tend.
Beje sepse pastaj do shikosh gjerat drejt,racionalisht dhe me nje sy tjeter.
Mos ma merr per keq keshillen time.
Kalofsh mire!
 
Nev mjaft me shite patriotllek gjojash,,,,Nuk duhet vendi Shqiperia duke mohuar e mos pranuar te verteten...dhe per me shume s'pranoj asnje citim sic edhe kam thene...gjendja eshte kaotike aty e ti akoma flet se s'mund te bejme pergjithesime..lexo lajmet moj e uruar...kronike e zeze perdite...

Zoteri rrall here mund te jap dislike une,ama kur lexoj traplleqe te tilla e kishe te merituar!

Trapllek nuk eshte cfare kam shkruajtur une, trapllek eshte perkthimi apo kuptimi qe bejne te tjeret ne mendjen e tyre.


Gjera te tilla ndodhin kudo, dhe shqiperia nuk eshte aq keq sa e ben ti, jetojne miliona njerez atje dhe problemi me i mafh nuk eshte kjo qe thua ti problemi me i madh atje jane mungesat e mundesise, ashtu si ne shume vende te tjera te botes.
 
Ja po me mbush ti plot nacionalizem e krenari boshe Nev!

Vec ajo shprehja po mungon ne kete rast nga ana jote qe ta plotesosh fodullekun tend: "O sa mire me qene Shqiptar"

Se s'po me vjen ndermend shprehja e sakte por me rendesi kuptohet!
 
Redaktimi i fundit:
Danay e dashur kujdese fjalorin.
Kritikat ,opinionet,ndryshojne nga ofendimet.
Rasti konkret perdorimi i fjales fodullekun "tend".
Jo se me ben pershtypje,por etika e komunikimit qe te mundemi te diskutojme normal eshte baza.
Gjithe te mirat.
 
Nev lexo veten njehere,me siper si me ke quajtur..ne kete rast vetem sepse une jam e sinqerte e them ate qe mendoj..qenkam bosh nga kjo ane sipas teje..

Pra kujdes si me drejtohesh,une thjeshte tu pergjigja meqense po kapesh me personin tim!
 
Teta Fildes, të lutem thuaj mamit tim që…

15741218_364568583903107_1937644697541821993_n.jpg


Para shokëve nuk doja ta jepja veten sepse të gjithë po flisnin për ty. Juliani ishte i pari, meqë rri tërë kohës në Facebook dhe Instagram, më tregoi për lajmin.

“Tmerr në Tiranë. Burri vret gruan në mes të rrugës” Gjithandej i njëjti titull. Nuk e hapa, nuk e lexova lajmin sepse mu kujtua mami. Dhe bashkë me të edhe pyetja që më mundon prej ditësh, javësh mbase edhe muaj: اfarë më shqetëson më shumë nga shoqëria ku bëj pjesë?

Nuk e di, mbase telefoni i fundit që nuk kam? Apo pse Juliani ka të dashur ndërsa mua më ka lënë Elsa?

“Ueeee, ca nuk dëgjon. Burri vret ish-gruan tek Xhomlliku” thotë Juliani si një ‘tirons’, që për herë të parë nuk po më tregon ‘pjeshkën’ e radhës me të cilën po chaton

“Julo po iki se duhet të shkoj në shtëpi të bëhem gati për punë” i them shkurt dhe pasi ai më aprovon me kokë, lë 100 lekëshin e kafesë në tavolinë dhe largohem.

Nuk doja të qëndroja më aty. Jo se Juliani nuk është djalë i mirë, por në këto momente dua të rri vetëm. Hapa celularin dhe nis të lexoj për ty teta Fildes. A mund të të quaj ‘teta’ se kështu më kishte mësuar mami?

Në çdo gërmë të çdo lajmi shoh të njëjtën gjë: Tmerr, tragjedi, postimi i fundit, nënë e dy fëmjëve, gjyqtare, me urdhër-mbrojtje, tentativë vrasje, xhelozi, krim në familje. Me këto mendime hipi në urban kur më vjen fatorino.

“Po ja një sekondë sa të nxjerr lekët. Ore e dëgjove për këtë gruan që vranë tek Xhomlliku?” e pyes pa u menduar më shumë për të fituar kohë sa të nxjerr lekët.

“O djali, të lutem pak shpejt lekët pa varja këtyre se jena mësu me këto gjona” më thotë fatorino duke më lënë të kuptoj se vrasja jote teta Fildes ishte një ngjarje që pritej.

