Vlorë, eksplozivi i komanduar rrafshon ndërtesën 7-katëshe në zonën e Skelës

cent

...Lontano
VLORE-Shembet me sukses godina 7-katëshe në zonën e Skelës, tek ish-Aulona në Vlorë. Shpërthimi me eksploziv ka rezultuar i suksesshëm, duke shembur totalisht ndërtesën 7-katëshe. Ashtu siç ishte planifikuar, inertet kanë rënë në anën e detit, duke shmangur rrezikun për ndërtesat e tjera që ndodhen përreth.
2vlsmrn.jpg
Mënyra e shembjes ka qenë e njëjtë me atë të godinës 5-katëshe tek fakulteti i Ekonomikut në Tiranë, por në ndryshim nga aksioni në kryeqytet, ku ndërtesa nuk u rrëzua tërësisht, shpërthimi në Vlorë ka rezultuar i suksesshëm.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Prej disa ditësh forcat xheniere punuan për hapjen e mijëra vrimave në kolonat e objektit, në të cilat u vendos lënda eksplozive. Bashkia e Vlorës sqaroi se shembja e ndërtesës 7-katëshe do të bëhet për t’i hapur rrugë investimit në zgjerimin e rrugës Skelë-Uji i Ftohtë, si dhe shëtitores.

Ministria e Brendshme njoftoi dje se duke filluar nga ora 07:00 e deri në orën 16.00 të ditës së sotme, do të ketë regjim të kufizuar të qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve në rrugën “اamëria” në qytetin e Vlorës dhe rrugët dytësore të lidhura me të. Gjithashtu, lokalet përreth zonës do të jenë të mbyllura.
2vt6u1f.jpg
MINISTRI TAHIRI INSPEKTON HAPJEN E GROPAVE PER VENDOSJEN E EKSPLOZIVIT
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka inspektuar hapjen e gropave për eksplozivët që do të përdoren për të shembur sot godinën pa leje. Objekti 7-katësh, i papërfunduar plotësisht me dyer dhe dritare ndodhet tek ish-Aulona, buzë detit në Skelë. Nga te dhenat e Ministrise se Brendshme behet e qarte se menyra e shembjes do te jete e njejte me ate te godines 5-kateshe tek fakulteti i Ekonomikut ne Tirane.

Ministria e Brendshme njoftoi dje se duke filluar nga ora 07:00 e deri në orën 16.00 të datës 27 tetor 2013, do të ketë regjim të kufizuar të qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve në rrugën “اamëria” në qytetin e Vlorës dhe rrugët dytësore të lidhura me të. Gjithashtu, lokalet përreth zonës do të jenë të mbyllura.

"Gjatë kohës së përcaktuar, në këtë zonë nuk do të lejohet qëndrimi apo lëvizja e mjeteve dhe këmbësorëve. Lokalet përreth zonës do të jenë të mbyllura. Policia e Shtetit këshillon pronarët dhe administratorët e tyre që të mbajnë dritaret e lokaleve të hapura. Policia e Shtetit rezervon të drejtën të bllokojë plotësisht qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve në segmentin Skelë - Uji i Ftohtë", thuhet në deklaratë.

Policia e Shtetit rezervon të drejtën të bllokojë plotësisht qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve në segmentin Skelë-Uji i Ftohtë.
Shembja e pallatit 7-katësh tek ish-Aulona, në zonën e Skelës në Vlorë, pritet të prishet sot rreth ores 14:00, pas shtyrjes që u bë nga afati i parë. Shkak ishin bërë procedurat teknike nga specialistët përkatës, si dhe largimi i disa antenave celulare nga godina, të cilat janë vendosur prej tri vitesh.

Prej disa ditësh ka vijuar puna nga forcat xheniere për hapjen e vrimave në kolonat e objektit, në të cilat do të vendoset lënda eksplozive. Bashkia e Vlorës sqaroi se shembja e ndërtesës 7-katëshe do të bëhet për t’i hapur rrugë investimit në zgjerimin e rrugës Skelë-Uji i Ftohtë, si dhe shëtitores.

Ndërsa puna vijon në brendësi nga forcat xhenio, Policia e Rendit dhe ajo e RENEA-s po mbajnë nën kontroll situatën rreth godinës. Burime nga Policia konfirmojnë se godina do rrafshohet me lëndë plasëse.

Godina 7-kate
Siç mësohet, godina 7-katëshe, destinacioni i së cilës ka qenë mister gjatë të gjithë këtyre viteve për vlonjatët (nuk ka hyrje të shitura, por mendohet se destinacioni ishte për hotel), ka leje ndërtimi nga Bashkia e Vlorës. Nuk konfirmohet nëse do të dëmshpërblehen pronarët e saj, ndonëse kryebashkiaku Gjika në një nga prononcimet e tij disa muaj më parë në lidhje me shembjen e ndërtimeve me leje, është shprehur se do të negociohet me qeverinë për dëmshpërblimin e pronarëve. Nga këta të fundit nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar në lidhje me shembjen e ndërtesës së tyre dhe nuk konfirmohet nëse ata kanë negociuar me Bashkinë në lidhje me këtë. Prishja e këtij objekti do të bëhet me qëllim që t’i hapet rrugë ndërtimit të shëtitores, apo e emëruar ndryshe “Lungomares”, duke filluar nga zona e Skelës deri në zonën e Ujit të Ftohtë.

