Votoni, mos abstenoni!

Xhovalin Delia/artist, Itali
ا’kishin për të thënë, politikanët, partitë e dy prijësit e tyre na i thanë. Mos kërkoni qiqra në hell! Kjo është Shqipëria, kjo është politika, kur u ndanë këto na ranë. Dy janë shanset: të vazhdojmë aty ku e kemi lënë apo të marrim një shteg të ri. Të vazhdojmë duke lënguar apo të ndryshojmë duke rrezikuar? Ky vendim i takon sovranit. Që vendimi të jetë i drejtë, bindës dhe mbi të gjitha i pranueshëm për gjithë Shqipërinë, shqiptarët, të paktën të Dielën, një ditë në 4 vjet, duhet të komportohen si qytetarë, ç’ka do të thotë: të ushtrojnë të drejtën e tyre për zgjedhur atë që besojnë, dhe të kryejnë detyrën duke VOTUAR Tث GJITHث! Për një popull të mençur nuk do të ishte e vështirë zgjedhja, për ne shqiptarët nuk ka qenë kurrë e lehtë. اfarë pret sovrani shqiptar nga pjella e tij xhanëm? Para se të mësojmë çfarë pretendon ky sovran “special”, më parë duhet të ndajmë shapin nga sovrani, pra të kuptojmë ç’është sovrani shqiptar? Në këtë fjalë sa magjike aq të shpërdorur nga pjella e tij politike, përmblidhet populli, i cili, gjatë lojës elektorale, arbitron ndeshjen dhe në fund, me votën e lirë shpall fituesin.
Në praktikë, ka parti e politikanë që synojnë thjeshtë të marrin pushtetin për ta ushtruar për interesat e tyre personale, e për këtë qëllim të ulët përdorin çdo mjet, mashtrojnë elektoratin, e blejnë me shumicë e jo rrallë e kërcënojnë. Sovrani popull shprehet në tre forma elektorale: 1. Si votues të abonuar me partinë “X”, “Y” etj,(të nënës) 2. Si votues idealist ëndërrimtar, (të zotit e të askujt). 3. Si abstenues, (të njerkës). Votuesit e abonuar janë ata që përfitojnë direkt materialisht nga p

artia e nga shteti,( kur partia e tyre vjen në pushtet), d.m.th. ata që janë të lidhur direkt me rubinetin e mbijetesës, të jetesës e të fitimit, (respektivisht sipas kategorive, nëpunës të vegjël, nëpunës të lartë, shoqata, shoqëri, kompani biznesi, etj). Votuesit “idealistë”, janë besimtarët e demokracisë, të ligjit e të drejtësisë, ëndërrimtarët e ndryshimit, flamurtarë të progresistët, njerëz të thjeshtë e të lirë, pa konflikte interesi, preha më e kollajtë e shtihanëve demokrat dhe e kameleonëve politikë.

Abstenuesit janë njerëzit “e papërlyer”, të zhgënjyer e të indinjuar, njerëz që nuk pretendojnë asnjë përfitim as nga politikanët, as nga partitë, as nga shteti e as nga shoqëria, por që në fakt mbajnë peshën më të madhe të politikës së mbrapshtë e të qeverisjes së keqe, për të cilat edhe ata vetë, kanë kontribuar me papërgjegjësinë e tyre, duke ABSTENUAR. Bash kjo shtresë, që ABSTENON Nث ZGJEDHJE, ndonëse pjesa më e shëndoshë e sovranit, i bën një dëm të pallogaritshëm vetes, në radhë të parë, demokracisë, politikës e progresit shoqëror. Pse? Sepse INDIFERENCA e PAPثRGJEGJSHMثRIA e tyre favorizon prepotencën politike e pushtetare, mundëson padronët e politikës të peshkojnë në ujrat e tyre, lehtëson llogaritjen e fitores “nën tavolinë”.
Një ditë para zgjedhjeve nuk mund të ndryshojmë rregullat e lojës por të dielën, sovrani, me pjesëmarrjen totale e aktive mund të parandalojë skenarë me pasoja të rënda kombëtare e ndërkombëtare. Një rol determinues do të luante SOVRANI ABSTENUES, të zhgënjyerit “me përvojë”, të pallogaritshmit e politikës e të shtetit, “shqiptarët e njerkës”. E thënë në mënyrë dëshirorë: nëse ABSTENUESIT do të gdhihen të dielën VOTUES , me siguri që rezultati do të jetë krejt ndryshe nga ai i llogaritur nga matrapazët e vjetër. Shqiptarë, mos e shpërdoroni lirinë për të abstenuar, por kryeni detyrën si qytetar duke votuar për një Shqipëri më të mirë!




Shekulli Online
 

Attachments

  • 000.jpg
    000.jpg
    9.6 KB · Shikime: 22

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%
Personalization

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Alternative header

    You can easily choose an alternative header structure for a different look.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back