Paguaj biletën, zë një cep dhe nxjerr telefonin për të të njohur më tepër. Rifreskoj faqen në Facebook dhe shoh që të gjithë kanë nga një status për ty teta Fildes. Nuk kanë humbur kohë. Të gjithë tashmë të njohin dhe duan të flasin për ty. Të gjithë teta Fildes!

“E vramë, e vratë, faji im, faji yt, vettingu, drejtësia, amnistia”. Gjeta profilin tënd teta Fildes dhe shoh që edhe Facebook e paska kuptuar që ti nuk jeton më mes nesh.

Më kujtohet mami teta Fildes. Edhe atë si ty e vrau babi 2 vite më parë. Titujt janë njësoj, teksti nuk e di. Por jo shumë gjëra kanë ndryshuar. Ti e kishe paralajmëruar këtë teta Fildes? Edhe mami im! Në atë moment nis të mendoj:


“Po mami?! Edhe ajo ashtu e la këtë botë. Një lumë me statuse që sado rifreskoja faqen sërish fytyra e saj më dilte para. A do e takosh? Të lutem?! Kam një mori gjërash që dua t’i thuash. Babi është në burg por më duket se po kërkon leje të dalë një javë për sjellje të mirë. Më ka shkruar në Facebook disa herë nga burgu. Më kërkon të takohem me të, por unë nuk i përgjigjem. Të lutem teta Fildes, thuaji mamit që më mungon!

Kam filluar punë, sa të mbaroj shkollën jam në Call Center. Më ndihmon të praktikoj gjuhën, edhe pse mërzitem shpesh herë se më vonohet rroga. Nejse kjo ka pak rëndësi sepse sapo të mbaroj shkollën dua të largohem nga ky vend. Nuk shtyhet më këtu!

E mban mend Oltin që më thoje mos rri me të? Ka filluar punë o ma! Gazetar tek një portal! Ai vazhdon studimet për Juridik, por me mua nuk flet më sepse tashmë është gazetar!

Dua të ia filloj nga e para teta Fildes, të lutem shpjegoja pak mamit. Larg nga ky vend ku mezi presin të vdesësh që të merren me ty dhe kujtojnë se ti ekzistoje!

Larg nga ky vend, ku duhet të presim vdekjen e një nëne që të mos flitet më për pozicionet e seksit, foton e fundit të Klaudia Pepës, atletet e Edi Ramës, shkuma-paty në Jalë, celularin e fundit, Instastory, elsërat që na lënë se jemi të detyruar të punojmë që të mitur dhe nuk mund t’u japim atyre kohë dhe atë çka duan!

Po të ardhmen time? Po qindra fëmijë që shohin si unë të dhunohet nëna nga babai përpara syve të tyre? Që nuk kanë kujt të ja thonë, jo sepse kanë frikë, por edhe ata e dinë se askush dhe asgjë nuk u vjen në ndihmë!

E dinë edhe ata që kjo është një mashtrim! Që kjo monotoni e shoqërisë sonë, thyhet nga komentet e postimet në Facebook e Instagram, mes nesh, duke u përpjekur t’i tregojmë botës se jemi mirë!

Nuk po them asgjë të re, ne të gjithë e dimë pse e bëjmë këtë. Jo sepse statuset në rrjetet sociale na ngushëllojnë. Por sepse ne duam të ndihemi të qetë. Sikur gjërat po ndryshojnë dhe tashmë zëri im mund të dëgjohet! Por ty teta Fildes pse nuk të dëgjuan?!

Sepse është e dhimbshme të mos pretendosh sikur je i lumtur! Sepse ne jemi frikacakë!

Thuaj mamit të lutem teta Fildes! Asgjë nuk ka ndryshuar! Ndaj dua të iki nga ky vend!”

“Stacioni i trenit ju lutem, kush ka për të zbritur të afrohet tek dera!” është zëri i fatorinos që më zgjon nga bashkëbisedimi që kishim.

Të lutem teta Fildes, më fal por më duhet të vrapoj për në punë. Shpresoj shumë të më dalë rroga këtë javë.

Aty hap sërish telefonin dhe shoh që Elsa, ish-e dashura ime, edhe ajo ka bërë një status për ty! /Copyright Tiranapost.al
 
Vrasja e gjyqtares/Reagon vajza e saj: Humba heroinën time, babai nuk e meriton të marri frymë

Fildes-me-vajzen.jpg
Pas ngjarjes tronditëse ditën e djeshme ku gjyqtarja Fildez Hafizi u vra me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj, ditën e sotme ka reaguar vajza e të ndjerës me anë të një postimi në faqen e saj në “Facebook”.

