-
- Anëtarësuar më
- Apr 15, 2011
-
- Mesazhe
- 25,061
-
- Reagimet e mara
- 13,041
-
- Mosha
- 38
-
- Vendndodhja
- Diku Neper Planet
VLORE - Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi dyshohen si autorë të rrëmbimit të një 29-vjeçari nga Durrësi.
Burime zyrtare nga policia e Vlorës bëjnë të ditur se janë prangosur vëllezërit Albi dhe Arten Rexhaj, 23 dhe 32 vjeç, Aranit Dedenika i njohur si Bojku 30 vjeç si dhe 28-vjeçari Fjodor Laraj.
Referuar të njëjtave burime, 4 të rinjtë e kishin rrëmbyer 29-vjeçarin nga qyteti i Durrësit, duke e mbajtur peng për më shumë se 24 orë, ndërsa në këmbim të lirimit të tij kërkonin një shumë të konsiderueshme parash.
(er.nu/BalkanWeb)