Vlorë, operacione për asgjësimin e bimëve narkotike

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Vlorë, operacione për asgjësimin e bimëve narkotike

Ditët e nxehta nuk kanë ndërprerë operacionet për asgjesimin e bimëve narkotike.






Ditët e nxehta nuk kanë ndërprerë operacionet për asgjesimin e bimëve narkotike. Në zbatim të planit të veprimit të drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit si rezultat i disa informacioneve që dispononte seksioni i luftës kundër narkotikëve në drejtorinë e policisë së Vlorës, efektivët janë vendosur në fshatin Tërbac. Sipas të dhënave rezultonte se në këtë fshat ka patur të mbjella bimë kanabis. Efëktivët kanë shkuar në këtë zonë dhe në vendin e quajtur Sopotek, kanë zbuluar dy parcela me bimë kanabis. Bimët kanë qenë të mbjella në një gjatësi deri në 2.5 metër. Parcelat e tokës kanë qenë të hapura rishtazi në mes të bimësisë së shtratit të një përroi.
Blutë e policisë kanë asgjesuar bimët, gjithsej 200 rrënjë. Ata gjithashtu kanë ushtruar kontrolle edhe në zona të tjera, ndërkohë që po punohet për identifikimin e autorëve.
Pikërisht kjo mbetet një nga sfidat e hapura të policisë, e cila ka marrë përsipër asgjesimin, madje duke bërë konkrete shifrat, por shumë më i ulët është numri i autorëve të zbuluar.
Siç mësohet kultivuesit zgjedhin më tëpër sipërfaqe pa pronar, duke humbur kështu gjurmët e autorësisë.Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top