Vajza është shprehur me fjalët më të ndjera për nënë e saj ndërsa shton se ia ati ëshët një mosntër që nuk meriton të jetojë.

Statusi i plotë

“Dje kam humbur personin me te rendesishem ne jeten time . Mami im ishte heroina ime , perendesha ime . Ajo ESHTE njeriu me i mrekullueshem i kesaj bote dhe KURRE ne kte bote sdo te kete njeri si ajo me ne kete bote. Ajo sakrifikoi cdo gje per ne duke perfshire jeten qe te na hiqte nga ai plera . Pavarsish cdo gjeje ajo fliste mire per te PAVARSISHT CDO KAFSHERIJE QE KEMI JETUAR NE ATE SHTEPI . Ajo ishte shoqja ime e ngushte , motra ime , dashuria ime e pare ne kete bote . Kushdo qe e njihte e adhuronte kurajon forcen inteligjencen dashurine e saj per jeten dhe zemren e saj te paster . Vetem ne e dime se si rrinte me frike kur iknim CDO FUNDJAVE te i ashtuquajturi “babi” qe ka qene dhe gjithmone do te jete nje monster qe nuk meriton te marri fryme . Kur te kujtoj mamin tim un nuk do qaj por do jem krenare per personin, heroinen qe me rriti . Dhe sado qe un nuk besoj ne zot un besoj qe ajo tani eshte nje engjell qe na ruan sepse e tille ishte dhe gjalle . Dhe ne do ja dalim do e bejm krenare dhe do behemi te denje qe te quhemi femijet e saj . Sepse ajo eshte forca jone dhe pse nuk esht me mes nesh .

Faleminderit te gjithve qe na u gjendet prane”, shkruan vajza e gjyqtares

Shekulli
 

Attachments

  • Fildes-me-vajzen.jpg
    Fildes-me-vajzen.jpg
    54.4 KB · Shikime: 0
  • Fildes-me-vajzen.jpg
    Fildes-me-vajzen.jpg
    54.4 KB · Shikime: 0
Ketyre e shume prej ketyre qe si prek asgje me ne ate vend...!

Më kurse fjalët në drejtim drejt përsonalitetit tënd,kur thua farë e fis.

Do ndihesh më keq se keq nqs insiston. :)

Akti i keq nuk dënohet me ato fjalë që thua ti.
Në mirëkuptim
Passion!
 
Te ktheva pergjigjen per cka me pyete me siper,dhe rreth temes gjithmone..sa per personalitetin tim e njoh kush jam dhe s'kam nevoje te ma thuash ti..nese s'te pelqen dicka apo ke inate personale atehere s'kane te bejne me temen dhe as me intereson mendimi yt sigurisht!

Gjithe te mirat!
 
Krim shume i shemtuar dhe e denoj me force .
Mos u indinjoni ne ate mase sa te dilni ne konkluzjone te nxituara dhe te beni deklerata te pallogjikshme o popull i dashur i fv .
Ky eshte nje krim pasjoni dhe krime te ketej lloji fatkeqsisht nfodhin ne te gjithe globin ,
Jane pak me te shpeshta ne vendet e varfra dhe ne vendet e paemancipuara .


?
Jo panik o goca se nuk ju vrasim po nuk ju pati ardhur ora per te ikur ne parajs !!!!!
 
Redaktimi i fundit:
Duhet denimi me vdekje per keshtu rastesh!
Delegacioni i BE-së në vendin tonë, ka reaguar me tone të forta lidhur me këtë ngjarje që ndodhi sot në vendin tonë.

Delegacioni i Bashkimit Europian është shprehur i tmerruar nga kjo ngjarje dhe u shpreh se mbrojtja e grave është një përgjegjësi e plotë e shtetit.
Delegacioni i BE-se dhe i ShBA-se reagojne me tone me te forta dhe me te tmerruar nese do kthenim ligjin e denimit me vdekje dhe te denonim kete burrin me vdekje.

Zot ne shtepi te tjetrit.
 
Së pari ky si akt dënohet, dhe kjo nuk diskutohet.
________________________________________

Diskutimet më sipër rreth kësaj teme janë shumë të rëndomta, dhe tani e kuptoj se pse na paska dalë edhe shprehja " Jorgo", që ne e perdorim shpesh nëper kafenetë e Tiranës, për fqinjët tanë Greko-Shqiptarë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top