Vrasja e Azem Hajdarit.

Ish-kryeministri Sal iBerisha thyen heshtjen dhe flet hapur për vrasjen e ish-liderit të Dhjetorit, Azem Hajdarin. AI thotë se bashkë kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyera, por vrasja e tij i ka rrënjët te shteti i asaj kohë, (qeveria socialiste e Nanos). Berisha shprehet se me rigjykimin ku thuhet se do ta thërrasin dëshmitar, po tentohet një hakmarrje ndaj tij. Përgjegjës për këtë hakmarrje thotë Berisha është Edi Rama. Ish-kryeminsitri thotë se me këtë gjyq po tentohet një skenar sdi me atë të Dritan Dajtit, ku mund të nxirren nga burgu, vrasësi dhe bashkëpunëtori i Azemit.

Kush i zhduku vrasësit e Azemit?


“Kurrë Tropoja nuk njeh një bandë vrastare plaçkitëse si kjo bandë (Hakljat). Pasi kryen misionin ata duheshin zhdukur. I zhduku shteti, vetëm shteti vendoste seri minash njëri pas tjetrit. Vetëm shteti mund të të vriste në oborr të shtëpisë. Ata i vrau shteti. Shteti ka shumë mundësi të bëjë disa kombinime me ta. Po të donte shteti të mos zhdukeshin, i arrestonte. Zotëri po të donte shteti ishin në burg si Jaho Salihi…


Ju keni pasur dorë për zhdukjen e tij?
Këto akuza janë të atyre që duhet të mbulojnë krimin e shkuar. Unë me të kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera. Azem Hajdari ka qënë Azem Hadajr.

Do dëshmoni?
E kam kryer detyrën time, kam dhënë një dëshmi, jo dëshmi, deklaratë shterruese për ato që dija. Kjo çfarë është? Një proces i dytë politik, hakmarrje për Nexhmijen Kristaq Ramën. Hapet procesi për të nxjerrë nga burgu vrasësin e kushedi sa personave që është Jaho Salihu dhe pjesëmarrësin Izet Haxhia. Qëllimi i Edi Ramës është të realizojë skenarin si me Dritan Dajtin. Dd të nxjerrë nga burgu Jaho Salihin.

“I dhanë 140 plumba”! Sali Berisha zbulon për herë të parë porosinë që i dha Azem Hajdarit para vrasjes: Ja dy mënyrat që të shpëtosh


“Azem këta kanë porosi dhe janë në zbatim të një porosie. Mirë është që të zhdukesh 6 muaj diku, meqë me rrugën e vjetër ka dy mënyra ‘o të fshihesh, o të qëllosh e t’iu biesh’, kjo e dyta nuk është rruga jonë, se ata ishin një komisariat”, ka qenë porosia e tij.

Më tej, ish-kryeministri vijoi se “Azem Hajdari kërkohej të vritej nga shteti. Janë përpjekur ta paraqesin si një sherrnaj, por Azem Hajdarit, familja e tij, rrethi i tij, nuk kanë pasur kurrë, gjer ditën kur është vrarë, as edhe një sherr më të vogël me bandën kriminale të Haklajt. Azem Hajdari ka qëlluar politikisht kundër terrorit e vrasjeve, që kjo bandë kryente në Tropojë më shumë se cdo luftë. Sigurisht që Azemi më kishte vënë në dijeni se donin ta vrisnin. Shteti kërkonte ta vriste përmes këtyre. Më kishte thënë, ai shkoi në Tropojë dhe i dhanë 140 plumba makinës së tij. I zunë pusi, por shpëtoi për mrekulli. Kishte një urdhër politik për ta asgjësuar Azem Hajdarin, për shkak të asaj që kishte bërë sistemi”.

(BalkanWeb)
 
fiks.....per te mos harru dhe Remzi Hoxhen qe e vrane ktu rrij une nja 2 km me larg te ndertesat e shik-ut

Ke harru edhe nja 3000 shqiptar tjere te vrare ne 97 nga lufta civile. Pergjegjsia shtetit ishte, dhe Berisha ishte krietari n'maj tplehut qe u mundsoi gjitheve tmerrnin nga nje arme t'vrisnin njoni tjetrin ?
 
Ke harru edhe nja 3000 shqiptar tjere te vrare ne 97 nga lufta civile. Pergjegjsia shtetit ishte, dhe Berisha ishte krietari n'maj tplehut qe u mundsoi gjitheve tmerrnin nga nje arme tvrisnin njoni tjetrin ?
babi im ka qene ushtarak dhe at dite kur jane thy depot kto banoret ktu kane shku te reparti atje me e thy me marr armet....i kane njoftu edhe i kane largu shumicen e armve prej aty....ca kane ngel i kane marre dhe ngaqe i ka njoft ju ka than ca bani kshu mor ca i doni.....asht tu na sulmu jugu i dona per vetemrojtje....kane shku deri ne fushekruje nis per me shku nga jugu me u vra me vlonjatet
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top