Skandali i Radhes....



:
Një vendim i padëgjuar ka shokuar qytetarët e Vlorës. Senati i universitetit të këtij qyteti ka votuar pro heqjes së emrit “Ismail Qemali” që mban ky institucion i arsimit të lartë.
Sipas burimeve në Vlorë, ka qenë rektori i universitetit Tanush Haska ai që ka kërkuar nga senati të votojnë heqjen e emrit të njëriut që themeloi shtetin shqiptar. Pretendimi në senat ka qenë se Ismail Qemali nuk ka qenë ndonjë figurë akademike dhe emri i tij nuk është e përshtatshëm për të merituar një universitet. Sipas burimeve nga senati vendimi është marrë me dy vota diferencë, 8 pro dhe 6 kundër. Gjithashtu burimet nga senati bëjnë të ditur se nga diskutimet e bëra gjatë mbledhjes është folur që prezantimi i Universitetit të Vlorës në botë është më mirë që të bëhet thjesht si “Universiteti i Vlorës”, se sa me emrin “Ismail Qemali”. Por gjatë mbledhjes nuk kanë munguar edhe diskutimet mesa anëtarëve të senatit të cilët kanë kontestuar këtë vendim.
Pasi senati hoqi emrin e Ismail Qemalit nga Universiteti i Vlorës, kanë reaguar me habi dhe revoltë jo vetëm pedagogë por edhe qytetarët vlonjate të cilët kanë kundërshtuar në mënyrë absolute heqjen e emrit “Ismail Qemalit”. Po ashtu kanë reaguar edhe deputetë të këtij qyteti. Konkretisht Bujar Leskaj e ka konsideruar një gafë vendimin e senatit universitar e cila sipas tij nuk duhet të tolerohet.
Po kështu edhe historiani i njohur vlonjat Bardhosh Gaxho është shprehur nga Kroacia ku ndodhet aktualisht, se ky vendim është absurd dhe se emri i patriotit të njohur, jo vetëm në Vlorë por në të gjitha botën, është një nder që mbahet prej Universitetit të Vlorës duke qenë edhe simboli i qytetit.
Për tu zyrtarizuar vendimi duhet të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave. Por burime nga qeveria kanë bërë të ditur se ky ndryshim është shumë vështirë të kalojë si vendim pasi emri i të madhit Ismail Qemali është një simbol kombëtar.
BAlkanweb
Po Ismail Qemali kushtoj jeten edhe pasurin e vete ceshtjes Shqipetare. Po ai nuk ka asnje gje te beje me Univeristetin e edukacionin. Neper bote, emrat e Universitetit, kur kane emrin e nje njeriu, si Johns Hopkins, jane te lidhur me personin qe i themeloi. Po shumica e universiteteve, kane vetem emrin e vendit ku jane. Eshte koha per Shqiperin te beje si bota e si Evropa, e jo te lidhi te gjitha me politiken, e sidomos edukacionin. Sa per studentet e unveristetit te Vlores, po te duan te nderojne Ismail Qemalin e atdheun, mesojne e nuk rine gjithe diten rrugeve e kafeneve, e rin duke meduar si te paguajne mesuesit te marin notat. E per deputete e Vlores e te tjeret, ata flasin per Ismail Qemalin vetem se duan te shiten si patriot, nga ana tjeter ata vjedhin sa te munden me dy duar e shkaterojne te ardhmen e Shqiperis qe Ismail Qemali themeloi.
Universiteti i Vlores e c'do universitet ne Evrope, duhet te jete i lumtur te kete nje si Tanush Shaska per rektor. Ai ka doctorat ne matematic nga Amerika, ka publikuar shume artikuj, dhe ishte profesor universiteti ne Amerike. Ai e la pune atje, qe ti sherbente Vlores dhe atdheut. Shume nga ju, e une jame ne kete grup, nuk jemi te zotet te bejme nje gje te till. Keshtu studentet dhe politikanet Shipetar duhet ta lane Tanush Shasken te beje punen e vete, qe ta coje universitetin e Vlores ne je nivel si universitete e Evropes.
Gjyshi i Tanush Shaskes ishte me Ismail Qemalin kur u ngrit flamuri ne Vlore. Keshtu nuk ma merr medja qe deputet jane me patriot, se Tanush Shaska dhe familja e tij.