Ndertimet pa leje ne Vlore

Bashkia e Vlorës kishte paralajmeruar dhe me pare se do të fillonte aksionin për prishjen e ndërtimeve përgjatë bregdetit, të cilat prishin imazhin dhe planin rregullues të Bashkisë, por edhe atë kombëtar. Aksioni që do të asistojë INUK, Inspektorati Ndërtimor i Bashkisë, Policia e Rendit, forcat Xhenio dhe madje edhe RENEA, nis nga shpërthimi i kontrolluar me lëndë eksplozive e ndërtesës 7-katëshe, e ndërtuar që prej disa vitesh, por do të vijojë edhe me ndërtesa të tjera gjatë bregut.

/BalkanWeb
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Vlorë, eksplozivi i komanduar rrafshon ndërtesën 7-katëshe në zonën e Skelës

Ueee gjithë ajo ndërtesë.. ngelën pushuesit pa dhoma :p..
 
Titulli: Vlorë, eksplozivi i komanduar rrafshon ndërtesën 7-katëshe në zonën e Skelës

E keshtu, Rama prish ata te Berishes. Dhe Berisha prish ata te Rames. Ne Ksamil desh bene kerdine socialistet, pasi Berisha shembi gjysmen e Ksamilit.

ps.Love po shqetsohesh per Ramen se nuk ka ku te shkoje per pushime..:p
 
Deri diku ke te drejt, por ceshtja e ksaj ndertese esht paksa ndryshe pasi ishte ndertuar ne vitin 1999 dhe nga ai vit deri me sot kishte ngelur vetem ndertes, nuk dihej kush e kishte ndertuar dhe kush e ka, nuk doli asnje pronar te thoshte e kam un apo mos e prishni se esht me leje etj etj ndaj prishja e ksaj esht mese e drejt.
P.s: Mund ta ket ndonje qeveritar dhe nuk prononcohet, ose ndonje individ qe nuk jeton me
 
Titulli: Vlorë, eksplozivi i komanduar rrafshon ndërtesën 7-katëshe në zonën e Skelës

Shyqyr...se na çmenden duke nderprere emisionet pergjys duke folur per kte "lajmin e fundit"...edhe lajmet me idiote klasifikohen si "lajmi i fundit" ne Shqiperi.
 
Titulli: Vlorë, eksplozivi i komanduar rrafshon ndërtesën 7-katëshe në zonën e Skelës

Boll i kan pastruar parate kto perbindesh! Tritol çdo lloj Hoteli buze detit! (te vihet nje standard per Hotelet ne breg-det tot metra larg).

Rama kur te hedhi poshte pallatet e atyre qe ka ne Grupin Parlamentar do e mbaj populli ne Pushtet deri sa t'behet sa Saliu.
 
Bomba... ne Shengjin kane hyne mbrenda ne dete edhe 100m. Pallatet pothuajse i lag vala e detit. Njeri prej pronarve eshte parlametar..;)
 
Kam 4 vite qe s'shkoi me ne Shengjin s'e kam par kete godinen qe thua ti! (do jet ndertuar keto 4 vitet e fundit)

Kjo esht fatkeqsia,s'erdh nje njeri ne krye te vendit ta drejtoj DREJTE (jo t'a bej "Shkretetiren jeshile"),vetem ta drejtoj siç duhet...
Rama esht zotuar per shume ndertesa(ne kundershtim me ligjin dhe ambjentin) por po "i bie" ne top vetem atyre qe kan lidhje me kundershtaret e tij politik dhe ne biznes.
 
Titulli: Vlorë, eksplozivi i komanduar rrafshon ndërtesën 7-katëshe në zonën e Skelës

bera fjale per min 12, ka 4 vjet kjo video, sot ka mjaft te tjera te ndretuara ne breg te detit

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Vlorë, eksplozivi i komanduar rrafshon ndërtesën 7-katëshe në zonën e Skelës

Po mesojne te shembin me ne fund : p
 
Titulli: Vlorë, eksplozivi i komanduar rrafshon ndërtesën 7-katëshe në zonën e Skelës

Maskaralleku ska fund, keta shembin te "vjetra" e ndertojne te reja... ja c`behet ne Ilira, Durres; Turp !

1383489_10151962657313394_1314066696_n.jpg
 
Attachments

  • 1383489_10151962657313394_1314066696_n.jpg
    1383489_10151962657313394_1314066696_n.jpg
    145.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Vlorë, eksplozivi i komanduar rrafshon ndërtesën 7-katëshe në zonën e Skelës

Duke prishur Kazinot dhe ndertimet pa leje
Cuditerisht perball parlamentit u hap nje
Club striptizmi:)
Tashme xhaxhi EDI na hoqi kazinot dhe na
Solli striptizmin si jete nate ne Tr

Ps:kshu cunat kan ku ti lene leket:)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top