Volteri për Islamin

con man

Anëtar i ri
Volteri për Islamin

Shkruar nga: Ajni SINANI



Volteri, filozof dhe shkrimtar i madh francez, thotë:

“Feja me të cilën erdhi Muhammedi, pa dyshim është më e lartë se Krishterizmi. Besimtarët muslimanë nuk janë sprovuar me mosbesimin, me të cilin janë testuar të krishterët, të cilët, në fund, deklaruan: ‘Një Zot është në tresh, ndërsa trinia ka njësinë e njëshit.’


Besimi në Një Zot të Vetëm, të Gjithëfuqishëm ka qenë në themel të Islamit. Ekzistimin e tij, Islami ia ka borxh liderit të tij dhe trimërisë së tij, ndërsa të krishterët përdorën shpatën dhe zjarrin për përhapjen e fesë së tyre.


O Zot, Zot i Madh! Sikur këta popuj të Evropës t’i merrnin si model muslimanët! Nuk ka dyshim që Muhammedi a.s. ka qenë njeri vërtet i madh. Në gjirin e virtyteve të tij dhe personalitetit paradogmatik ka kultivuar gjenerata madhështore. Ai ka qenë shtetas i urtë dhe i drejtë, i cili deri në fund ka realizuar revolucionin më të madh në historinë e njerëzimit.”


“Luteri nuk është i denjë as t’ia zgjidhë lidhëset e këpucëve Muhammedit.”


“Përsëris se ata, që fenë Islame e quajnë si fe me lakmi epshesh shtazore dhe një fe që i hap shteg plogështisë dhe papunësisë, janë të padijshëm, trundryshkur e mendjesëmurë. Këto pretendime, janë fare të pabaza dhe qëndrojnë shumë larg nga e vërteta. Edhe ata, që i pranojnë si të qëna këto, nuk e njohin aspak problemin.


O priftërinj e kallogjerë! Të gjithë ju, o burra klerikë! Në qoftëse urdhëroheni të mbani agjërim në muajin korrik, në qoftëse ju ndalohen vera që pini e bixhozi që lozni, nëse urdhëroheni të bëni pelegrinazh (haxh) në ranishtat e nxehta të Hixhazit (Arabisë), nëse vendoset të jepni dy e gjysmë përqind të të ardhurave tuaja për sadaka, a mund të thoni për atë fe, që u bënë të tilla komunikime, se është fe lakmuese dhe epshesh shtazore?!”


Ndërkaq, në Dictionnaire Philosophique, IV, f. 319, ai thotë:


“Vëllait tim musliman do t’i thosha: Feja jote, më duket një fe shumë e respektuar. Ti adhuron vetëm një Zot. اdo vit, je i detyruar të japësh, si zekat, një të dyzetën e të ardhurave dhe ditën e Bajramit të bësh paqe me armiqtë. Priftërinjtë tanë, që shpifin tërë botën, ndoshta një mijë herë thanë se feja jote zuri vend, sepse është një fe që u drejtohet plotësisht kënaqësive. Të gjithë këta të mjerë kanë gënjyer. Feja jote është shumë fisnike.”

Në “Fjalori Filozofik v. III”, kapitulli “Muslimanët”, Volteri thërret me nervozitet:

“Ju them përsëri, analfabetë të marrë, vetëm të paditurve mund t’u thuhet se feja Islame është sensuale dhe epsharake; për këtë, as që bëhet fjalë, ju kanë mashtruar sikurse edhe për shumë të tjera…


Lehtë është të shpifet, por unë e urrej shpifjen - thotë Volter në fund të artikullit. Pasaktësitë duhet vazhdimisht të përgënjeshtrohen, sepse edhe kur e hedhim poshtë një mashtrim, gjithnjë gjendet dikush që do të risjellë atë. Mund të shkruhen shumë libra voluminozë me intrigat e pavërteta, me të cilat janë sulmuar muslimanët. اdo gjë që është thënë për muslimanët, deri më sot, duhet hedhur në zjarr.”


Marrë nga libri:

“Të tjerët për Islamin”

A. Sinani
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top