Votimi do të ndodhë, por ndarja kurrsesi

Ado

FISEBILIL-LAH
Shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian duket se do abstenojnë gjatë hedhjes në votë të kërkesës së Serbisë mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e cila e ka përmbyllur procesin e zhbërjes së ish-Jugosllavisë, njoftojnë mediat serbe. Ndërkohë i njëjti lajm është përcjellë nga RTK-ja dhe radio Evropa e Lirë.

Mosnjohja e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran nga të gjithë 27 shtetet anëtare të BE-së e ka ndikuar marrjen e një vendimi të tillë neutral ndaj procesit të nisur nga Ministria e Jashtme e Serbisë.

Votimi në seancën e 8 tetorit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës duket se ka shkaktuar “sulm paniku” tek pala serbe e cila pas abstenimit të pritur në votim nga shtetet e BE-së tashmë ka filluar të përmend edhe opsionin e ndarjes së Kosovës në pjesën serbe dhe atë shqiptare.

Ka qenë Boris Tadiq presidenti serb nga i cili edhe ka “ri-buruar” ideja e ndarjes së Kosovës frymëzuesi kryesor i së cilës ka qenë “pragmatisti serb” siç është njohur ndryshe Zoran Gjingjiq kryeministri i vrarë serb.

Tadiq pas deklarimeve të para e ka zbutur qëndrimin e tij mbiu ndarjen eventuale të Kosovës duke thënë se ai nuk e ka propozuar ndarjen por as që e ka përjashtuar atë.

"Ndarja po diskutohet në Serbi dhe bashkësinë ndërkombëtare, dhe kjo ka qenë një prej mundësive gjatë viteve", tha Tadiq në një konferencë për shtyp në orët e vona të së martës. Ai ndarjen e quajti opsion të fundit kur mundësitë e tjera kanë shteruar. Presidenti serb e shfrytëzoi rastin dhe përsëriti qëndrimin serb se kurrën e kurrës nuk do e njohë pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top